By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Alta Banka nis pagesat në para të gatshme për klientët pa kartela, kufiri është 20 mijë denarë
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Alta Banka nis pagesat në para të gatshme për klientët pa kartela, kufiri është 20 mijë denarë
Maqedoni

Alta Banka nis pagesat në para të gatshme për klientët pa kartela, kufiri është 20 mijë denarë

admin
Last updated: 05/11/2026 12:48
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 5 nëntor, argument.mk/ – Ka nisur pagesa e mjeteve në para të gatshme për klientët e Alta Bankës në Manastir, të cilët nuk posedojnë kartela bankare.

Kryesisht pensionistët dhe përfituesit e ndihmës sociale mund të tërheqin deri në 20.000 denarë brenda dy javësh, në sportelet e posaçme të degës së bankës. Pagesat do të bëhen sipas orarit të caktuar, ndërsa klientët do të njoftohen përmes SMS-it.

Nga Banka Popullore bëjnë të ditur se pensionet dhe pagat vazhdojnë të derdhen në llogaritë e klientëve, ndërsa mjetet nuk janë të ngrira.

Për klientët e tjerë fizikë vazhdon të vlejë kufizimi prej 10.000 denarësh në javë për tërheqje të parave dhe pagesa te tregtarët me kartelat e lëshuara nga banka. Transaksionet brenda bankës mbeten pa kufizim.

Kufizimet janë vendosur pas marrjes së bankës nën administrim nga tre administratorë të emëruar nga Banka Popullore, për një periudhë deri në tre muaj, për shkak të rrethanave që mund të rrezikojnë seriozisht aftësinë paguese të saj.

Administratorët kanë afat prej 21 ditësh për të shqyrtuar gjendjen financiare të bankës dhe për të dorëzuar raport në Bankën Popullore.

Ndërkohë, Banka Popullore po shqyrton edhe zgjidhjet për kompanitë që duhet të paguajnë pagat e punonjësve dhe detyrimet tatimore deri më 15 nëntor.

Përcjell INA

You Might Also Like

Alarme për bomba në 19 avionë në Evropë, sa të sigurtë e kemi ne hapësirën ajrore?

Në Budva ministri Shasivari takon edhe homologen kosovare, Donika Gërvalla

Mucunski: KE konfirmon përparim në disa fusha, kërkojmë rrugë të sigurt dhe të parashikueshme drejt BE

Trifunovski: Dënimet për 27 prillin janë drakonike, jam i gatshëm të dëshmoj në një rigjykim

Ndryshime në delegacionet dhe komisionet parlamentare, Rina Ajdari dhe Diana Toska marrin pozita të reja

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Dimitrieska-Koçoska: Sektori bankar në vend është stabil, rregullativa ligjore është rigoroze
Next Article Limani: Synojmë bashkimin e strukturave dhe rikthimin e të gjithë atyre që janë larguar nga partia
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Trafik ndërkombëtar kokaine, mbi 14 milionë euro të pastruara dhe të transferuara në Shqipëri me flori
Bota
Alarme për bomba në 19 avionë në Evropë, sa të sigurtë e kemi ne hapësirën ajrore?
Maqedoni TOP LAJM
Millatoviq: Duam që Mali i Zi dhe Serbia të kenë marrëdhënie si ato mes Çekisë dhe Sllovakisë
Bota
Hykmete Bajrami: Do të jem kandidate për kryetare të LDK-së
Kosovë

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?