By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Prokuroria e Beratit shpall moskompetencë për çështjen e pagave të magjistratëve, ia kalon SPAK-ut
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Shqipëri > Prokuroria e Beratit shpall moskompetencë për çështjen e pagave të magjistratëve, ia kalon SPAK-ut
Shqipëri

Prokuroria e Beratit shpall moskompetencë për çështjen e pagave të magjistratëve, ia kalon SPAK-ut

admin
Last updated: 16/11/2026 11:49
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Tiranë, 16 nëntor, argument.mk/ – Prokuroria e Beratit shpalli moskompetencë për kallëzimet e kryera mbi ndryshimet ligjore për pagat e gjyqtarëve dhe prokurorëve dhe vendosi kalimin e çështjes te Prokuroria e Posaçme Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit (SPAK).

Prokuroria e Beratit njoftoi se hetimet nisën pas ankesës së bërë nga shtetasja N.Xh., specialiste e protokollit pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Berat për pamundësinë e tërheqjes së pagës së saj për shkak të kontradiktave lidhur me formulën e  përllogaritjes së pagave të gjyqtarëve. Kjo punonjëse denoncoi drejtuesen e thesarit, A.R. në Berat me pretendimet se i ka shkaktuar dëm ekonomik dhe financiar.

Sipas prokurorisë, pas pyetjes së personave në dijeni, punonjës të Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Berat, të gjithë pohuan problemet me kalimin e pagave për muajin gusht 2026.

“Shtetasja M.Sh., shefe e sektorit të buxhetit dhe menaxhimit financiar pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Berat, pranoi se punonjësit e gjykatës nuk morën në kohë pagën e muajit gusht. Ajo pohoi se përllogaritjen e pagave për këtë muaj e kreu bazuar në vendimin e marrë nga Këshilli i Lartë Gjyqësor ka marrë vendimin nr.435, datë 26.08.2026 për ekzekutimin e vendimit të Gjykatës Kushtetuese nr.15 viti 2026, për përllogaritjen e pagave të gjyqtarëve nga data 1 Gusht 2026, sipas formulës të përcaktuar në vendimin nr.35/2022 të Gjykatës Kushtetuese e tyre. Por listë pagesa nuk u miratua nga Dega e Thesarit. Ajo pohoi se kërkoi sqarime me email nga drejtuesja e thesarit A.R. e cila e sqaroi që të dërgoheshin pagat e listë pagesave të muajit Gusht 2026 me nivelin e pagave të muajit Korrik 2026 që të bëhej i mundur ekzekutimi nga thesari”, njoftoi prokuroria.

Prokuroria bëri me dije se “nga komunikimi me email zyrtar me Degën e Thesarit në datën 4.9.2026, gjykata u vu në dijeni që të dërgonim urdhër shpenzimet e pagave për personelin e administratës të gjykatës me qëllim mundësimin e ekzekutimit të pagave sa më shpejt. Por kjo nuk u realizua pas ndarja e listë pagesave veç për gjyqtarët dhe veç për administratën bie ndesh me udhëzimin nr.1 datë 21.01.2025, lidhja nr.2 e tij, pasi listë pagesa mujore është një dhe e vetme”.

“Nga hetimet rezultoi se i njëjti procedim penal është regjistruar edhe nga Prokuroria e Posaçme (SPAK) e cila heton për të njëjtin fakt penal por me rreth subjektesh më të gjëra, përfshirë edhe ato të hetuara prej Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Berat. Për këtë arsye, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Berat vlerëson se SPAK është prokuroria kompetente për hetimin e procedimit penal nr.440/2026, ndaj shpall moskompetencë lëndore dhe ia kalon çështjen SPAK”, njoftoi prokuroria.

You Might Also Like

Rama në Bruksel: “Revolucioni i Flamingove”, shenjë e një Shqipërie të re që kërkon më shumë

SPAK dërgon për gjykim dosjen ndaj Belinda Ballukut dhe 27 të pandehurve të tjerë

Rama: Procesi i anëtarësimit në BE, shumë herë më kërkues se ç’ka qenë për vendet e anëtarësuara më parë

Rindërtimi në Tiranë, Demo: 1.8 miliardë lekë për përshpejtimin e procesit

Rama reagon për këngën nacionaliste kundër Kosovës: Nuk duhet të kalojë në heshtje

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Forumi i Zgjerimit në Bruksel, Hoxha: Vlerësimi i KE, përgjegjësi për të ecur përpara
Next Article Bllokuan rrugën gjatë tubimit të djeshëm në Tiranë, vendosen 23 masa administrative
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Ministria e Drejtësisë po heton mesazhin e Russell Brand nga burgu ku pretendon se ai nuk është fajtor
Bota
Tërheqja e forcave aleate në Jemen “trondit” Riadin, Arabia Saudite shkarkon komandantin e koalicionit
Bota
SHBA rrit praninë ushtarake në Lindjen e Mesme, aeroplanmbajtësja “USS Theodore Roosevelt” mbërrin në rajon
Bota
Mërgim Lushtaku godet Kurtin: Gjashtë vjet na shite patriotizëm me “duaje tënden”, ndërsa rrymën e blinin nga Serbia
Kosovë

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?