By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Memov, Sllaveski dhe Trajkova: Pensionistët të jenë të qetë, pagesa e pensioneve është prioritet
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Memov, Sllaveski dhe Trajkova: Pensionistët të jenë të qetë, pagesa e pensioneve është prioritet
Maqedoni

Memov, Sllaveski dhe Trajkova: Pensionistët të jenë të qetë, pagesa e pensioneve është prioritet

admin
Last updated: 05/11/2026 19:35
By admin 4 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 5 nëntor argument.mk/ – Drejtori i Fondit për Sigurim Pensional dhe Invalidor, Nikolla Memov, sot në ambientet e Bankës Popullore të Maqedonisë zhvilloi një takim me guvernatorin e Bankës Popullore, Trajko Sllaveski, dhe kryetaren e Lidhjes së Shoqatave të Pensionistëve të Maqedonisë, Stanka Trajkova.

Në takim u diskutua për gjendjen aktuale me Alta Bankën dhe aktivitetet që po ndërmerr Banka Popullore për të mundësuar pagesën e papenguar të mjeteve për pensionistët që kanë llogari në këtë bankë.

Drejtori i Fondit, Memov, guvernatori Sllaveski dhe kryetarja e Lidhjes, Trajkova, u bënë thirrje pensionistëve që të jenë të qetë, pasi pagesa e pensioneve dhe e ndihmës sociale është prioritet në aktivitetet e Bankës Popullore.

Guvernatori Sllaveski theksoi se Banka Popullore po ndërmerr vazhdimisht aktivitete për tejkalimin e situatës së krijuar dhe gjetjen e zgjidhjeve përkatëse, të cilat do të mundësojnë lehtësimin gradual dhe të sigurt të qasjes së qytetarëve dhe kompanive në mjetet e tyre.

“Ne e kuptojmë shqetësimin dhe nevojën e qytetarëve për të disponuar me mjetet e tyre, veçanërisht kur bëhet fjalë për pensionet, pagat dhe paratë e destinuara për përmbushjen e nevojave të përditshme. Dua të theksoj edhe një herë qartë se mjetet e klientëve vazhdojnë të gjenden në llogaritë e tyre në ‘ALTA Banka’ SHA Manastir. Kufizimet e përkohshme kanë të bëjnë me mënyrën e disponimit me mjetet dhe janë vendosur me qëllim të ruajtjes së likuiditetit dhe stabilitetit të Bankës, si dhe mbrojtjes së interesave të të gjithë klientëve të saj”, deklaroi në takim guvernatori Sllaveski.

Drejtori i Fondit, Memov, sqaroi se Fondi për Sigurim Pensional dhe Invalidor vazhdimisht dhe pa pengesa u lëshon vërtetime të gjithë pensionistëve që paraqiten në filialet e tij. Këto vërtetime mund t’u shërbejnë për t’u regjistruar te banka e re që do të zgjedhin për realizimin e pagesës së pensionit.

Duhet theksuar se e gjithë procedura e zgjedhjes së bankës në të cilën pranohet pensioni, përkatësisht ndryshimi i saj, zhvillohet individualisht. Çregjistrimi nga banka aktuale dhe regjistrimi në bankën e re nuk varen nga Fondi.

Gjatë ndryshimit të bankës, pensionistët duhet së pari të çregjistrohen nga banka ku aktualisht e marrin pensionin, e më pas të drejtohen në bankën ku dëshirojnë ta marrin pensionin në të ardhmen. Me këtë rast mund të dorëzojnë edhe vërtetimin e lëshuar nga Fondi, në të cilin figuron numri pensional i pensionistit.

Kjo procedurë është e nevojshme, pasi bankat çdo muaj i dorëzojnë Fondit listat me numrat e llogarive transaksionale të pensionistëve që marrin pensionet përmes tyre, ndërsa Fondi në bazë të këtyre të dhënave realizon pagesën e pensioneve.

Në takim u theksua se pensionistët nuk kanë nevojë të nxitojnë me procesin e ndryshimit të bankës, pasi prioritet i Bankës Popullore është garantimi i pagesës së mjeteve për pensionistët.

Banka Popullore po punon aktivisht për të krijuar kushte që të gjithë pensionistët që dëshirojnë të çregjistrohen nga Alta Banka të mund ta bëjnë këtë gjatë dy javëve të ardhshme.

You Might Also Like

Alarme për bomba në 19 avionë në Evropë, sa të sigurtë e kemi ne hapësirën ajrore?

Në Budva ministri Shasivari takon edhe homologen kosovare, Donika Gërvalla

Mucunski: KE konfirmon përparim në disa fusha, kërkojmë rrugë të sigurt dhe të parashikueshme drejt BE

Trifunovski: Dënimet për 27 prillin janë drakonike, jam i gatshëm të dëshmoj në një rigjykim

Ndryshime në delegacionet dhe komisionet parlamentare, Rina Ajdari dhe Diana Toska marrin pozita të reja

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Vrasësi nga Bogdanci kishte ndalesë gjyqësore për t’iu afruar 17-vjeçares Biljana
Next Article Evropa e ndryshon matjen e suksesit turistik, Maqedonia ende i numëron turistët
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Trafik ndërkombëtar kokaine, mbi 14 milionë euro të pastruara dhe të transferuara në Shqipëri me flori
Bota
Alarme për bomba në 19 avionë në Evropë, sa të sigurtë e kemi ne hapësirën ajrore?
Maqedoni TOP LAJM
Millatoviq: Duam që Mali i Zi dhe Serbia të kenë marrëdhënie si ato mes Çekisë dhe Sllovakisë
Bota
Hykmete Bajrami: Do të jem kandidate për kryetare të LDK-së
Kosovë

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?