By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Sali: Procesi i anëtarësimit në BE duhet të jetë i drejtë, i parashikueshëm dhe i bazuar në merita
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Sali: Procesi i anëtarësimit në BE duhet të jetë i drejtë, i parashikueshëm dhe i bazuar në merita
Maqedoni

Sali: Procesi i anëtarësimit në BE duhet të jetë i drejtë, i parashikueshëm dhe i bazuar në merita

admin
Last updated: 07/10/2026 16:29
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 7 tetor, argument.mk/ – Zëvendëskryeministri i parë dhe ministri për Çështje Evropiane, Bekim Sali, zhvilloi takim me zëvendësministren për çështje të Bashkimit Evropian të Mbretërisë së Holandës, Heleen Bakker. Në fokus të bisedimeve ishin procesi i anëtarësimit të Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Evropian, zbatimi i reformave dhe mundësitë për thellimin e bashkëpunimit bilateral.

Siç njoftojnë nga kabineti i tij, Sali shprehu mirënjohje për mbështetjen e vazhdueshme të Holandës për perspektivën evropiane të vendit dhe për kontributin në forcimin e sundimit të ligjit, institucioneve demokratike dhe kapaciteteve administrative. Ai theksoi rëndësinë e bashkëpunimit përmes programit holandez për transformim shoqëror MATRA, veçanërisht në fushën e sundimit të ligjit, si dhe të shkëmbimit të ekspertizës ndërmjet institucioneve.

Ministri nënvizoi se procesi i anëtarësimit duhet të jetë i drejtë, i parashikueshëm dhe i bazuar në merita, me kritere të qarta që vlerësojnë reformat dhe rezultatet konkrete.
Gjatë takimit, Sali prezantoi progresin në zbatimin e Agjendës së Reformave dhe prioriteteve të Planit të Rritjes për Ballkanin Perëndimor. Ai theksoi se integrimi gradual duhet të sjellë përfitime të prekshme për qytetarët dhe bizneset dhe të shërbejë si nxitës për përshpejtimin e reformave drejt anëtarësimit të plotë.

U diskutuan edhe mundësitë për bashkëpunim të mëtejshëm në forcimin e institucioneve, shkëmbimin e përvojave dhe zhvillimin e projekteve të përbashkëta.

You Might Also Like

Lazim Destani uron zgjedhjen e Presidentes së re të Kosovës: Një kapitull i ri për stabilitetin dhe zhvillimin e vendit

Universiteti i Tetovës angazhohet për arsim më gjithëpërfshirës dhe mundësi të barabarta për çdo fëmijë

Qeveria miratoi Rebalancin e ri të buxhetit për vitin 2026

Takim Gashi – Aktash

Maqedonia nuk mund të arrijë pagat evropiane me një sistem që mbështetet te fuqia punëtore e lirë

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article “Relaksohen” raportet mes Kurtit dhe Osmanit, shihen të afërt në ceremoninë e inaugurimit të presidentes Shiroka-Pula
Next Article Gërvalla pas zgjedhjes së Presidentes: Na presin katër vjet punë për reforma të thella në drejtësi
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Lazim Destani uron zgjedhjen e Presidentes së re të Kosovës: Një kapitull i ri për stabilitetin dhe zhvillimin e vendit
Maqedoni
Universiteti i Tetovës angazhohet për arsim më gjithëpërfshirës dhe mundësi të barabarta për çdo fëmijë
Maqedoni
Qeveria miratoi Rebalancin e ri të buxhetit për vitin 2026
Maqedoni TOP LAJM
Takim Gashi – Aktash
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?