By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: KPK-ja voton raportin për zbatimin e Planit Strategjik për vitin 2025, Krasniqi prezanton të arriturat dhe sfidat
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Kosovë > KPK-ja voton raportin për zbatimin e Planit Strategjik për vitin 2025, Krasniqi prezanton të arriturat dhe sfidat
Kosovë

KPK-ja voton raportin për zbatimin e Planit Strategjik për vitin 2025, Krasniqi prezanton të arriturat dhe sfidat

admin
Last updated: 13/11/2026 11:32
By admin 9 Min Read
Share
SHARE

Prishtinë, 13 nëntor, argument.mk/ – Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK) ka mbajtur mbledhje, në të cilën është votuar Raporti për vitin 2025 për Zbatimin e Planit Strategjik dhe Planit të Veprimit të Sistemit Prokurorial, raporton Ekonomia Online.

Raportin para anëtarëve të Këshillit e ka prezantuar anëtari i KPK-së, Milot Krasniqi, i cili ka paraqitur të arriturat kryesore të sistemit prokurorial gjatë vitit 2025, por edhe sfidat, përfundimet dhe rekomandimet që dalin nga zbatimi i këtij dokumenti strategjik.

Në fillim të prezantimit, Krasniqi ka theksuar rëndësinë e Planit Strategjik 2025-2027, duke bërë të ditur se ai përbëhet nga tri shtylla kryesore, të cilat përfshijnë forcimin e sundimit të ligjit, efikasitetin në luftimin e kriminalitetit, si dhe transparencën dhe qasjen në drejtësi.

“Siç e dini, plani strategjik dhe i sistemit prokurorial për vitin 2025-2027, pra për tre vite, është një ndër dokumentet më të rëndësishme të sistemit prokurorial. Ai është i ndarë kryesisht në tri shtylla kryesore: pra në forcimin e sundimit të ligjit, në efikasitetin e luftimit të kriminalitetit dhe në transparencën dhe e qasjes në drejtësi në përgjithësi”, ka deklaruar Krasniqi.

Ai ka folur edhe për procesin e monitorimit të zbatimit të këtij plani, duke treguar se Këshilli kishte themeluar një grup punues për këtë qëllim, por se gjatë procesit kishte pasur ndryshime në përbërjen e Këshillit dhe vonesa në raportim.

“Këshilli, me qëllim të monitorimit të zbatimit të këtij dokumenti strategjik dhe planit të veprimit, kishte themeluar me kohë një grup punues, mirëpo ndërkohë ishin kryer edhe disa ndryshime. Ka pasur disa vonesa të theksuara në raportim, për shkak edhe të ndryshimeve në përbërjen e Këshillit dhe mosfunksionimit të kësaj strukture për një kohë. Megjithatë, falë angazhimit të gjithë grupit punues, kemi arritur që ta përpilojmë raportin, që është vëlliminoz, prej 107 faqeve dhe që i ka të listuara të gjitha rezultatet, por i ka edhe sfidat, përfshirë, si dhe përfundimet dhe rekomandimet që na japin një udhërrëfim se si të veprohet tutje”, ka thënë ai.

Duke prezantuar të arriturat kryesore gjatë vitit 2025, Krasniqi ka përmendur fillimisht avancimin e kornizës ligjore dhe institucionale. Sipas tij, gjatë kësaj periudhe janë miratuar një numër i konsiderueshëm i akteve nënligjore dhe rregulloreve që ndërlidhen me funksionimin e sistemit prokurorial.

Ai ka përmendur rregulloret dhe aktet që kanë të bëjnë me ekipet e përbashkëta hetimore, organizimin e administratës së Këshillit, transferimin dhe avancimin e prokurorëve, zgjedhjen e anëtarëve prokurorë të Këshillit, si dhe rregulloren për normën orientuese, e cila rregullon ngarkesën në punë.

“Sa i përket të arriturave kryesore, pa dashur t’ju lodh, sepse të gjithë e keni përpara dhe besoj se keni mundur që ta lexoni dhe ta analizoni. Të arriturat kryesore, shkurtimisht, gjatë vitit 2025 lidhur me këtë dokument strategjik, konsiderohet avancimi i kornizës ligjore dhe institucionale. Siç e dimë, janë të listuara miratimi i një mori të akteve nënligjore dhe rregulloreve që lidhen me funksionimin e sistemit prokurorial, përfshirë ekipet e përbashkëta hetimore, organizimin e administratës së Këshillit, transferimin dhe avancimin e prokurorëve, zgjedhjen e anëtarëve prokurorë të Këshillit, rregulloren për normën orientuese që e rregullon pjesën e ngarkesës në punë e kështu me radhë”, ka deklaruar Krasniqi.

Një tjetër e arritur e evidentuar në raport është rritja e transparencës së sistemit prokurorial. Krasniqi ka përmendur transmetimin e drejtpërdrejtë të mbledhjeve të Këshillit, funksionalizimin e ueb-faqes më 6 tetor 2025, si dhe publikimin e vendimeve, statistikave, raporteve dhe aktiviteteve të institucioneve të sistemit prokurorial.

“Një arritje tjetër është rritja e transparencës, është avancuar publikimi i informatave përmes transmetimit direkt të takimeve të Këshillit, funksionalizimit të web-faqes që ka ndodhur më 6 tetor të vitit 2025, si dhe publikimi i vendimeve, statistikave, raporteve dhe aktiviteteve të tjera të Këshillit dhe strukturave të tjera të sistemit prokurorial në përgjithësi, prokurorive e kështu me radhë”, ka thënë ai.

Në mesin e të arriturave, Krasniqi ka përmendur edhe mbikëqyrjen, performancën dhe llogaridhënien. Sipas tij, gjatë vitit 2025 janë përgatitur gjithsej shtatë raporte për vlerësimin e performancës së shtatë grupeve të ndryshme të prokurorëve.

