By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Akuza për krime kundër njerëzimit, BBC: Gjenerali sirian i mbrojtur nga SHBA dhe Libani
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Bota > Akuza për krime kundër njerëzimit, BBC: Gjenerali sirian i mbrojtur nga SHBA dhe Libani
Bota

Akuza për krime kundër njerëzimit, BBC: Gjenerali sirian i mbrojtur nga SHBA dhe Libani

admin
Last updated: 08/10/2026 19:39
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Damask, 8 tetor argument.mk/ – Një ish-gjeneral sirian, i kërkuar për krime kundër njerëzimit dhe i lidhur me programin e armëve kimike të regjimit të Bashar al-Assadit, po merr mbrojtje dhe mbështetje financiare nga autoritetet amerikane dhe libaneze.

Në këtë përfundim ka dalë një investigim i përbashkët i BBC-së dhe radios publike amerikane NPR, sipas të cilit Bassam al-Hassan, ish-këshilltar i lartë i Assadit dhe përgjegjës për programin sirian të armëve kimike, jeton në Liban që prej rrëzimit të regjimit në vitin 2024 dhe qëndrimi i tij atje është mundësuar përmes një marrëveshjeje ku përfshihen FBI-ja dhe autoritetet amerikane e libaneze.

Në këmbim të mbrojtjes, lejes së qëndrimit dhe mbulimit të shpenzimeve të jetesës, Hassan ka pranuar të japë informacione lidhur me rrëmbimin e gazetarit amerikan Austin Tice në Siri, në vitin 2012, si edhe të dhëna të tjera të inteligjencës.

BBC kishte zbuluar më herët se rrëmbimi i Tice ishte një operacion i planifikuar dhe se Hassan bënte pjesë në zinxhirin komandues përgjegjës për të.

Sipas burimeve të investigimit, ish-gjenerali merr para nga autoritetet amerikane përmes një ndërmjetësi, çka e bën më të vështirë gjurmimin e pagesave, megjithëse ai është subjekt i sanksioneve të vendosura nga vetë Shtetet e Bashkuara.

Marrëveshja besohet të jetë arritur në pranverën e vitit 2025. Megjithatë, persona të përfshirë në hetimin për fatin e gazetarit amerikan thonë se nuk ka prova të mjaftueshme që bashkëpunimi me Hassan të ketë sjellë përparim të rëndësishëm në zbardhjen e çështjes.

Ndërkohë, përfaqësues të qeverisë së re siriane kanë deklaruar se kërkojnë kthimin e ish-gjeneralit në Damask për t’u përballur me drejtësinë, por pretendojnë se autoritetet amerikane këmbëngulin që ai të qëndrojë në Bejrut.

Zbulimet e investigimit kanë shkaktuar reagimin e familjes së Austin Tice. Zëdhënësi i saj, Phil Elwood, e cilësoi të papranueshme mundësinë që paratë e taksapaguesve amerikanë të përdoren për të siguruar një jetë të rehatshme për një person të lidhur me përdorimin e armëve kimike kundër civilëve sirianë.

“Kjo nuk është asgjë më pak se ndihmë për arratisjen e një krimineli lufte të kërkuar. Sirianët meritojnë drejtësi dhe ai duhet të kthehet për t’u gjykuar”, deklaroi Elwood.

You Might Also Like

Protesta masive në Izmir, qytetarët kërkojnë dorëheqjen e kryebashkiakut pasi i’u bashkua partisë së Erdoganit

Autoritetet amerikane zgjerojnë aktakuzën ndaj Maduros dhe bashkëshortes së tij, presidenti i burgosur akuzohet për torture të kundërshtarëve politikë

Banka Qendrore: Kina mbetet e përkushtuar t’i lejojë tregut të luajë një rol vendimtar në përcaktimin e kursit të këmbimit

Kallas: BE synon të forcojë forcat e sigurisë së Libanit, jo të zëvendësojë OKB-në

Burnham: Të hapur për anëtarësimin e Gjermanisë në programin GCAP

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article ​Babai i shqetësuar për të birin minator, Sindikata e Trepçës: Prindërit s’e meritojnë të jetojnë me frikë
Next Article Protesta masive në Izmir, qytetarët kërkojnë dorëheqjen e kryebashkiakut pasi i’u bashkua partisë së Erdoganit
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Gruda garanton që Ligji për Specialen është shkruar siç duhet: Këtu do jemi, do t’i shohim efektet e tij
Kosovë
Mickoski: Qeveria e mëparshme i bëri ndryshimet kushtetuese kriter për anëtarësimin në BE, pasi paraprakisht e ndryshoi emrin
Maqedoni
“Avni Rustemi do të jetojë”, Tedi Blushi për reformën territoriale: Rama kërkon të zhdukë Libohovën nga harta
Shqipëri
Po rrjedhë afati për paraqitjen për të votuar për personat e pafuqishëm dhe të sëmurë
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?