By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Deputetja Sllavjanka Petrovska mori pjesë në Seminarin e 109-të Ros-Rot
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Deputetja Sllavjanka Petrovska mori pjesë në Seminarin e 109-të Ros-Rot
Maqedoni

Deputetja Sllavjanka Petrovska mori pjesë në Seminarin e 109-të Ros-Rot

admin
Last updated: 08/10/2026 12:08
By admin 4 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 08 tetor, argument.mk/ – Deputetja Sllavjanka Petrovska, anëtare e Delegacionit të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut në Asamblenë Parlamentare të NATO-s, mori pjesë në Seminarin e 109-të Ros-Rot, i cili u mbajt më 6 dhe 7 tetor 2026 në Kishinev, Republika e Moldavisë, i organizuar bashkërisht nga AP-ja e NATO-s dhe Parlamenti i Moldavisë dhe me mbështetjen financiare të Sekretariatit Shtetëror për Politikën e Sigurisë (SEPOS) të Departamentit Federal Zviceran të Sigurisë dhe Qendrës së Gjenevës për Qeverisjen e Sektorit të Sigurisë (DCAF).

Në Seminar morën pjesë parlamentarë nga vendet anëtare të AP-së së NATO-s dhe anëtarë të asociuar dhe vendet partnere, funksionarë të lartë dhe përfaqësues të sektorit joqeveritar, institute shkencore dhe organizata tink-tenk.

Seminari u hap nga Lilian Karp, shef i Delegacionit të Moldavisë në AP-në e NATO-s, Igor Grosu, kryetar i Parlamentit të Republikës së Moldavisë, Anatolie Nosati, ministër i Mbrojtjes i Moldavisë, dhe Markos Perestrello, kryetar i AP-së së NATO-s.

Ata ua kushtuan fjalimet e tyre çështjeve aktuale të sigurisë dhe mbrojtjes nga vendi pritës, vlerave të përbashkëta demokratike në rajonin e Detit të Zi me të cilin Moldavia, megjithëse vend kontinental, është e lidhur strategjikisht, veçanërisht në kontekstin e pushtimit rus të Ukrainës. Lufta i ka rritur rreziqet që rrjedhin nga përshkallëzimi ushtarak, kërcënimet hibride, rrugët tregtare të ndërprera dhe sulmet ndaj infrastrukturës kritike, duke e theksuar natyrën e ndërlidhur të sigurisë në rajonin më të gjerë.

Parlamentarët patën mundësinë të shkëmbenin mendime dhe të diskutonin mbi çështjet që lidhen me: “Rajoni i Detit të Zi në kohë lufte – implikimet për sigurinë rajonale dhe euroatlantike”; “Ndërvarësia rajonale dhe siguria e Moldavisë në kontekstin e agresionit të Rusisë kundër Ukrainës”; “Siguria energjetike si çështje e sigurisë kombëtare – nga Deti i Zi në Gjirin Persik”; “Rezistenca si imperativ i sigurisë – rasti i teknologjisë si armë e ndërhyrjes së keqe”; “Partneriteti NATO-Moldavi në kushtet e mjedisit të sigurisë në hapësirën euroatlantike që ndryshohet”.

Debati e nxori në pah mjedisin dinamik të sigurisë në rajonin e Detit të Zi dhe ndikimin mbi Moldavinë dhe fqinjët e saj, i nxori në pah implikimet për aleatët dhe partnerët e NATO-s, dhe i hulumtoi prioritetet për forcimin e rezistencës, parandalimit dhe bashkëpunimit rajonal në të gjithë rajonin midis aleatëve dhe partnerëve. U shqyrtuan edhe çështjet e vlerave të përbashkëta demokratike, rendit ndërkombëtar të bazuar në rregulla dhe masave për forcimin e demokracive parlamentare, zhvillimit rajonal dhe dinamikës.

Në diskutimet e tyre, parashikimet i ndanë edhe Mihai Popsoi, zëvendëskryeministër dhe ministër i Punëve të Jashtme i Republikës së Moldavisë, Valeriu Mia, zëvendësministër i Punëve të Jashtme i Republikës së Moldavisë dhe ambasadori Kevin Hamilton, përfaqësues special i Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s për Kaukazin dhe Azinë Qendrore.

Ata trajtuan lidhshmërinë midis konfliktit ushtarak ruso-ukrainas dhe stabilitetit të vendeve fqinje, siç është Moldavia, ku situata e sigurisë ka pësuar pasoja të caktuara, për të cilat Moldavia mbetet në ballë të përpjekjeve për t’i adresuar kërcënimet hibride, për të forcuar rezistencën, për të mbrojtur infrastrukturën kritike dhe për të modernizuar institucionet e saj të mbrojtjes dhe sigurisë. Në të njëjtën kohë, Moldavia vazhdon të përparojë agjendën e saj të integrimit evropian, duke e riafirmuar përmes zgjedhjeve të fundit përkushtimin e saj për një të ardhme demokratike dhe evropiane pavarësisht ndërhyrjeve dhe presionit të vazhdueshëm të jashtëm.

You Might Also Like

Mickoski: Qeveria e mëparshme i bëri ndryshimet kushtetuese kriter për anëtarësimin në BE, pasi paraprakisht e ndryshoi emrin

Po rrjedhë afati për paraqitjen për të votuar për personat e pafuqishëm dhe të sëmurë

Vandalizohet mbikalimi “Vlajko”, mbyllet përkohësisht

“Termini im” / Të përmirësohet sistemi

Në Apel mungojnë 16 gjyqtarë dhe 25 gjyqtarë-porotë, alarmon ushtruesi i detyrës së kryetarit

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Mbi 1 000 protestues kundër kufizimeve për votuesit jashtë vendit
Next Article Marta Kos: Vizioni im është që një ditë i gjithë Ballkani Perëndimor të jetë pjesë e Evropës sonë
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Gruda garanton që Ligji për Specialen është shkruar siç duhet: Këtu do jemi, do t’i shohim efektet e tij
Kosovë
Mickoski: Qeveria e mëparshme i bëri ndryshimet kushtetuese kriter për anëtarësimin në BE, pasi paraprakisht e ndryshoi emrin
Maqedoni
“Avni Rustemi do të jetojë”, Tedi Blushi për reformën territoriale: Rama kërkon të zhdukë Libohovën nga harta
Shqipëri
Po rrjedhë afati për paraqitjen për të votuar për personat e pafuqishëm dhe të sëmurë
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?