By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Bylykbashi: Dhunë jopoporcionale e Policisë ndaj protestuesve; Manja: PD po mbron personat e përfshirë në akte dhune
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Shqipëri > Bylykbashi: Dhunë jopoporcionale e Policisë ndaj protestuesve; Manja: PD po mbron personat e përfshirë në akte dhune
Shqipëri

Bylykbashi: Dhunë jopoporcionale e Policisë ndaj protestuesve; Manja: PD po mbron personat e përfshirë në akte dhune

admin
Last updated: 27/10/2026 12:42
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Tiranë, 27 tetor, argument.mk/ –  Deputetët e mazhorancës dhe të opozitës debatuan sot në komisionin e Ligjeve mbi zhvillimin e protestave të fundit në vendit, që u karakterizuan nga akte dhune.

Në fillim të mbledhjes deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi shprehu shqetësimin për dhunën joproporcionale të policisë ndaj protestuesve.

Bylykbashi kërkoi hetimin e të gjithë zinxhirit komandues të Policisë së Shtetit për mënyrën e menaxhimit të protestave, si dhe largimin nga radhët e uniformave blu të efektivëve që kanë ushtruar dhunë ndaj qytetarëve.

“Dita e 15-të që studentët dhe gjimnazistët janë në protestë, përballen me dhunë nga policia, njërit i nxorën syrin. Dhunë joproporcionale, në shkelje të Kushtetutës dhe ligjit. Arrestimi është përdorur si mjet intimidimi. Qindra kanë pasur nevojë për ndihmë mjekësore nga plumbat e gomës. Duhej hetim për të gjithë zinxhirin komandues të Policisë së Shtetit. Duhet spastrim i policisë nga efektivët kriminelë që rrahin në mënyrë shtazarake protestuesit. I gjëmojnë nëpër rrugica, i rrahin dhe i lënë në shesh”, u shpreh Bylykbashi.

Sipas tij, protesta ka dy kërkesa dorëheqjen e Ramës dhe një qeveri tranzitore. “Kuvendi ka detyrimin moral të vetëshpërndahet. Nëse Kuvendi nuk shpërndahet, turpi do të jetë i juaji”, u shpreh ai.

Ndërsa kryetari i komisionit të Ligjeve, deputeti i PS-së, Ulsi Manja theksoi se dhuna ndaj Policisë së Shtetit duhet të dënohet nga të gjitha anët.

Ai akuzoi PD-në se po mbron personat e përfshirë në akte dhune. Sipas tij, “qytetarët nuk presin zgjidhje nga selia e kësaj force politike”.

“Vazhdoni të shihni ëndrra, por kur dilni te Lana, vishuni me plastmas. Mos i mbroni ata të dhunës në selinë tuaj. Për të qenë të ndershëm deri në fund, duhet të dënohet dhuna nga të gjitha anët. Nëse ka tejkalim nga policia, le të bëhet hetim”, u shpreh Manja.

Deputetët demokratët braktisën komisionin, duke vijuar qëndrimin kundërshtues ndaj punimeve të komisioneve parlamentare.

Ndërkohë, Manja njoftoi se komisioni i Ligjeve do të vazhdonte shqyrtimin e çështjeve të rendit të ditës, duke theksuar se Kuvendi ka përpara nisma të rëndësishme ligjore që lidhen me procesin e integrimit europian të Shqipërisë.

You Might Also Like

Alarm në burgjet shqiptare: 57 gra e vajza në Pojskë pa gjinekolog

Dita e 15-të e tubimit në Tiranë/ Protestuesit zhvendosen përpara Kryeministrisë, i vënë flakën një peme

Berisha: PD do të anulojë paketën e re fiskale, taksë të sheshtë 10% dhe TVSH 6%

Protesta e studentëve, të rinjtë djegin kartona para Ministrisë së Arsimit dhe marshojnë drejt Kryeministrisë

Zgjedhjet lokale 2027, presidenti Begaj thërret grupet parlamentare për të konsultuar datën

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Administrimi i pasurive të sekuestruara dhe të konfiskuara, ndryshime ligjore për zgjerimin e kompetencave dhe rritjen e eficiencës
Next Article Raportohet për një vr’asje në Gjorgje Petrov të Shkupit!
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Taravari takohet me ambasadorin e BE-së, Michalis Rokas: Integrimi evropian mbetet prioritet
Maqedoni
Ky do të jetë roli i pjesëtarëve të FSK-së gjatë misionit në Gaza
Kosovë
Tragjedi në Mal të Zi: Burri vrẹt gruan me ạrmë, pastaj vetën
Bota
Alarm në burgjet shqiptare: 57 gra e vajza në Pojskë pa gjinekolog
Shqipëri

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?