By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: “Katër javë për ta ndryshuar e plotësuar”, ende s’ka lëvizje për Ligjin e Speciales pasi u kthye në Kuvend
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Kosovë > “Katër javë për ta ndryshuar e plotësuar”, ende s’ka lëvizje për Ligjin e Speciales pasi u kthye në Kuvend
Kosovë

“Katër javë për ta ndryshuar e plotësuar”, ende s’ka lëvizje për Ligjin e Speciales pasi u kthye në Kuvend

admin
Last updated: 27/10/2026 16:47
By admin 4 Min Read
Share
SHARE

Prishtinë, 27 tetor, argument.mk/ – Presidentja Justina Shiroka-Pula ktheu në Kuvend Ligjin për Dhomat e Specializuara pas kërkesës që Grupi Parlamentar i PDK’së i bëri asaj. Kjo parti, e cila tha se kërkesën e bëri me synimin që rikthimi në Kuvend të “mundësonte plotësimin e dispozitave të caktuara dhe forcimin e sigurisë juridike të ligjit”, kërkoi që kjo të bëhet pa “vonesa të panevojshme”. Për më tepër u caktua një afat “brenda katër javësh”. Por gati një javë kaloi dhe asnjë hap s’është ndërmarrë deri më tani.

Partia Demokratike e Kosovës më 22 tetor ka kërkuar që ta kthejë në Kuvend për rishqyrtim Ligjin për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar pas miratimit të ndryshimeve të tij në një seancë me nguti në mesnatën e 6 dhe 7 tetorit ku krahas këtij ligji u zgjodh edhe presidentja e re.

Qëllimi, sipas kërkesës së dërguar te presidentja nga Grupi Parlamentar i PDK’së, ishte që ai të plotësohej dhe të forcohej juridikisht.

“PDK-ja është krenare për nismën e saj ligjore dhe mbështetjen që ajo ka marrë. Mbrojtja e UÇK-së, e vlerave të luftës çlirimtare dhe mbështetja për çlirimtarët në Hagë mbeten përgjegjësi të panegociueshme. Ligji është i finalizuar në pjesën dërrmuese të tij. Rishqyrtimi synon një verifikim përfundimtar profesional dhe adresimin e elementeve që mund të pengojnë zbatimin e tij. Kërkesa është për rikthim në Kuvend, jo në Qeveri apo për nisjen e punës nga e para”, thuhej në letrën dërguar Shiroka-Pulës.

Aty PDK e thekson se “ky proces duhet t’i shërbejë finalizimit dhe hyrjes së ligjit në fuqi, pa vonesa të panevojshme”.

Më tej, PDK tregon pritshmëritë për afatin kohor se kur duhet të përmbyllet kjo procedurë.

“Presim që, ashtu siç e miratuam më 6 tetor 2026, ta miratojmë sërish brenda 4 javësh, duke falënderuar të gjithë ata që e kanë mbështetur këtë ligj dhe që do të kontribuojnë në finalizimin e tij”.

Megjithëse gjashtë ditë kanë kaluar që kur Presidentja mori vendim, diskutimet në Kuvend nuk kanë nisur dhe as s’është lajmëruar ndonjë planifikim i mundshëm.

PDK ka ftuar ekspertët “që kanë shprehur gatishmëri” për të kontribuuar, përfshirë Avokatin e Popullit, t’i paraqesin propozimet e tyre konkrete.

Vendimin për kthim në Kuvend e kishte mirëpritur Bashkimi Europian, i cili fillimisht kishte reaguar me shqetësim kur ndryshimet e këtij ligji ishin miratuar nga Kuvendi i Kosovës më tetor. Pritjet e BE’së tash janë që ajo të konsultohet.

“Në frymën e letërkëmbimit mes përfaqësueses së lartë të BE-së dhe presidentes së Kosovës, përcakton modalitete të konsultimit me BE-në para ndryshimit të legjislacionit, presim që BE-ja të konsultohet nëse diskutimet rinisin në Kuvend”, tha një zëdhënës i BE-së.

Ndryshimet në Ligjin për Dhomat e Specializuara të Kosovës u bënë pas 21 ditësh protesta, ku u kundërshtua aktgjykimi dënues në shkallë të parë për krime lufte ndaj katër ish-krerëve të UÇK-së: Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi.

Ndryshimet në ligj ndër të tjera parashohin ngushtim të juridikisionit të mandatit të Gjykatës, dënime deri në 15 vjet burgim, që shkalla e Supremes të zhvillohet në Kosovë dhe që të dënuarit të jenë subjekt i faljes presidenciale.

You Might Also Like

Ky do të jetë roli i pjesëtarëve të FSK-së gjatë misionit në Gaza

2.1 milionë euro grante për aftësimin profesional të mbi 700 të rinjve në Kosovë

Rritja ekonomike, çfarë paralajmëron Banka Botërore për Kosovën?

Mbi 1 miliard euro pagoi Kosova për energjinë e importuar që nga viti 2021

Kurti i pret në zyrë përfaqësuesit e “Koalicionit Shqiptar” që fituan dy mandate në Parlamentin e Serbisë: Bashkimi duhet të vazhdojë

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Prokuroria: E papranueshme që të dëshmojnë pronari i “Puls” dhe djali i tij
Next Article Mexhiti dhe Kasami presin Albulena Haxhiun në Shkup: Bashkëpunimi me Kosovën dhe projektet infrastrukturore në fokus
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Taravari takohet me ambasadorin e BE-së, Michalis Rokas: Integrimi evropian mbetet prioritet
Maqedoni
Ky do të jetë roli i pjesëtarëve të FSK-së gjatë misionit në Gaza
Kosovë
Tragjedi në Mal të Zi: Burri vrẹt gruan me ạrmë, pastaj vetën
Bota
Alarm në burgjet shqiptare: 57 gra e vajza në Pojskë pa gjinekolog
Shqipëri

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?