By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Mickoski: Nënshkruhet Programi Kombëtar për Punë Dinjitoze 2026–2030, puna dhe dijet duhet të vlerësohen
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Mickoski: Nënshkruhet Programi Kombëtar për Punë Dinjitoze 2026–2030, puna dhe dijet duhet të vlerësohen
Maqedoni

Mickoski: Nënshkruhet Programi Kombëtar për Punë Dinjitoze 2026–2030, puna dhe dijet duhet të vlerësohen

admin
Last updated: 27/10/2026 13:18
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 27 tetor, argument.mk/ – Kryeministri Hristijan Mickoski mori pjesë sot në nënshkrimin e Programit Kombëtar për Punë Dinjitoze për periudhën 2026–2030, duke theksuar se qëllimi i Qeverisë është krijimi i një ekonomie në të cilën puna respektohet dhe ku puna siguron një jetë dinjitoze për çdo familje.

“Sot flasim për një nga temat më të rëndësishme për çdo shoqëri. Për punën. Për njeriun që krijon, prodhon, ndërton dhe me punën e tij siguron jetën e familjes së vet. Flasim për dinjitetin e punës, për të drejtën e çdo njeriu për të pasur një punë të ndershme, pagë të drejtë, kushte të sigurta pune dhe mundësi për të përparuar”, theksoi Mickoski në fjalimin e tij.

Ai nënvizoi se Qeveria është e përqendruar në tejkalimin e sfidave serioze me të cilat përballet tregu i punës, si mungesa e fuqisë punëtore të kualifikuar, emigrimi i të rinjve dhe mospërputhja ndërmjet arsimit dhe ekonomisë. Sipas tij, vëmendje e veçantë do t’u kushtohet të rinjve dhe fuqizimit ekonomik të grave.

“Nuk duam që të rinjtë ta shohin të ardhmen e tyre vetëm jashtë atdheut të tyre. Duam që këtu ta marrin mundësinë e parë, këtu të ndërtojnë karrierë, këtu të krijojnë familje dhe këtu t’i realizojnë ambiciet e tyre. Po ashtu, duhet të krijojmë më shumë mundësi për fuqizimin ekonomik të grave, për pjesëmarrje më të madhe të tyre në tregun e punës dhe për mundësi të barabarta për zhvillim profesional”, shtoi kryeministri.

Në bashkëpunim me Organizatën Ndërkombëtare të Punës (ONP), programi parashikon reforma në legjislacionin e punës, modernizimin e institucioneve, forcimin e mbikëqyrjes inspektuese dhe zhvillimin e aftësive të reja.

“Ligjet janë të rëndësishme. Programet janë të rëndësishme. Memorandumet janë të rëndësishme. Por më e rëndësishmja është që qytetarët t’i ndiejnë rezultatet e tyre. Punëtori të ndiejë më shumë siguri. I riu të marrë një mundësi të vërtetë. Gruaja të ketë një shans të barabartë për përparim”, porositi Mickoski.

Kryeministri përfundoi se burimi më i madh i shtetit janë njerëzit dhe se zbatimi i programit fillon menjëherë, me qëllim që qytetarët të kenë një të ardhme të sigurt në vendin e tyre.

You Might Also Like

Taravari takohet me ambasadorin e BE-së, Michalis Rokas: Integrimi evropian mbetet prioritet

Alarm për kujdesin shëndetësor në burgje

Digjitalizimi i dokumenteve personale, nga 28 tetori, dokumentet edhe në telefon

Me kazma e lopata, banorët e fshatit Gabër shtrojnë rrugën me gurë

VLEN bashkëpropozon fundin e pasigurisë për punonjësit me kontrata

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Garë mes LSDM-së dhe VMRO-DPMNE-së se kush ishte me Vuçiqin?
Next Article Aksion i madh inspektues në Karposh: Qindra gjoba për kaos komunal dhe deponi të egra
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Taravari takohet me ambasadorin e BE-së, Michalis Rokas: Integrimi evropian mbetet prioritet
Maqedoni
Ky do të jetë roli i pjesëtarëve të FSK-së gjatë misionit në Gaza
Kosovë
Tragjedi në Mal të Zi: Burri vrẹt gruan me ạrmë, pastaj vetën
Bota
Alarm në burgjet shqiptare: 57 gra e vajza në Pojskë pa gjinekolog
Shqipëri

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?