Tetovë, 8 tetor argument.mk/ – Në prag të zgjedhjeve të parakohshme për kryetar të Komunës së Bërvenicës, Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve përkujton se personat e pafuqishëm dhe të sëmurë që nuk janë në gjendje të votojnë në vendvotimin e tyre duhet në kohë të parashtrojnë njoftim në Komisionin Komunal të Zgjedhjeve në Bërvenicë.
📌 Gjatë paraqitjes, është e nevojshme të dorëzohet:
– Njoftimi në KKZ
– Dëshmia e përshtatshme mjekësore për sëmundjen në origjinal ose kopje, ose aktvendimi i vlefshëm për të përdorur kujdesin e personit tjetër.
📩 Njoftimi mund të dorëzohet personalisht, përmes personit të autorizuar ose në formë elektronike.
⚠️ Certifikata mjekësore nga mjeku amë pa dokumentacionin e përshtatshëm mjekësor nga mjeku specialist nuk pranohet.
🗓️ Afati i fundit: 10 tetor 2026, deri në orën 24:00.
Votimi për personat e pafuqishëm dhe të sëmurë do të zbatohet më 17 tetor 2026.

