By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Prokurori Pelivanov, kandidat për kreun e Prokurorisë për Krim të Organizuar dhe Korrupsion: Unë jam zgjedhja e duhur
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Prokurori Pelivanov, kandidat për kreun e Prokurorisë për Krim të Organizuar dhe Korrupsion: Unë jam zgjedhja e duhur
Maqedoni

Prokurori Pelivanov, kandidat për kreun e Prokurorisë për Krim të Organizuar dhe Korrupsion: Unë jam zgjedhja e duhur

admin
Last updated: 08/10/2026 20:35
By admin 4 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 8 tetor argument.mk/ – Në fund të muajit të ardhshëm pritet të bëhet i njohur pasardhësi i Islam Abazit, deri tani kreu i Prokurorisë për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, një nga institucionet më të fuqishme të drejtësisë në vend.

Pesë kandidatët në garë kanë shpjeguar për “Fokus” pse konsiderojnë se janë zgjedhja e duhur për të drejtuar këtë prokurori dhe pse kolegët duhet t’ua japin votën. Ata kanë folur gjithashtu edhe për atë se çfarë i nevojitet institucionit për t’iu kundërvënë pa kompromis krimit të rëndë, si dhe cilat do të jenë prioritetet e tyre nëse zgjidhen në këtë pozitë.

Në garë janë prokurorët Faton Azizi, Trajçe Pelivanov, Lidija Raicheviq, Iskra Haxhi Vasileva dhe Jovan Cvetanovski. “Fokus” do t’i publikojë në ditët në vijim qëndrimet e tyre sipas renditjes së përcaktuar në listën e kandidatëve të publikuar nga Këshilli i Prokurorëve Publikë.

Karrierën në prokurori Trajçe Pelivanov e ka nisur në vitin 2009 në Prokurorinë Publike të Shkupit, ku ka punuar deri në vitin 2015. Ai ishte pjesë edhe e ekipit të prokurorëve të ish-Prokurorisë Speciale Publike (PSP), ndërsa në prill të vitit 2021 u zgjodh prokuror në Prokurorinë Publike për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit.

Për një periudhë, Pelivanov ishte edhe ushtrues detyre i kreut të kësaj prokurorie, gjatë kohës kur Vilma Ruskoska ishte e suspenduar. Dy vite më parë, ai u zgjodh prokuror i lartë në Prokurorinë e Lartë Publike në Shkup.

Pelivanov vlerëson se përvoja dhe rezultatet e tij në punë janë pikat e tij më të forta në këtë garë.

“Besoj se pikërisht unë jam zgjedhja e duhur për kreun e Prokurorisë për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, duke pasur parasysh përvojën time prej gati dy dekadash në prokurori, integritetin dhe qasjen profesionale që e kam dëshmuar gjatë veprimtarisë sime të deritanishme.

Jam zgjedhur prokuror publik në vitin 2009 dhe kam gati tre vite përvojë si prokuror në Prokurorinë për Krim të Organizuar dhe Korrupsion. Për tre muaj kam drejtuar këtë prokurori, ndërsa për gati dy vite kam qenë zëvendës i kreut të saj.

Gjatë karrierës sime shumëvjeçare kam trajtuar raste me vepra penale veçanërisht komplekse dhe të rënda nga fusha e krimit të organizuar dhe korrupsionit. Aktakuzat që kam përfaqësuar kanë përfunduar me sukses në të gjitha instancat gjyqësore, përfshirë edhe para Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut.

Mendoj se në organizimin aktual të prokurorisë publike, rrallëkush e posedon përvojën time në trajtimin e rasteve më komplekse penale në të gjitha nivelet e prokurorisë, ndërsa njëkohësisht kam edhe përvojë të suksesshme në drejtimin e institucionit për të cilin kandidoj për postin e kreut”, thekson prokurori Pelivanov.

I pyetur se çfarë i nevojitet kësaj prokurorie për t’iu kundërvënë pa kompromis krimit të rëndë dhe cilat do të jenë prioritetet e tij nëse zgjidhet, Pelivanov thotë se për këtë çështje ka dhënë një trajtim të veçantë në Programin e tij për zgjedhjen e kreut të institucionit.

“Për këtë çështje kam dhënë një trajtim të veçantë në Programin tim për zgjedhjen, i cili është në fazën përfundimtare të hartimit dhe, natyrisht, do të kem mundësi ta prezantoj dhe ta bëj të qasshëm për të gjithë”, deklaroi Pelivanov.

You Might Also Like

Mickoski: Qeveria e mëparshme i bëri ndryshimet kushtetuese kriter për anëtarësimin në BE, pasi paraprakisht e ndryshoi emrin

Po rrjedhë afati për paraqitjen për të votuar për personat e pafuqishëm dhe të sëmurë

Vandalizohet mbikalimi “Vlajko”, mbyllet përkohësisht

“Termini im” / Të përmirësohet sistemi

Në Apel mungojnë 16 gjyqtarë dhe 25 gjyqtarë-porotë, alarmon ushtruesi i detyrës së kryetarit

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Në cilin shtet të ish-Jugosllavisë është rritur më së shumti pjesa e popullsisë urbane?
Next Article Në Apel mungojnë 16 gjyqtarë dhe 25 gjyqtarë-porotë, alarmon ushtruesi i detyrës së kryetarit
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Gruda garanton që Ligji për Specialen është shkruar siç duhet: Këtu do jemi, do t’i shohim efektet e tij
Kosovë
Mickoski: Qeveria e mëparshme i bëri ndryshimet kushtetuese kriter për anëtarësimin në BE, pasi paraprakisht e ndryshoi emrin
Maqedoni
“Avni Rustemi do të jetojë”, Tedi Blushi për reformën territoriale: Rama kërkon të zhdukë Libohovën nga harta
Shqipëri
Po rrjedhë afati për paraqitjen për të votuar për personat e pafuqishëm dhe të sëmurë
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?