By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Kamberi mesazh Listës Studentore në Serbi: Kosova shtet i pavarur, duhet ta pranoni realitetin
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Kosovë > Kamberi mesazh Listës Studentore në Serbi: Kosova shtet i pavarur, duhet ta pranoni realitetin
Kosovë

Kamberi mesazh Listës Studentore në Serbi: Kosova shtet i pavarur, duhet ta pranoni realitetin

admin
Last updated: 27/10/2026 10:55
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Prishtinë, 27 tetor, argument.mk/ – Deputeti i zgjedhur shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi, ka deklaruar se mbetet të shihet nëse Lista Studentore do ta ndryshojë qëndrimin ndaj Kosovës pas formimit të qeverisë së re.

Ai ka theksuar se çështja e Kosovës vazhdon të përdoret për qëllime politike në Serbi, ndërsa ka vlerësuar se është e vështirë të fitohen zgjedhjet pa mbështetjen e elektoratit nacionalist.

Në një prononcim për mediet, Kamberi ka thënë se qeveria e re duhet të ndryshojë kursin politik dhe të pranojë realitetin e pavarësisë së Kosovës.

“Duhet pasur një fakt, në Serbi nuk mund të fitosh zgjedhje pa pasur ndihmën edhe të asaj pjesë të elektoratit nacionalist. Dhe tema për Kosovën është një ndër temat e preferuara. Do të shohim pasi të krijohet qeveria e re, a do ta mbajnë vijën e njëjtë apo do të ketë ndryshim në qasje”, ka deklaruar Kamberi.

Sipas tij, përfaqësuesit e Listës Studentore, mes të cilëve ka akademikë dhe profesorë, duhet ta kenë të qartë se pretendimet e deritanishme të presidentit serb, Aleksandar Vuçiç, ndaj Kosovës janë të parealizueshme.

“Prandaj, do të duhej të ndryshonin kursin politik, për t’u përballur me një realitet që për 27 vjet mbretëron në Kosovë. Kosova është shtet i pavarur. Dhe në atë realitet të ndërtojë edhe raporte me Kosovën”, ka thënë Kamberi.

Deklaratat e tij vijnë në kohën kur në Serbi pritet formimi i qeverisë së re pas zgjedhjeve parlamentare të 25 tetorit.

Serbia vazhdon të mos e njohë pavarësinë e Kosovës, të shpallur më 17 shkurt 2008, ndërsa marrëdhëniet ndërmjet dy vendeve mbeten pjesë e procesit të dialogut të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian. /KosovaPress/

You Might Also Like

Ky do të jetë roli i pjesëtarëve të FSK-së gjatë misionit në Gaza

2.1 milionë euro grante për aftësimin profesional të mbi 700 të rinjve në Kosovë

“Katër javë për ta ndryshuar e plotësuar”, ende s’ka lëvizje për Ligjin e Speciales pasi u kthye në Kuvend

Rritja ekonomike, çfarë paralajmëron Banka Botërore për Kosovën?

Mbi 1 miliard euro pagoi Kosova për energjinë e importuar që nga viti 2021

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Rama vijon thirrjen për dialog me studentët protestues
Next Article Bastisje në Kavadar, privohet nga liria një person
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Taravari takohet me ambasadorin e BE-së, Michalis Rokas: Integrimi evropian mbetet prioritet
Maqedoni
Ky do të jetë roli i pjesëtarëve të FSK-së gjatë misionit në Gaza
Kosovë
Tragjedi në Mal të Zi: Burri vrẹt gruan me ạrmë, pastaj vetën
Bota
Alarm në burgjet shqiptare: 57 gra e vajza në Pojskë pa gjinekolog
Shqipëri

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?