By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Dita e fitores u kthye në tragjedi, Abdixhiku kujton Ukë Bytyçin në 24-vjetorin e vrasjes
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Kosovë > Dita e fitores u kthye në tragjedi, Abdixhiku kujton Ukë Bytyçin në 24-vjetorin e vrasjes
Kosovë

Dita e fitores u kthye në tragjedi, Abdixhiku kujton Ukë Bytyçin në 24-vjetorin e vrasjes

admin
Last updated: 27/10/2026 11:35
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Prishtinë, 27 tetor, argument.mk/ – Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka përkujtuar Ukë Bytyçin, ish-kryetarin e Suharekës, i cili u vra më 27 tetor 2002, së bashku me Bafti Bajramin dhe Bajram Bytyçin.

Përmes një postimi, Abdixhiku ka kujtuar se vrasja kishte ndodhur në ditën kur LDK-ja po festonte fitoren në Suharekë, duke e cilësuar atë si një ngjarje tragjike për familjet e viktimave, qytetin dhe partinë.

“Sot, 24 vjet më pas, nderojmë Ukën, bashkëpunëtorin e Presidentit Ibrahim Rugova, themeluesin e LDK-së në Suharekë, eprorin e UÇK-së në Pashtrik, dhe kryetarin që besimin e qytetarëve e kishte fituar me punë e përkushtim”, ka shkruar Abdixhiku.

Ai ka theksuar se Bytyçi i kishte qëndruar pranë Kosovës në kohët e saj më të vështira dhe se pas luftës kishte vazhduar t’i shërbente vendit.

Kreu i LDK-së ka vlerësuar se kujtimi për Ukë Bytyçin përbën përgjegjësi për partinë, duke kritikuar ata që, sipas tij, e harrojnë historinë dhe sakrificën e veprimtarëve.

“Për LDK-në, emri i Ukë Bytyçit është përgjegjësi. Kush harron emrin e tij, kush relativizon historinë tonë, kush tregton me sakrificën e veprimtarëve, ka harruar dhe lidhjen më të madhe shqiptare në kohë”, ka shkruar ai.

Abdixhiku e ka përmbyllur mesazhin me fjalët: “Nuk e harrojmë. E kujtojmë, me krenari!”

Ukë Bytyçi ishte kryetar i Suharekës dhe një nga figurat e LDK-së në këtë komunë. Vrasja e tij, së bashku me Bafti Bajramin dhe Bajram Bytyçin, mbetet një ngjarje e rëndë në historinë politike të pasluftës në Kosovë.

You Might Also Like

Ky do të jetë roli i pjesëtarëve të FSK-së gjatë misionit në Gaza

2.1 milionë euro grante për aftësimin profesional të mbi 700 të rinjve në Kosovë

“Katër javë për ta ndryshuar e plotësuar”, ende s’ka lëvizje për Ligjin e Speciales pasi u kthye në Kuvend

Rritja ekonomike, çfarë paralajmëron Banka Botërore për Kosovën?

Mbi 1 miliard euro pagoi Kosova për energjinë e importuar që nga viti 2021

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Siljanovska-Davkova në takim me alumni të Universitetit të Harvardit
Next Article Kuzeska: Rënia e Vuçiqit do të sjellë zbardhjen e të gjitha bashkëpunimeve kriminale me Mickoskin
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Taravari takohet me ambasadorin e BE-së, Michalis Rokas: Integrimi evropian mbetet prioritet
Maqedoni
Ky do të jetë roli i pjesëtarëve të FSK-së gjatë misionit në Gaza
Kosovë
Tragjedi në Mal të Zi: Burri vrẹt gruan me ạrmë, pastaj vetën
Bota
Alarm në burgjet shqiptare: 57 gra e vajza në Pojskë pa gjinekolog
Shqipëri

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?