By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Dy shtetas akuzohen për bashkëpunim me shërbimin sekret iranian
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Bota > Dy shtetas akuzohen për bashkëpunim me shërbimin sekret iranian
Bota

Dy shtetas akuzohen për bashkëpunim me shërbimin sekret iranian

admin
Last updated: 27/10/2026 15:28
By admin 3 Min Read
Share
SHARE
Londër, 27 tetor, argument.mk/ – Dy shtetas britanikë janë akuzuar për përfshirje në një komplot për të ndihmuar shërbimin e zbulimit  së Iranit, në kuadër të hetimeve për një incident të dyshuar terrorist pranë bazës së Forcave Ajrore Mbretërore britanike, “RAF Fairford”.

Policia britanike kundër terrorizmit bëri të ditur se Mohmed Abdulkarim, 24 vjeç, nga Londra, do të dalë sot përpara Gjykatës së Magjistraturës në Westminster. Ai akuzohet për ndihmë ndaj një shërbimi të huaj inteligjence, në bazë të Ligjit për Sigurinë Kombëtare të vitit 2023.

Së bashku me të do të dalë përpara gjykatës edhe Nouman Essghir, 24 vjeç, gjithashtu nga Londra. Ai akuzohet për hyrje në një zonë të ndaluar me qëllim cenimin e interesave të Britanisë së Bashkuar.

Policia kundër terrorizmit deklaroi se beson që shërbimi i huaj i zbulimit i përfshirë në këtë çështje është ai i Iranit.

Laurence Taylor, ndihmëskomisioner dhe drejtues i policisë kundër terrorizmit në Britaninë e Madhe, tha se autoritetet kanë identifikuar një sërë incidentesh gjatë muajve të fundit, për të cilat dyshohet se janë drejtuar nga shteti iranian.

Ai shtoi se policia po bashkëpunon me institucionet e tjera për të ndërhyrë dhe për t’iu përgjigjur kërcënimeve të tilla. Taylor u bëri thirrje qytetarëve të raportojnë çdo veprimtari të dyshimtë, duke theksuar se informacionet e dhëna nga publiku mund të ndihmojnë hetimet.

Ndërkohë, një 25-vjeçar me shtetësi të dyfishtë britanike dhe iraniane, i arrestuar më 20 tetor nën dyshimin për ndihmë ndaj shërbimit iranian të inteligjencës, është liruar pa akuza. Megjithatë, ai mbetet nën garanci policore, pasi ishte arrestuar më 1 tetor edhe nën dyshimin për përgatitjen e akteve terroriste.

Pesë persona të tjerë të arrestuar gjatë hetimeve vazhdojnë të jenë nën masën e kontrollit të policisë

Frank Ferguson, drejtues i prokurorisë për krimet e rënda dhe kundër terrorizmit në Shërbimin e Prokurorisë së Kurorës (CPS), konfirmoi se është vendosur të ndiqen penalisht dy personat në bazë të legjislacionit për sigurinë kombëtare.

Ai theksoi se hetimet për incidentin pranë bazës “RAF Fairford” vijojnë dhe se prokuroria do të vazhdojë të bashkëpunojë me institucionet përkatëse.

You Might Also Like

Tragjedi në Mal të Zi: Burri vrẹt gruan me ạrmë, pastaj vetën

Pezeshkian: Veprimet ushtarake të SHBA-së po tronditin tregjet globale të energjisë

Netanyahu pretendon se votuesit arabë po vërshojnë drejt qendrave të votimit për t’ia vjedhur zgjedhjet

Evropa merr më shumë përgjegjësi për mbrojtjen brenda NATO-s, pa u shkëputur nga SHBA

“Drejtësi dhe paqe për të gjithë Njerëzimin ” – ekspozitë në selinë e OKB-së

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Rasti i fundit, Arbenita Ismajli: Si nënë, humba besimin te institucionet dhe mora vetë në dorë mbrojtjen e jetës sime dhe të fëmijës
Next Article Gjorgjievski: Po e pastrojmë rregullisht dhe në mënyrë të thelluar sheshin “Maqedonia”, shatërvani nëntokësor është vënë në punë provuese
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Taravari takohet me ambasadorin e BE-së, Michalis Rokas: Integrimi evropian mbetet prioritet
Maqedoni
Ky do të jetë roli i pjesëtarëve të FSK-së gjatë misionit në Gaza
Kosovë
Tragjedi në Mal të Zi: Burri vrẹt gruan me ạrmë, pastaj vetën
Bota
Alarm në burgjet shqiptare: 57 gra e vajza në Pojskë pa gjinekolog
Shqipëri

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?