By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Mbi 1 miliard euro pagoi Kosova për energjinë e importuar që nga viti 2021
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Kosovë > Mbi 1 miliard euro pagoi Kosova për energjinë e importuar që nga viti 2021
Kosovë

Mbi 1 miliard euro pagoi Kosova për energjinë e importuar që nga viti 2021

admin
Last updated: 27/10/2026 14:46
By admin 5 Min Read
Share
SHARE

Prishtinë, 27 tetor, argument.mk/ – Importi i energjisë elektrike i kushtoi Kosovës 1.03 miliard euro nga janari i vitit 2021 deri në shtator të vitit 2026. Vetëm gjatë vitit 2025 u paguan 259 milionë euro, ndërsa familjet përbëjnë 59.7 për qind të konsumit të energjisë elektrike.

Kosova ka shpenzuar 1.03 miliard euro për importin e energjisë elektrike në periudhën nga janari i vitit 2021 deri në shtator të vitit 2026.

Të dhënat e publikuara nga Atlas Institute, bazuar në të dhënat e Doganës së Kosovës dhe platformën Open Data Import, tregojnë se blerja e energjisë elektrike nga jashtë vendit ka përbërë një shpenzim të madh gjatë këtyre viteve.

Viti 2025 shënoi vlerën më të lartë vjetore të pagesave për energjinë elektrike të importuar në periudhën e paraqitur, me gjithsej 259 milionë euro. Në vitin 2022, Kosova kishte paguar 218 milionë euro, ndërsa në vitin 2024 shpenzimet për importin e energjisë elektrike kishin arritur në 142 milionë euro.

Sipas grafikës së Atlas Institute, në vitin 2021 Kosova pagoi 114 milionë euro për energjinë elektrike të importuar, ndërsa në vitin 2023 kjo shumë ishte 116 milionë euro. Për periudhën janar-shtator 2026, pagesat arritën në 182 milionë euro.

Të dhënat paraqesin edhe ndryshimet në çmimin mesatar të energjisë elektrike të importuar.

Në vitin 2021, çmimi ishte 93 euro për megavat-orë (MWh), ndërsa në vitin 2022 u rrit në 260 euro për MWh.

Në vitin 2023, çmimi mesatar ra në 133 euro për MWh, për të arritur në 138 euro në vitin 2024 dhe 136 euro në vitin 2025.

Gjatë periudhës janar-shtator 2026, çmimi i paraqitur në grafikë ishte 112 euro për MWh.

Rritja e pagesave në vitin 2025 përkon me shtimin e sasisë së energjisë elektrike të importuar dhe rënien e prodhimit vendor.

Sipas të dhënave të publikuara nga Atlas Institute, Kosova importoi 1.965 GWh energji elektrike gjatë vitit 2025, apo 42 për qind më shumë se në vitin 2024. Ndërkohë, prodhimi vendor ishte 5.298 GWh, duke shënuar rënie prej 12.6 për qind krahasuar me një vit më parë.

Për vitin 2026, sasia e planifikuar e importit paraqitet në 2.158 GWh. Deri në shtator, Kosova kishte paguar 182 milionë euro për energjinë elektrike të importuar, ndërsa totali i pagesave nga viti 2021 kishte kaluar 1 miliard euro.

Përveç vlerës së importit, të dhënat e Zyrës së Rregullatorit për Energji (ZRRE), të paraqitura në raportin vjetor për vitin 2025, tregojnë se familjet janë konsumatorët më të mëdhenj të energjisë elektrike në Kosovë.

Sipas të dhënave për konsumin sipas kategorive, familjet përbëjnë 59.7 për qind të konsumit të përgjithshëm të energjisë elektrike. Bizneset zënë 20.8 për qind, ndërsa tregu i lirë përbën 7.9 për qind dhe industria 7.8 për qind. Kategoritë e tjera përfshijnë veriun me 3 për qind dhe ndriçimin publik me 0.8 për qind.

Grafika e ZRRE-së tregon gjithashtu ndryshime sezonale në konsumin e familjeve. Në muajt e dimrit, konsumi arrin në 448 GWh në janar, ndërsa në muajt e ngrohtë zbret në 193 GWh në qershor. Këto të dhëna paraqesin një dallim prej 255 GWh ndërmjet dy muajve dhe tregojnë se konsumi i familjeve ndryshon ndjeshëm gjatë vitit.

Ndërkohë, të dhënat e Agjencisë së Statistikave të Kosovës (ASK) për gushtin e vitit 2026 tregojnë se energjia elektrike bruto në dispozicion ishte 544.61 GWh, ose 8.46 për qind më shumë krahasuar me gushtin e vitit paraprak. Konsumi gjatë këtij muaji arriti në 453.38 GWh, duke shënuar rritje prej 17.95 për qind krahasuar me gushtin e vitit 2025.

Importi i energjisë elektrike në gusht 2026 ishte 400.82 GWh, ndërsa eksporti arriti në 311.21 GWh. Në shifrën e eksportit, sipas ASK-së, është përfshirë edhe sasia e transmisionit. Diferenca ndërmjet importit dhe eksportit ishte 89.61 GWh në favor të importit.

Në të njëjtin muaj, prodhimi bruto i energjisë elektrike nga hidrocentralet ishte 7.47 GWh, duke u rritur për 33.24 për qind krahasuar me gushtin e vitit 2025. Megjithatë, pjesëmarrja e energjisë elektrike alternative në konsumin e përgjithshëm ishte 7.42 për qind.

Prodhimi i thëngjillit gjatë gushtit 2026 ishte 477.562 mijë tonë, që paraqet rënie prej 3.65 për qind krahasuar me muajin e njëjtë të vitit paraprak.

You Might Also Like

Ky do të jetë roli i pjesëtarëve të FSK-së gjatë misionit në Gaza

2.1 milionë euro grante për aftësimin profesional të mbi 700 të rinjve në Kosovë

“Katër javë për ta ndryshuar e plotësuar”, ende s’ka lëvizje për Ligjin e Speciales pasi u kthye në Kuvend

Rritja ekonomike, çfarë paralajmëron Banka Botërore për Kosovën?

Kurti i pret në zyrë përfaqësuesit e “Koalicionit Shqiptar” që fituan dy mandate në Parlamentin e Serbisë: Bashkimi duhet të vazhdojë

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article “Demo të japë llogari për dhunën ndaj protestuesve”/ Bido i përgjigjet Tabakut për protestën: Do e bënte në seancën e fundit, nëse ju s’do bënit teatër
Next Article Sali priti Haxhiun në Qeveri: Lidhjet vëllazërore me Kosovën, vlerë që na bashkon
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Taravari takohet me ambasadorin e BE-së, Michalis Rokas: Integrimi evropian mbetet prioritet
Maqedoni
Ky do të jetë roli i pjesëtarëve të FSK-së gjatë misionit në Gaza
Kosovë
Tragjedi në Mal të Zi: Burri vrẹt gruan me ạrmë, pastaj vetën
Bota
Alarm në burgjet shqiptare: 57 gra e vajza në Pojskë pa gjinekolog
Shqipëri

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?