By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Mexhiti: Nga Çairi në majën e podiumit ballkanik, urime kampionëve të Shkupit
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Mexhiti: Nga Çairi në majën e podiumit ballkanik, urime kampionëve të Shkupit
Maqedoni

Mexhiti: Nga Çairi në majën e podiumit ballkanik, urime kampionëve të Shkupit

admin
Last updated: 08/10/2026 18:45
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 8 tetor argument.mk/ – Mundësit e Klubit SHKUPI kanë shënuar sukses të jashtëzakonshëm në Kampionatin Ballkanik të Mundjes, që u zhvillua në Koprivnicë të Kroacisë, duke u kthyer në Çair me tri medalje.

Lajmin e ka bërë të ditur kryetari i Komunës së Çairit, Izet Mexhiti, i cili ka përgëzuar sportistët për rezultatet e arritura.

Harun Memedi është shpallur Kampion i Ballkanit në kategorinë deri në 38 kilogramë, duke fituar medaljen e artë dhe duke u ngjitur në vendin e parë të podiumit.

Medalje të argjendtë ka fituar edhe Abdul Aziz Azizi në kategorinë deri në 62 kilogramë, ndërsa Miraxh Mustafa ka siguruar medaljen e bronztë në kategorinë U17, në peshën 55 kilogramë.

Tri medaljet përfaqësojnë një tjetër sukses të rëndësishëm për Klubin SHKUPI, Çairin dhe reprezentacionin e Maqedonisë së Veriut.

Në përgatitjen dhe drejtimin e ekipit kanë kontribuar Jasin Rexhallari dhe Bunjamin Ebipi, të cilët kanë udhëhequr mundësit gjatë këtij kampionati.

Mexhiti i ka uruar sportistët për suksesin, duke vlerësuar punën, disiplinën dhe përkushtimin e tyre, ndërsa ka theksuar se këto rezultate janë një krenari për Çairin dhe një dëshmi e potencialit të të rinjve në sport.

Nga Kroacia vjen medalja e artë në Çair!
Harun Memedi është Kampion i Ballkanit! Mundësi i Klubit SHKUPI triumfoi në kategorinë 38 kg në Kampionatin Ballkanik në Koprivnicë, duke na bërë krenarë me vendin në majën e podiumit.
E suksesi nuk u ndal me kaq. Abdul Aziz Azizi fitoi medaljen e argjendtë në kategorinë 62 kg, ndërsa Miraxh Mustafa mori të bronztën në kategorinë U17, 55 kg. Tre medalje. Tri arsye të forta për krenari!
Me punë, disiplinë e shpirt luftarak, mundësit e SHKUPI-t nderuan klubin, Çairin dhe reprezentacionin e Maqedonisë së Veriut.
Pas këtyre medaljeve qëndron edhe puna e Jasin Rexhallarit dhe Bunjamin Ebipit, të cilët udhëhoqën ekipin dhe e përgatitën për këtë sukses.
Urime, kampionë! Nga Çairi në podiumin ballkanik, me kokën lart!

You Might Also Like

Mickoski: Qeveria e mëparshme i bëri ndryshimet kushtetuese kriter për anëtarësimin në BE, pasi paraprakisht e ndryshoi emrin

Po rrjedhë afati për paraqitjen për të votuar për personat e pafuqishëm dhe të sëmurë

Vandalizohet mbikalimi “Vlajko”, mbyllet përkohësisht

“Termini im” / Të përmirësohet sistemi

Në Apel mungojnë 16 gjyqtarë dhe 25 gjyqtarë-porotë, alarmon ushtruesi i detyrës së kryetarit

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Banka Qendrore: Kina mbetet e përkushtuar t’i lejojë tregut të luajë një rol vendimtar në përcaktimin e kursit të këmbimit
Next Article Dy linja të reja të autobusit për studentët e UNT-së, ndalesa përballë ambasadës amerikane
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Gruda garanton që Ligji për Specialen është shkruar siç duhet: Këtu do jemi, do t’i shohim efektet e tij
Kosovë
Mickoski: Qeveria e mëparshme i bëri ndryshimet kushtetuese kriter për anëtarësimin në BE, pasi paraprakisht e ndryshoi emrin
Maqedoni
“Avni Rustemi do të jetojë”, Tedi Blushi për reformën territoriale: Rama kërkon të zhdukë Libohovën nga harta
Shqipëri
Po rrjedhë afati për paraqitjen për të votuar për personat e pafuqishëm dhe të sëmurë
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?