By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Berisha: PD thërret protestë kombëtare të shtunën, mbështetje revoltës së studentëve
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Shqipëri > Berisha: PD thërret protestë kombëtare të shtunën, mbështetje revoltës së studentëve
Shqipëri

Berisha: PD thërret protestë kombëtare të shtunën, mbështetje revoltës së studentëve

admin
Last updated: 27/10/2026 14:10
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Tiranë, 27 tetor, argument.mk/ – Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, deklaroi sot se PD-ja do të organizojë protestë kombëtare të shtunën në mbështetje të studentëve dhe gjimnazistëve, duke u bërë thirrje qytetarëve që t’i bashkohen lëvizjes së të rinjve.

I pyetur nga gazetarët në konferencën për mediet nëse opozita do të mbështesë protestën e paralajmëruar nga të rinjtë, Berisha u shpreh se mbështetja e Partisë Demokratike do të jetë e plotë.

“Plotësisht dhe fuqishëm. Partia Demokratike thërret protestë kombëtare në mbështetje të studentëve. Asgjë nuk e ndan më Partinë Demokratike nga këto dy parime: mbështetje e fuqishme, mbrojtje e tyre”, deklaroi Berisha.

Ai u bëri thirrje qytetarëve të Tiranës që t’i bashkohen protestës, ndërsa theksoi se në të pritet të marrin pjesë edhe shqiptarë nga diaspora.

“Jam këtu për të bërë thirrje të gjithë qytetarëve të kryeqytetit që të bashkohen me këtë protestë, me këtë revoltë të një rëndësie të jashtëzakonshme për të ardhmen e këtij vendi”, tha Berisha.

Kreu i PD-së dënoi atë që e cilësoi dhunë dhe presion ndaj qytetarëve që marrin pjesë në protesta paqësore, duke akuzuar policinë për shkelje të ligjit dhe të Kushtetutës.

“Dënoj me forcën më të madhe terrorin, dhunën antikushtetuese që komisariatet, në shkelje të të gjitha ligjeve, po ushtrojnë ndaj qytetarëve në qytete dhe kudo për pjesëmarrjen e tyre në protesta paqësore”, u shpreh ai.

Berisha deklaroi gjithashtu se kauza e studentëve ka marrë mbështetje ndërkombëtare, duke falënderuar kongresmenë dhe senatorë amerikanë, përfaqësues të Parlamentit Evropian dhe të Bundestagut gjerman, si dhe organizata ndërkombëtare që kanë reaguar për këtë çështje.

Ai përmendi ndër të tjerë kongresmenët amerikanë Joe Wilson, Robert Aderholt dhe Keith Self, si dhe senatorët Chris Murphy dhe Elissa Slotkin, duke vlerësuar deklaratat e tyre në mbështetje të studentëve dhe kërkesave të tyre.

Sa i përket pjesëmarrjes së deputetëve demokratë në komisionet parlamentare, Berisha tha se paraqitja e tyre dhe largimi pas deklaratave është vendim i grupit parlamentar, me qëllim dënimin e dhunës ndaj studentëve dhe shprehjen e mbështetjes për protestën e tyre.

Për qëndrimin e opozitës gjatë diskutimeve për paketën fiskale dhe buxhetin e vitit 2027, ai tha se vendimet e tjera do të komunikohen më vonë.

You Might Also Like

Alarm në burgjet shqiptare: 57 gra e vajza në Pojskë pa gjinekolog

Dita e 15-të e tubimit në Tiranë/ Protestuesit zhvendosen përpara Kryeministrisë, i vënë flakën një peme

Berisha: PD do të anulojë paketën e re fiskale, taksë të sheshtë 10% dhe TVSH 6%

Protesta e studentëve, të rinjtë djegin kartona para Ministrisë së Arsimit dhe marshojnë drejt Kryeministrisë

Zgjedhjet lokale 2027, presidenti Begaj thërret grupet parlamentare për të konsultuar datën

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Stojanoski e arsyetoi Propozim-ligjin për transformimin në marrëdhënie të rregullt pune
Next Article Heidi Lushtaku rrëfehet për prestigjiozen ELLE – nga suksesi në modeling te rrënjët kosovare dhe dashuria për familjen
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Taravari takohet me ambasadorin e BE-së, Michalis Rokas: Integrimi evropian mbetet prioritet
Maqedoni
Ky do të jetë roli i pjesëtarëve të FSK-së gjatë misionit në Gaza
Kosovë
Tragjedi në Mal të Zi: Burri vrẹt gruan me ạrmë, pastaj vetën
Bota
Alarm në burgjet shqiptare: 57 gra e vajza në Pojskë pa gjinekolog
Shqipëri

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?