By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Mickoski: Duam një ekonomi, rritjen e së cilës do ta ndiejnë qytetarët dhe investime që krijojnë vende pune të paguara mirë
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Mickoski: Duam një ekonomi, rritjen e së cilës do ta ndiejnë qytetarët dhe investime që krijojnë vende pune të paguara mirë
MaqedoniTOP LAJM

Mickoski: Duam një ekonomi, rritjen e së cilës do ta ndiejnë qytetarët dhe investime që krijojnë vende pune të paguara mirë

admin
Last updated: 27/10/2026 13:41
By admin 4 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 27 tetor, argument.mk/ – Kryeministri Hristijan Mickoski porositi se qëllimi i Qeverisë është krijimi i një ekonomie, rritjen e së cilës do ta ndiejnë qytetarët, me më shumë investime, vende pune cilësore dhe të paguara mirë, si dhe kushte më të mira për punëtorët. Në fjalimin e tij me rastin e nënshkrimit të Programit Kombëtar për Punë Dinjitoze për periudhën 2026–2030, ai paralajmëroi reforma në legjislacionin e punës, modernizimin e institucioneve dhe forcimin e mbikëqyrjes inspektuese.

“Qëllimi ynë është i qartë: të jemi një vend ku puna respektohet, dijet vlerësohen dhe puna siguron një jetë dinjitoze”, theksoi Mickoski.

Ai vuri në dukje se Maqedonia po përballet me sfida serioze, ndër të cilat mungesa e fuqisë punëtore të kualifikuar, emigrimi i të rinjve, produktiviteti i pamjaftueshëm dhe mospërputhja ndërmjet arsimit dhe nevojave të kompanive.

“Ne duam një ekonomi që rritet, por edhe më e rëndësishme, një ekonomi rritjen e së cilës e ndiejnë qytetarët. Ne duam më shumë investime, por investime që krijojnë vende pune cilësore dhe të paguara mirë”, tha kryeministri.

Sipas tij, kompanitë e suksesshme dhe punëtorët e kënaqur janë objektiva të ndërlidhura, prandaj politikat qeveritare janë të orientuara drejt rritjes së produktivitetit, zhvillimit të aftësive të reja, përmirësimit të kushteve të punës dhe hapjes së mundësive të reja për punësim.

Mickoski theksoi se vëmendje e veçantë po i kushtohet të rinjve dhe krijimit të kushteve që ata ta ndërtojnë të ardhmen e tyre në Maqedoni.

“Nuk duam që të rinjtë të shohin të ardhmen e tyre vetëm jashtë atdheut. Duam që këtu ta marrin shansin e tyre të parë, këtu të ndërtojnë karrierë, këtu të krijojnë familje dhe këtu t’i realizojnë ambiciet e tyre”, theksoi ai.

Kryeministri u ndal edhe te nevoja për fuqizim më të madh ekonomik të grave, pjesëmarrje më të madhe të tyre në tregun e punës dhe sigurimin e mundësive të barabarta për zhvillim profesional.

Duke folur për bashkëpunimin me Organizatën Ndërkombëtare të Punës (ONP), Mickoski tha se programi i ri përfaqëson vazhdimin e partneritetit shumëvjeçar në fushat e të drejtave të punëtorëve, pagës minimale, punësimit të të rinjve dhe dialogut social.

Ai paralajmëroi se në periudhën e ardhshme fokusi do të vendoset te reformat në legjislacionin e punës, modernizimi i institucioneve, forcimi i mbikëqyrjes inspektuese, zhvillimi i aftësive dhe përmirësimi i konkurrueshmërisë së ndërmarrjeve.

“Ligjet janë të rëndësishme. Programet janë të rëndësishme. Memorandumet janë të rëndësishme. Por më e rëndësishmja është që qytetarët t’i ndiejnë rezultatet e tyre”, nënvizoi Mickoski.

Kryeministri porositi se nënshkrimi i programit është vetëm fillimi, ndërsa obligimi i vërtetë vjen me zbatimin e tij.

“Puna dinjitoze nuk është privilegj. Ajo është e drejtë. Ndërsa jeta dinjitoze nuk guxon të jetë një dëshirë e paarritshme. Ajo duhet të jetë realitet, një mundësi reale për secilin qytetar tonin”, porositi Mickoski.

You Might Also Like

Taravari takohet me ambasadorin e BE-së, Michalis Rokas: Integrimi evropian mbetet prioritet

Alarm për kujdesin shëndetësor në burgje

Digjitalizimi i dokumenteve personale, nga 28 tetori, dokumentet edhe në telefon

Me kazma e lopata, banorët e fshatit Gabër shtrojnë rrugën me gurë

VLEN bashkëpropozon fundin e pasigurisë për punonjësit me kontrata

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Siljanovska-Davkova priti kryetaren e Kuvendit të Kosovës, në fokus eurointegrimet dhe bashkëpunimi bilateral
Next Article Revizion në MTD: Objekte me vlerë 1 denar, fatura të regjistruara me vonesë dhe gjashtë departamente pa asnjë të punësuar
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Taravari takohet me ambasadorin e BE-së, Michalis Rokas: Integrimi evropian mbetet prioritet
Maqedoni
Ky do të jetë roli i pjesëtarëve të FSK-së gjatë misionit në Gaza
Kosovë
Tragjedi në Mal të Zi: Burri vrẹt gruan me ạrmë, pastaj vetën
Bota
Alarm në burgjet shqiptare: 57 gra e vajza në Pojskë pa gjinekolog
Shqipëri

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?