By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Berisha: Po shuani bashkitë me një votë, hakmarrje politike ndaj qytetarëve
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Shqipëri > Berisha: Po shuani bashkitë me një votë, hakmarrje politike ndaj qytetarëve
Shqipëri

Berisha: Po shuani bashkitë me një votë, hakmarrje politike ndaj qytetarëve

admin
Last updated: 08/10/2026 16:15
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Tiranë, 08 tetor, argument.mk/ – Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, tha sot se mazhoranca me reformën territoriale po eliminon bashki dhe njësi të qeverisjes vendore pa marrë parasysh interesat dhe vullnetin e qytetarëve.

Në fjalën e tij në Kuvend, Berisha e cilësoi reformën si një “akt armiqësor” ndaj qytetarëve dhe theksoi se në zonat ku janë hequr bashki apo komuna, investimet kanë rënë ndjeshëm.

“Vini këtu në parlament dhe në një akt armiqësor të hapur, të hapur, pohoni se nuk keni detyrim të dëgjoni zërin e qytetarëve për fatin e tyre. Pohoni se duke u larguar shërbimet dhe qeverisjen, i lumturoni ata. Pohoni se po kryeni një vepër madhore në interes të shqiptarëve.

“Çfarë tregoni ju? Ju tregoni së pari se jeni në verbëri të plotë, ju nuk njihni realitetin. Po në qoftë se ju prekni sadopak nga realiteti i këtij vendi, konstatoni se në të gjitha zonat ku hiqen komunat dhe bashkitë, investimet zbritën në zero. Ju harroni, s’ju intereson sigurisht, se komunat dhe bashkitë apo njësitë e qeverisjes vendore janë njësi zhvillimi, investimi jashtëzakonisht të rëndësishme për zhvillimin e vendit. Ju i hoqët ato dhe po të dilni jashtë unazës së Tiranës, investimet janë afërsisht zero”, tha Berisha.

Berisha përmendi disa prej njësive vendore që do të humbasin statusin e bashkisë, mes tyre Libohovën, Memaliajn, Këlcyrën, Dimalin, Poliçanin, Rrogozhinën, Klosin dhe Fushë-Arrëzin.

Sipas Berishës, këto zona kanë potenciale të rëndësishme ekonomike, turistike, minerare dhe bujqësore dhe nuk duhet të eliminohen përmes një vendimmarrjeje politike.

“Ju i bini kryq Libohovës, Memaliajt, që ka qenë një nga kontribuesit kryesorë në mirëqenien e shqiptarëve, qytet minator, e shuani. Pasi e rrafshuat, Këlcyrën me potenciale të jashtëzakonshme të turizmit malor e bëni të paqenë. Dimali, një bashki e njerëzve punëtorë, po të shkoni aty në zonat e kësaj bashkie ju do gjeni sera, aq sa do u duken në perëndimin e diellit sikur je në një det. Çfarë jeni ju, mor? Pse jeni kaq të ligj, që u bini vizë me një votë të turpshme këtu”, tha ai.

Berisha u ndal edhe tek Rrogozhina, duke e cilësuar atë si një zonë me potencial të madh turistik.

Kreu i PD-së foli gjithashtu edhe për Fushë-Arrëzin dhe Klosin.

“Shuani Klosin, një bashki me emër dhe potencial shumë të madh. Potencial të madh mineral, rezerva minerare botërore, potenciale të mëdha ujore, potenciale të mëdha të gjithanshme”, tha ai.

Berisha tha se kjo është hakmarrje ndaj komuniteteve që nuk e kanë mbështetur politikisht qeverinë.

“Kjo është hakmarrja, që ta dini domethënë. Ja pse hakmerret me Fushë-Arrëzin, i cili ka qenë epiqendër në të gjitha kohërat”, tha ai.

You Might Also Like

“Avni Rustemi do të jetojë”, Tedi Blushi për reformën territoriale: Rama kërkon të zhdukë Libohovën nga harta

Ulet në 2,9% inflacioni/ Ushqimet më të shtrenjta, një tjetër valë çmimesh mund të prekë vendin

Shqipëria vlerësohet si ekosistemi i startupeve me rritjen më të shpejtë në Adriatik

Zjarr në afërsi të liqenit të Viroit në Gjirokastër, ndërhyjnë shërbimet zjarrfikëse

Kuvendi vijon seancën maratonë, policia kordon përpara rigrumbullimit të protestuesve

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article 12 kilometrat e parë të autostradës Prilep-Manastir pritet të hapen vitin e ardhshëm
Next Article Muja në Maqedoninë e Veriut, fokus bashkëpunimi në bujqësi dhe siguri ushqimore
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Gruda garanton që Ligji për Specialen është shkruar siç duhet: Këtu do jemi, do t’i shohim efektet e tij
Kosovë
Mickoski: Qeveria e mëparshme i bëri ndryshimet kushtetuese kriter për anëtarësimin në BE, pasi paraprakisht e ndryshoi emrin
Maqedoni
“Avni Rustemi do të jetojë”, Tedi Blushi për reformën territoriale: Rama kërkon të zhdukë Libohovën nga harta
Shqipëri
Po rrjedhë afati për paraqitjen për të votuar për personat e pafuqishëm dhe të sëmurë
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?