By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: VLEN: Korridori VIII, lidhje strategjike për zhvillimin e rajonit (VIDEO)
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > VLEN: Korridori VIII, lidhje strategjike për zhvillimin e rajonit (VIDEO)
Maqedoni

VLEN: Korridori VIII, lidhje strategjike për zhvillimin e rajonit (VIDEO)

admin
Last updated: 08/10/2026 16:33
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 8 tetor, argument.mk/ – Korridori VIII përbën një nga projektet strategjike për Maqedoninë e Veriut, pasi lidh vendin me Bullgarinë dhe Shqipërinë dhe krijon një korridor të rëndësishëm Lindje-Perëndim, nga Deti i Zi deri në Adriatik, thekson VLEN.

Në këtë kuadër, zëvendësministrja e Transportit dhe Lidhjeve nga radhët e VLEN-it, Kaltrina Zekolli Shaqiri, mori pjesë në Konferencën Ndërkombëtare për Korridorin VIII, e cila u mbajt në Sofje të Bullgarisë.

Konferenca mblodhi përfaqësues të nivelit të lartë nga vendet e rajonit, institucionet evropiane dhe partnerët ndërkombëtarë, me fokus në zhvillimin e infrastrukturës, lidhshmërinë ndërkufitare, investimet, energjinë dhe integrimin ekonomik, përcjell argument.mk/.

Sipas VLEN-it, për Maqedoninë e Veriut përfundimi dhe modernizimi i infrastrukturës përgjatë Korridorit VIII nënkupton lidhje më të mira rrugore dhe hekurudhore, qarkullim më efikas të njerëzve dhe mallrave, si dhe krijimin e kushteve më të favorshme për zhvillim ekonomik dhe investime.

“VLEN angazhohet që projektet infrastrukturore strategjike të vendit të avancohen sipas standardeve moderne dhe në koordinim me partnerët rajonalë dhe evropianë”, thuhet në njoftimin e kësaj partie.

Nga VLEN vlerësojnë se Korridori VIII e vendos Maqedoninë e Veriut në një pozitë të rëndësishme në rrjetin e lidhjeve evropiane dhe krijon mundësi të reja për ekonominë, bizneset dhe qytetarët.

Korridori VIII parashikon lidhjen infrastrukturore të Adriatikut me Detin e Zi përmes Shqipërisë, Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë, duke synuar forcimin e lidhjeve rajonale dhe integrimin e tyre në rrjetet evropiane të transportit.

You Might Also Like

Mickoski: Qeveria e mëparshme i bëri ndryshimet kushtetuese kriter për anëtarësimin në BE, pasi paraprakisht e ndryshoi emrin

Po rrjedhë afati për paraqitjen për të votuar për personat e pafuqishëm dhe të sëmurë

Vandalizohet mbikalimi “Vlajko”, mbyllet përkohësisht

“Termini im” / Të përmirësohet sistemi

Në Apel mungojnë 16 gjyqtarë dhe 25 gjyqtarë-porotë, alarmon ushtruesi i detyrës së kryetarit

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article ​Emiri i Katarit uron Presidenten Shiroka Pula: T’i forcojmë më shumë marrëdhëniet
Next Article Mbrojtja Civile: Reshje intensive në Shkodër, Lezhë e Durrës, kujdes nga përmbytjet dhe rrëshqitjet
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Gruda garanton që Ligji për Specialen është shkruar siç duhet: Këtu do jemi, do t’i shohim efektet e tij
Kosovë
Mickoski: Qeveria e mëparshme i bëri ndryshimet kushtetuese kriter për anëtarësimin në BE, pasi paraprakisht e ndryshoi emrin
Maqedoni
“Avni Rustemi do të jetojë”, Tedi Blushi për reformën territoriale: Rama kërkon të zhdukë Libohovën nga harta
Shqipëri
Po rrjedhë afati për paraqitjen për të votuar për personat e pafuqishëm dhe të sëmurë
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?