By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: 82-vjetori i çlirimit të Rrogozhinës, Balla: Shqipëria ndodhet përpara momentit të anëtarësimit në BE
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Shqipëri > 82-vjetori i çlirimit të Rrogozhinës, Balla: Shqipëria ndodhet përpara momentit të anëtarësimit në BE
Shqipëri

82-vjetori i çlirimit të Rrogozhinës, Balla: Shqipëria ndodhet përpara momentit të anëtarësimit në BE

admin
Last updated: 13/11/2026 13:19
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Tiranë, 13 nëntor, argument.mk/ – Drejtuesi politik i Partisë Socialiste për qarkun e Tiranës, Taulant Balla, mori pjesë në ceremoninë e 82-vjetorit të çlirimit të Rrogozhinës.

Në fjalën e tij, Balla vlerësoi kontributin e kësaj treve në Luftën Antifashiste Nacional-Çlirimtare, duke shprehur mirënjohjen për dëshmorët dhe të gjithë ata që kontribuuan në çlirimin e vendit. Ai iu drejtua gjithashtu mësuesve dhe nxënësve të pranishëm, duke theksuar rëndësinë e rezultateve në arsim dhe të kontributit të brezit të ri në përfaqësimin e Rrogozhinës.

“Rrogozhina ka lënë gjurmën e vet në Luftën Antifashiste Nacional-Çlirimtare, ka pasur dëshmorët e saj dhe pjesëtarët e saj në këtë luftë. Prandaj jam sot këtu për t’i shprehur mirënjohjen për gjithçka ka bërë në mbështetje të Luftës Antifashiste, por edhe për gjithçka bën çdo ditë. Nxënësve dua t’u them se mund të kontribuoni duke arritur rezultate të shkëlqyera në shkollë dhe duke e rritur e forcuar përfaqësimin e Rrogozhinës”, u shpreh Balla.

Duke e cilësuar Luftën Antifashiste Nacional-Çlirimtare si një nga momentet më kulmore të historisë kombëtare, Balla theksoi se ajo e renditi Shqipërinë në krah të vendeve antifashiste dhe të koalicionit fitues të Luftës së Dytë Botërore.

Në këtë kontekst, ai e lidhi përkujtimin e kësaj ngjarjeje historike me aspiratën e integrimit europian, duke nënvizuar se Shqipëria ndodhet përpara një tjetër momenti të rëndësishëm historik, atë të anëtarësimit në Bashkimin Europian.

“Sot, pas 82 vitesh, besoj se biem të gjithë dakord që e shohim Shqipërinë në një moment tjetër historik, i cili duhet domosdoshmërisht të kulmojë me një fitore tjetër, sikurse është anëtarësimi i Shqipërisë në Bashkimin Europian brenda këtij 10-vjeçari, pra deri në vitin 2030”, deklaroi Balla.

Balla bëri thirrje për të kujtuar me nderim dhe krenari dëshmorët e heronjtë që dhanë jetën për çlirimin e atdheut, ndërsa theksoi rëndësinë e punës së përditshme për realizimin e aspiratës europiane të Shqipërisë.

You Might Also Like

Bode pret ambasadorin britanik, në fokus modernizimi i burgjeve dhe transferimi i të dënuarve shqiptarë

Balla: 7 mijë familje, mbështetje financiare për strehim social

Lista e zgjedhësve për lokalet e 9 majit publikohet më 30 nëntor

Problemet me qasje në Microsoft, AKSK u bën thirrje përdoruesve të tregojnë kujdes të shtuar

Sistem i ri i plumbçeve elektronike në Porto Romano, Malaj: Më shumë siguri dhe transparencë në transportin e hidrokarbureve

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Aksion policor në Çegran: Sekuestrohet drogë, tre të arrestuar – tentuan të shtypin policët me BMW
Next Article Ismaili akuzon MSH-në për keqpërdorim të buxhetit: Çmimet e barnave u rritën deri në 364 për qind
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Kallas: Armëpushimi në Ukrainë të paraprijë negociatat me Rusinë
Bota
Zyrtare: Mauricio Pochettino, trajner i ri i Manchester Unitedit
Sport
Reshitaj kritikon gjendjen në shëndetësi: Mbi 12 mijë pacientë në lista të pritjes në 16 klinika të QKUK-së
Kosovë
Kadrijaj: Shëndetësia të jetë prioritet i Qeverisë, qytetarët po përballen me mungesë barnash dhe kosto të larta
Kosovë

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?