By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Konflikti mes GJKKO-së dhe Dhomës së Avokatisë, reagon Ilir Meta: Kuvendi dhe KLGJ po heshtin, këtu ka regji politike
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Shqipëri > Konflikti mes GJKKO-së dhe Dhomës së Avokatisë, reagon Ilir Meta: Kuvendi dhe KLGJ po heshtin, këtu ka regji politike
Shqipëri

Konflikti mes GJKKO-së dhe Dhomës së Avokatisë, reagon Ilir Meta: Kuvendi dhe KLGJ po heshtin, këtu ka regji politike

admin
Last updated: 27/10/2026 14:35
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Tiranë, 27 tetor, argument.mk/ – Ilir Meta ka reaguar përmes një postimi në Facebook lidhur me konfliktin mes GJKKO dhe Dhomës Kombëtare të Avokatisë, duke pretenduar se përplasja mes tyre po sjell zvarritje të proceseve gjyqësore dhe pasoja për qytetarët.

Meta shprehet se situata cenon interesat e shtetit, zhvillimin e rregullt të proceseve ligjore dhe të drejtën e qytetarëve për mbrojtje efektive.

Ai ka kritikuar gjithashtu Kuvendin, duke thënë se prej dy muajsh nuk ka reaguar për këtë çështje.

Në reagimin e tij, Meta ka përmendur edhe Këshillin e Lartë Gjyqësor, të cilin e akuzon për heshtje lidhur me situatën e krijuar.

Reagimi i Metës:

Vazhdimi i konfliktit të qëllimshëm GJKKO e Shkallës së Parë me Dhomën Kombëtare të Avokatisë vazhdon të sjellë pasoja shumë të rënda me zvarritjen e proceseve gjyqësore, të cilat cënojnë, jo vetëm interesat e shtetit, por edhe vetë proceset e rregullta ligjore, si edhe cenojnë rëndë mbrojtjen efektive të qytetarëve të përfshirë në këto procese.

Akoma më e rëndë bëhet kjo situatë kur Kuvendi jo vetëm që ka dy muaj që hesht dhe bën sikur nuk shikon, por edhe të vetmen nismë ligjore të ndërmarrë nga Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë së Lirisë, Z. Tedi Blushi, në datë 14 tetor 2026, e refuzoi më datë 22 tetor 2026 ta përfshijë në kalendarin e punimeve.

Po kështu, heshtja e Këshillit të Lartë Gjyqësor, prej dy muajsh, cënon rëndë besimin te institucionet, që kanë detyrë kushtetuese për administrimin e proceseve gjyqësore.

Heshtja dhe mosreagimi i çdo aktori institucional që ka përgjegjësitë e tij kushtetuese dhe ligjore, dëshmon qartë se kemi të bëjmë me një konflikt me regji politike në interes vetëm të Edi Ramës dhe organizatës që ai drejton.

Natyrisht, ky konflikt me regji, është vijim i telenovelës “Drejtësi me Regji”, e cila ka asgjësuar prej kohësh shtetin e së drejtës me qëllim instalimin e Narkodiktaturës të vetme në Europë.

You Might Also Like

Alarm në burgjet shqiptare: 57 gra e vajza në Pojskë pa gjinekolog

Dita e 15-të e tubimit në Tiranë/ Protestuesit zhvendosen përpara Kryeministrisë, i vënë flakën një peme

Berisha: PD do të anulojë paketën e re fiskale, taksë të sheshtë 10% dhe TVSH 6%

Protesta e studentëve, të rinjtë djegin kartona para Ministrisë së Arsimit dhe marshojnë drejt Kryeministrisë

Zgjedhjet lokale 2027, presidenti Begaj thërret grupet parlamentare për të konsultuar datën

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Qeveria rrit taksat për biznesin/ Tatim më i lartë për fitimin dhe dividentin, shtohet numri i subjekteve që do paguajnë TVSH
Next Article Nikolloski: Maqedonia ka karburantin më të lirë në gjithë Evropën
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Taravari takohet me ambasadorin e BE-së, Michalis Rokas: Integrimi evropian mbetet prioritet
Maqedoni
Ky do të jetë roli i pjesëtarëve të FSK-së gjatë misionit në Gaza
Kosovë
Tragjedi në Mal të Zi: Burri vrẹt gruan me ạrmë, pastaj vetën
Bota
Alarm në burgjet shqiptare: 57 gra e vajza në Pojskë pa gjinekolog
Shqipëri

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?