Po ashtu, në raport janë përfshirë edhe të dhënat lidhur me trajtimin e çështjeve disiplinore, përfshirë rastet që kanë kaluar në Këshill dhe rezultatet përfundimtare të vendimmarrjes.

“Një arritje tjetër konsiderohet edhe mbikëqyrja, performanca dhe llogaridhënia. Janë përgatitur gjithsej shtatë raporte gjatë vitit 2025 lidhur me vlerësimin e performancës, për shtatë grupe të ndryshme të prokurorëve. Po ashtu, në raport janë evidentuar edhe trajtimi i çështjeve disiplinore, ku janë dhënë edhe rezultatet se sa nga ato kanë kaluar në Këshill, si dhe rezultatet finale për të cilat Këshilli ka vendosur”, ka deklaruar Krasniqi.

Sa i përket luftimit të krimeve të luftës, ai ka bërë të ditur se një prej të arriturave gjatë vitit 2025 është përgatitja dhe miratimi i strategjisë për krimet e luftës, e cila konsiderohet hap fillestar drejt konsolidimit të qasjes institucionale në hetimin dhe ndjekjen penale të këtyre veprave.

“Një arritje tjetër konsiderohet edhe luftimi i krimeve të luftës. Është përgatitur dhe miratuar strategjia për krimet e luftës, si një hap fillestar për konsolidimin e qasjes institucionale ndaj hetimit dhe ndjekjes së këtyre veprave penale të rënda”, ka theksuar ai.

Krasniqi ka folur edhe për investimet në teknologji dhe infrastrukturë, duke bërë të ditur se gjatë vitit 2025 janë shpërndarë pajisje kompjuterike, janë raportuar 11 projekte infrastrukturore, janë zhvilluar raporte të reja në kuadër të SMIL-it dhe janë ndërmarrë masa për përmirësimin e sigurisë së këtij sistemi.

“Po ashtu, një arritje tjetër është edhe teknologjia dhe infrastruktura, pra investimet që janë bërë në këtë aspekt. Janë shpërndarë pajisje kompjuterike, janë raportuar 11 projekte infrastrukturore, si dhe janë zhvilluar raporte të reja në kuadër të SMIL-it, si dhe janë ndërmarrë masa të shumta për përmirësimin e sigurisë së këtij sistemi”, ka thënë Krasniqi.

Përveç të arriturave, në prezantimin e tij ai ka veçuar edhe disa nga sfidat e evidentuara gjatë vitit 2025. Njëra prej tyre është pavarësia e sistemit prokurorial dhe mbrojtja nga ndikimi i papërshtatshëm.

Krasniqi ka sqaruar se kjo çështje nuk ishte adresuar gjatë vitit 2025, por se së fundmi Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit ka zbatuar një masë në këtë drejtim, e cila pritet të përfshihet si e arritur në raportin e ardhshëm.

“Gjithashtu kemi edhe disa sfida, po i përmend vetëm shkurtimisht. Pavarësia dhe mbrojtja nga ndikimi i papërshtatshëm; kjo faktikisht për vitin 2025 nuk ka qenë e adresuar, mirëpo së fundmi, nga Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit, vetë se është zbatuar dhe në raportin e radhës, sigurisht se do të evidentohet si e arritur. Por, meqenëse e kemi pasur vitin 2025, nuk kemi mundur që ta fusim si e arritur e asaj kohe”, ka deklaruar ai.

Një sfidë tjetër e përmendur nga Krasniqi është siguria e prokurorëve. Ai ka bërë të ditur se në raport janë evidentuar të dhënat që lidhen me këtë çështje, por ka theksuar se mbetet punë për Këshillin që të zhvillojë matje dhe analiza shtesë për këtë kategori, pasi ato nuk janë realizuar gjatë vitit 2025.

“Siguria e prokurorëve; janë evidentuar edhe të dhënat sa i përket sigurisë së prokurorëve. Ajo që ndoshta i mbetet si punë e Këshillit është që disa matje, disa analiza të për këtë kategori, pra që të zhvillohen, sepse nuk janë kryer gjatë vitit 2025”, shtoi Krasniqi.

You Might Also Like

Reshitaj kritikon gjendjen në shëndetësi: Mbi 12 mijë pacientë në lista të pritjes në 16 klinika të QKUK-së

Kadrijaj: Shëndetësia të jetë prioritet i Qeverisë, qytetarët po përballen me mungesë barnash dhe kosto të larta

Ismaili akuzon MSH-në për keqpërdorim të buxhetit: Çmimet e barnave u rritën deri në 364 për qind

Kurti takohet me presidentin zviceran Guy Parmelin, në fokus bashkëpunimi dhe Marrëveshja EFTA

Jashari: Pacientët vazhdojnë të mbesin pa terapinë e nevojshme kundër kancerit

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Gjorgjievski: Ta ruajmë Shkupin, ta ndërtojmë dhe ta duam me vepra! Lavdi e përjetshme heronjve që sollën 13 Nëntorin!
Next Article Sistem i ri i plumbçeve elektronike në Porto Romano, Malaj: Më shumë siguri dhe transparencë në transportin e hidrokarbureve
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Kallas: Armëpushimi në Ukrainë të paraprijë negociatat me Rusinë
Bota
Zyrtare: Mauricio Pochettino, trajner i ri i Manchester Unitedit
Sport
Reshitaj kritikon gjendjen në shëndetësi: Mbi 12 mijë pacientë në lista të pritjes në 16 klinika të QKUK-së
Kosovë
Kadrijaj: Shëndetësia të jetë prioritet i Qeverisë, qytetarët po përballen me mungesë barnash dhe kosto të larta
Kosovë

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?