By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Pezeshkian: Veprimet ushtarake të SHBA-së po tronditin tregjet globale të energjisë
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Bota > Pezeshkian: Veprimet ushtarake të SHBA-së po tronditin tregjet globale të energjisë
Bota

Pezeshkian: Veprimet ushtarake të SHBA-së po tronditin tregjet globale të energjisë

admin
Last updated: 27/10/2026 17:04
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Moskë, 27 tetor, argument.mk/ – Veprimet ushtarake të SHBA-së në rajonin e Gjirit Persik po shkaktojnë probleme të mëdha në furnizimin me energji dhe në tregjet botërore, deklaroi sot presidenti iranian, Masoud Pezeshkian, gjatë një samiti të vendeve eksportuese të gazit në Moskë.

Pezeshkian paralajmëroi se konflikti ushtarak me Shtetet e Bashkuara të Amerikës mund të ketë pasoja të rënda për ekonominë globale.

“Sot, ndërhyrjet ushtarake të SHBA-së në rajonin e Gjirit Persik nuk prekin vetëm vendet e rajonit, por ndikojnë edhe në formimin e çmimeve, furnizimin me energji dhe transportin e saj, duke shkaktuar tronditje të mëdha”, tha ai.

Gjatë forumit ekonomik, presidenti rus Vladimir Putin kritikoi sanksionet e vendosura ndaj sektorit energjetik të Iranit.

Sipas agjencisë shtetërore ruse të lajmeve TASS, Putin deklaroi se këto sanksione kanë pasoja jashtëzakonisht të dëmshme për të gjithë, si për prodhuesit, ashtu edhe për konsumatorët. Ai bëri thirrje për përfundimin e konflikteve.

Shqetësimet për rifillimin e një konflikti të hapur ushtarak mes SHBA-së dhe Izraelit, nga njëra anë, dhe Iranit, nga ana tjetër, janë shtuar sërish gjatë javëve të fundit.

Disa vende, përfshirë Rusinë, po përpiqen të ndërmjetësojnë, për të lehtësuar dialogun mes Teheranit dhe Uashingtonit.

Javën e kaluar, ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov, vizitoi Teheranin.

Rusia është një aleate e rëndësishme e Iranit.

Prej vitesh, Teherani po përpiqet të sigurojë nga Moska, avionë luftarakë modernë dhe sisteme të mbrojtjes ajrore.

Megjithatë, aftësia e Rusisë për t’i ofruar ndihmë ushtarake Iranit është e kufizuar për shkak të luftës në Ukrainë.

You Might Also Like

Tragjedi në Mal të Zi: Burri vrẹt gruan me ạrmë, pastaj vetën

Netanyahu pretendon se votuesit arabë po vërshojnë drejt qendrave të votimit për t’ia vjedhur zgjedhjet

Evropa merr më shumë përgjegjësi për mbrojtjen brenda NATO-s, pa u shkëputur nga SHBA

“Drejtësi dhe paqe për të gjithë Njerëzimin ” – ekspozitë në selinë e OKB-së

Dy shtetas akuzohen për bashkëpunim me shërbimin sekret iranian

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Berisha: PD do të anulojë paketën e re fiskale, taksë të sheshtë 10% dhe TVSH 6%
Next Article OEMVP vizitoi kompaninë Neptun në kuadër të programit Roadshow
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Taravari takohet me ambasadorin e BE-së, Michalis Rokas: Integrimi evropian mbetet prioritet
Maqedoni
Ky do të jetë roli i pjesëtarëve të FSK-së gjatë misionit në Gaza
Kosovë
Tragjedi në Mal të Zi: Burri vrẹt gruan me ạrmë, pastaj vetën
Bota
Alarm në burgjet shqiptare: 57 gra e vajza në Pojskë pa gjinekolog
Shqipëri

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?