By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Kadrijaj: Shëndetësia të jetë prioritet i Qeverisë, qytetarët po përballen me mungesë barnash dhe kosto të larta
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Kosovë > Kadrijaj: Shëndetësia të jetë prioritet i Qeverisë, qytetarët po përballen me mungesë barnash dhe kosto të larta
Kosovë

Kadrijaj: Shëndetësia të jetë prioritet i Qeverisë, qytetarët po përballen me mungesë barnash dhe kosto të larta

admin
Last updated: 13/11/2026 13:46
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Prishtinë, 13 nëntor, argument.mk/ – Deputetja e Aleancës, Time Kadrijaj, ka kërkuar që shëndetësia të jetë prioritet i Qeverisë, duke thënë se qytetarët po përballen me mungesë barnash, pritje të gjata dhe vështirësi financiare për të siguruar trajtimin e nevojshëm, raporton Ekonomia Online.

Gjatë interpelancës me ministrin e Shëndetësisë, Arben Vitia, lidhur me vdekjen e pacientes me kancer të gjirit që kishte mbetur katër muaj pa terapi dhe mungesën e barnave onkologjike, Kadrijaj ngriti edhe çështjen e zbatimit të Ligjit për Sigurimet Shëndetësore.

Ajo tha se shëndetësia nuk duhet të jetë privilegj vetëm për qytetarët që kanë mundësi financiare, por duhet të jetë e qasshme edhe për ata që përballen me kushte të vështira shëndetësore dhe sociale.

“A është shëndetësia prioritet i kësaj qeverie? Aman bëni prioritet se qytetarët janë në hall. Qytetarët janë në hall. Prandaj shëndetësia nuk duhet të jetë privilegj për ata që kanë buxhet. Edhe kanë mundësi financiare. Shëndetësia duhet të jetë prioritet për ata që janë në kushte të vështira shëndetësore edhe sociale”, tha ajo.

Kadrijaj përmendi edhe rastin e pacientes që kishte humbur jetën, duke rikujtuar fjalët e saj për pamundësinë për të përballuar njëkohësisht shpenzimet për barna dhe nevojat e tjera jetësore.

“Kosova ka institucione shëndetësore, profesionistë të përkushtuar dhe strategji zhvillimore, por këto nuk mjaftojnë nëse qytetari vazhdon të përballet me mungesë barnash, pritje të gjata, shpenzime të larta dhe vështirësi për të marrë trajtim në kohë. Kur do të implementohet ligji për sigurimet shëndetësore? Sepse atëherë do të zbutet kjo çështje. Një qytetare që humbi jetën në mungesë të barnave, u pa e deklaruar, po e citoj: “A me jetu a me ble barna? A me jetu a me ble barna?” Dhe kjo duhet të na prekë të gjithëve këtu. Të gjithë qytetarëve. Duhet të na prekë secilin deputet. A me jetu a me ble barna? E sidomos ata që janë përgjegjës, sepse po e qesim në një situatë të tillë njerëzit. A duhet me i ble barnat? A me ble me hungër? Sepse nuk i kanë mundësitë me i ble”, tha ajo.

You Might Also Like

Reshitaj kritikon gjendjen në shëndetësi: Mbi 12 mijë pacientë në lista të pritjes në 16 klinika të QKUK-së

Ismaili akuzon MSH-në për keqpërdorim të buxhetit: Çmimet e barnave u rritën deri në 364 për qind

Kurti takohet me presidentin zviceran Guy Parmelin, në fokus bashkëpunimi dhe Marrëveshja EFTA

Jashari: Pacientët vazhdojnë të mbesin pa terapinë e nevojshme kundër kancerit

Haxhiu pret në takim Hetemin, diskutojnë për procesin e verifikimit të të dhënave për secilën viktimë

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Mexhiti: Mos e keqpërdorni Badinterin kundër interesave të shqiptarëve!
Next Article Reshitaj kritikon gjendjen në shëndetësi: Mbi 12 mijë pacientë në lista të pritjes në 16 klinika të QKUK-së
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Kallas: Armëpushimi në Ukrainë të paraprijë negociatat me Rusinë
Bota
Zyrtare: Mauricio Pochettino, trajner i ri i Manchester Unitedit
Sport
Reshitaj kritikon gjendjen në shëndetësi: Mbi 12 mijë pacientë në lista të pritjes në 16 klinika të QKUK-së
Kosovë
Mexhiti: Mos e keqpërdorni Badinterin kundër interesave të shqiptarëve!
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?