By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Marta Kos: Vizioni im është që një ditë i gjithë Ballkani Perëndimor të jetë pjesë e Evropës sonë
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Marta Kos: Vizioni im është që një ditë i gjithë Ballkani Perëndimor të jetë pjesë e Evropës sonë
Maqedoni

Marta Kos: Vizioni im është që një ditë i gjithë Ballkani Perëndimor të jetë pjesë e Evropës sonë

admin
Last updated: 08/10/2026 12:08
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Sofje, 8 tetor, argument.mk/ – “Sot jemi këtu për të punuar për lidhje më të mira për njerëzit e së nesërmes”, deklaroi komisarja evropiane për Zgjerim, Marta Kos, pas mbërritjes së saj në Konferencën Ndërkombëtare Ministrore për Korridorin 8, që po mbahet në Sofje, transmeton argument.mk/.

Kos theksoi rëndësinë strategjike të Bullgarisë dhe të Ballkanit Perëndimor për ndërlidhjen e rajonit me Evropën.

“Bullgaria është portë drejt Evropës për rajonin e Detit të Zi, si dhe për Turqinë, ndërsa Ballkani Perëndimor luan një rol shumë të rëndësishëm në ndërlidhje”, tha Kos.

Ajo bëri të ditur se në rajon aktualisht po zbatohen më shumë se 130 projekte, përfshirë projekte për ndërtimin e rrugëve dhe hekurudhave të reja, si dhe për përmirësimin e pikave kufitare.

Megjithatë, sipas komisares evropiane, vizioni i saj për zgjerimin e Bashkimit Evropian shkon shumë më larg.

“Por vizioni im si komisa­re për Zgjerim shkon shumë më larg. Vizioni im është që një ditë i gjithë Ballkani Perëndimor të jetë pjesë e Evropës sonë”, deklaroi Kos.

Sipas saj, në një të ardhme të tillë, pikat kufitare dhe lidhjet e transportit për të cilat po diskutohet sot nuk do të kenë më të njëjtin kuptim.

“Sepse do të jemi një Evropë”, theksoi ajo.

“Një Evropë që punon së bashku – ky është vizioni për të cilin po punojmë në Bruksel, këtu në Sofje, në Ballkanin Perëndimor dhe, natyrisht, në vendet anëtare”, shtoi komisarja evropiane.

Konferenca në Sofje i kushtohet zhvillimit dhe rëndësisë strategjike të Korridorit 8, i cili synon përmirësimin e lidhjeve infrastrukturore dhe transportuese ndërmjet vendeve të rajonit dhe Bashkimit Evropian.

You Might Also Like

Mickoski: Qeveria e mëparshme i bëri ndryshimet kushtetuese kriter për anëtarësimin në BE, pasi paraprakisht e ndryshoi emrin

Po rrjedhë afati për paraqitjen për të votuar për personat e pafuqishëm dhe të sëmurë

Vandalizohet mbikalimi “Vlajko”, mbyllet përkohësisht

“Termini im” / Të përmirësohet sistemi

Në Apel mungojnë 16 gjyqtarë dhe 25 gjyqtarë-porotë, alarmon ushtruesi i detyrës së kryetarit

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Deputetja Sllavjanka Petrovska mori pjesë në Seminarin e 109-të Ros-Rot
Next Article Lionel Messi merr një ofertë të papritur për një garë në të cilën nuk ka luajtur asnjëherë
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Gruda garanton që Ligji për Specialen është shkruar siç duhet: Këtu do jemi, do t’i shohim efektet e tij
Kosovë
Mickoski: Qeveria e mëparshme i bëri ndryshimet kushtetuese kriter për anëtarësimin në BE, pasi paraprakisht e ndryshoi emrin
Maqedoni
“Avni Rustemi do të jetojë”, Tedi Blushi për reformën territoriale: Rama kërkon të zhdukë Libohovën nga harta
Shqipëri
Po rrjedhë afati për paraqitjen për të votuar për personat e pafuqishëm dhe të sëmurë
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?