By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Prokuroria: E papranueshme që të dëshmojnë pronari i “Puls” dhe djali i tij
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Prokuroria: E papranueshme që të dëshmojnë pronari i “Puls” dhe djali i tij
Maqedoni

Prokuroria: E papranueshme që të dëshmojnë pronari i “Puls” dhe djali i tij

admin
Last updated: 27/10/2026 16:46
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 27 tetor, argument.mk/ – Prokuroria Publike i vlerësoi si plotësisht të papranueshme propozimet e mbrojtjes për dëgjimin e pronarit të diskotekës “Puls”, Dejan Jovanov, dhe djalit të tij Mihajlo Jovanov, në procesin gjyqësor kundër nëntë zyrtarëve policorë të akuzuar për lëshime gjatë kontrolleve dhe dhënies së pëlqimeve për objektin hotelierik.

Prokurorja publike Spasenka Andonova, në seancën e sotme në Gjykatën Themelore Penale Shkup, theksoi se dëshmitarët e propozuar nuk kanë asnjë lidhje me thelbin e aktakuzës.

“Për Prokurorinë, propozime të tilla ishin absolutisht të papranueshme. Së pari, ato nuk kanë asnjë pikë takimi me atë që është objekt i aktakuzës, ndërsa rrethanat që mbrojtja i paraqiti si arsye pse këta persona janë propozuar si dëshmitarë, për Prokurorinë nuk ishin të pranueshme”, deklaroi prokurorja publike Spasenka Andonova pas seancës së sotme.

Lidhur me pretendimet e mbrojtjes se përmes këtyre dëshmive do të provohej se Dejan Jovanov nuk kishte marrë pagë për disa muaj, prokurorja sqaroi se fokusi i aktakuzës është shumë më i gjerë.

“Fokusi i aktakuzës nuk është vetëm marrja e pagës nga Dejan Jovanov, por një varg i tërë veprimeve që janë ndërmarrë, përkatësisht nuk janë ndërmarrë në masën e duhur nga zyrtarët policorë, gjë që ka çuar në funksionimin e papenguar të subjektit juridik, respektivisht në realizimin e qarkullimit financiar gjatë asaj periudhe kohore”, tha Andonova.

Prokuroria u deklarua edhe për provat e tjera të propozuara. Ajo u pajtua me dëgjimin e një pjese të dëshmitarëve të propozuar nëse nuk ekziston provë me shkrim, por refuzoi propozimet për ekspertizë ekonomiko-juridike dhe gjetje teknike.

Nga ana tjetër, mbrojtja reagoi duke vlerësuar se provat po sigurohen në mënyrë selektive dhe kërkoi hedhjen poshtë të të gjitha pretendimeve.

Procesi gjyqësor ndaj nëntë policëve të akuzuar për “keqpërdorim të pozitës dhe autorizimit zyrtar”, të cilët më herët deklaruan se nuk ndihen fajtorë, do të vazhdojë më 5 nëntor.

You Might Also Like

Taravari takohet me ambasadorin e BE-së, Michalis Rokas: Integrimi evropian mbetet prioritet

Alarm për kujdesin shëndetësor në burgje

Digjitalizimi i dokumenteve personale, nga 28 tetori, dokumentet edhe në telefon

Me kazma e lopata, banorët e fshatit Gabër shtrojnë rrugën me gurë

VLEN bashkëpropozon fundin e pasigurisë për punonjësit me kontrata

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Maqedonia e Veriut shqyrton pagat sipas orëve të punës, sindikatat kërkojnë minimum 250 denarë për orë
Next Article “Katër javë për ta ndryshuar e plotësuar”, ende s’ka lëvizje për Ligjin e Speciales pasi u kthye në Kuvend
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Taravari takohet me ambasadorin e BE-së, Michalis Rokas: Integrimi evropian mbetet prioritet
Maqedoni
Ky do të jetë roli i pjesëtarëve të FSK-së gjatë misionit në Gaza
Kosovë
Tragjedi në Mal të Zi: Burri vrẹt gruan me ạrmë, pastaj vetën
Bota
Alarm në burgjet shqiptare: 57 gra e vajza në Pojskë pa gjinekolog
Shqipëri

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?