By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Stojanoski e arsyetoi Propozim-ligjin për transformimin në marrëdhënie të rregullt pune
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Stojanoski e arsyetoi Propozim-ligjin për transformimin në marrëdhënie të rregullt pune
Maqedoni

Stojanoski e arsyetoi Propozim-ligjin për transformimin në marrëdhënie të rregullt pune

admin
Last updated: 27/10/2026 14:08
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 27 tetor, argument.mk/ – Bojan Stojanoski, deputet i Grupit Parlamentar të VMRO-DPMNE-së dhe koalicionit “Maqedonia Jote”, prezantoi Propozim-ligjin për transformimin në marrëdhënie të rregullt pune.

“Bëhet fjalë për një zgjidhje ligjore me të cilën i qasemi zgjidhjes sistematike të një problemi shumëvjeçar dhe vendosjes së rregullave të qarta për transformimin e angazhimeve me kontratë në marrëdhënie të rregullt pune me kohë të pacaktuar. Qëllimi ynë është i thjeshtë: njerëzit që prej vitesh punojnë me ndershmëri dhe kontribuojnë në institucione të fitojnë siguri juridike, dinjitet dhe të drejta që burojnë nga marrëdhënia e rregullt e punës”, tha ai.

Stojanoski theksoi se për vite me radhë në sektorin publik është krijuar një gjendje ku njerëzit kanë kryer detyra të rregullta dhe të vazhdueshme pune, por formalisht kanë mbetur të angazhuar përkohësisht.

“Ata nuk kanë siguri në vendin e punës, nuk i gëzojnë të gjitha të drejtat për pushim të paguar, sigurim social dhe pensional që rrjedhin nga marrëdhënia e rregullt e punës. Dhe kjo nuk është vetëm një çështje administrative. Kjo është çështje e dinjitetit njerëzor”, tha ai.

Stojanoski sqaroi se çfarë parashikon konkretisht ligji.

“Së pari, mundësohet transformimi i angazhimeve me kontratë në marrëdhënie të rregullt pune me kohë të pacaktuar për personat në institucionet e përfshira nga ligji. Së dyti, përcaktohen afate konkrete për zbatimin. Së treti, sigurohet mbrojtje për personat gjatë kohës sa zgjat procedura. Së katërti, vendosim rend dhe përgjegjësi në angazhimet e ardhshme. Së pesti, i gjithë procesi do të zhvillohet me kontroll financiar”, tha deputeti.

Ai sqaroi se bëhet fjalë për persona të angazhuar me kontrata me afat të caktuar, kontrata për vepër, kontrata autoriale, përmes agjencive për punësim të përkohshëm dhe forma të tjera kontraktuale për kryerjen e punës.

“Me këtë zgjidhje përfshihen organet e pushtetit shtetëror, institucione të caktuara publike nga fusha e shëndetësisë, kulturës, mbrojtjes së fëmijëve dhe mbrojtjes sociale, njësitë e vetëqeverisjes lokale, ndërmarrjet publike, entet, fondet dhe institucionet e tjera të përcaktuara me ligj. Janë paraparë edhe përjashtime konkrete nga përfshirja, të cilat janë të specifikuara saktësisht në tekstin ligjor”, tha Stojanoski.

Ai shtoi se nga kjo zgjidhje ligjore përjashtohen shoqëritë aksionare, personeli ushtarak dhe civil në shërbim të Armatës pranë Ministrisë së Mbrojtjes, shkollat fillore dhe të mesme, konviktet e nxënësve dhe studentëve, si dhe institucionet e arsimit të lartë dhe ato shkencore.

Gjithashtu, përjashtohen Ministria e Punëve të Brendshme, Agjencia për Siguri Kombëtare, Agjencia e Inteligjencës, Byroja për Siguri Publike, Drejtoria për Sigurinë e Informacioneve të Klasifikuara, Drejtoria e Policisë Financiare dhe Drejtoria për Inteligjencë Financiare.

Me këtë ligj, shtoi Stojanoski, dërgohet një mesazh i qartë se angazhimet me kontratë nuk guxojnë të jenë një zëvendësim i përhershëm për punësimin e rregullt.

You Might Also Like

Taravari takohet me ambasadorin e BE-së, Michalis Rokas: Integrimi evropian mbetet prioritet

Alarm për kujdesin shëndetësor në burgje

Digjitalizimi i dokumenteve personale, nga 28 tetori, dokumentet edhe në telefon

Me kazma e lopata, banorët e fshatit Gabër shtrojnë rrugën me gurë

VLEN bashkëpropozon fundin e pasigurisë për punonjësit me kontrata

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Serafimovski: Çmimi mesatar i blerjes së duhanit pritet të tejkalojë 420 denarë për kilogram
Next Article Berisha: PD thërret protestë kombëtare të shtunën, mbështetje revoltës së studentëve
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Taravari takohet me ambasadorin e BE-së, Michalis Rokas: Integrimi evropian mbetet prioritet
Maqedoni
Ky do të jetë roli i pjesëtarëve të FSK-së gjatë misionit në Gaza
Kosovë
Tragjedi në Mal të Zi: Burri vrẹt gruan me ạrmë, pastaj vetën
Bota
Alarm në burgjet shqiptare: 57 gra e vajza në Pojskë pa gjinekolog
Shqipëri

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?