By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Kuvendi nis diskutimet për projektbuxhetin dhe paketën fiskale, Tabaku kërkon tërheqjen e projektligjit për strehimin social
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Shqipëri > Kuvendi nis diskutimet për projektbuxhetin dhe paketën fiskale, Tabaku kërkon tërheqjen e projektligjit për strehimin social
Shqipëri

Kuvendi nis diskutimet për projektbuxhetin dhe paketën fiskale, Tabaku kërkon tërheqjen e projektligjit për strehimin social

admin
Last updated: 18/11/2026 11:01
By admin 4 Min Read
Share
SHARE

Tiranë, 18 nëntor, argument.mk/ – Kuvendi nisi sot seancën plenare për shqyrtimin në parim të projektbuxhetit për vitin 2027 dhe të paketës së projektligjeve fiskale.

Në nisje të seancës, deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, iu referua progresraportit të fundit të Komisionit Evropian, duke deklaruar se nuk ka pasur vlerësim më të keq për parlamentin e Shqipërisë.  Sipas saj, hapësira opozitare është ngushtuar.

“Asnjë mundësi për të krijuar komisione hetimore. Procesi legjislativ ligjor i bërë shpejt, i bërë keq, i bërë pa transparencë, i bërë pa konsultime”, tha ajo.

Tabaku u ndal edhe tek ligji i strehimit, që sipas saj është përfshirë për t’u diskutuar bashkë me buxhetin. Sipas saj mazhoranca ka shkelur rregulloren.

“Ju keni marrë dhe keni përfshirë ligjin e strehimit, është në gjykimin tuaj, por ju nuk mund ta shkelni rregulloren. Ligji i strehimit nuk ka qenë as në kalendar, nuk ka qenë as në program pune. Ligji i strehimit në qoftë se miratohej sot kalendari, nga dita e nesërme mund të fillonte dhe të diskutojë në komisionet parlamentare. Por ju e keni përfshirë sot në seancë duke shkelur rregulloren”, tha ajo.

Tabaku theksoi se “ka gjashtë vite, viti i shtatë i buxhetit, që rindërtimi është në çdo buxhet, ka shkuar 1.2 miliardë euro. 1.2 miliardë euro rindërtim me kontrata të cilat i keni dhënë pa i miratuar buxhetin e shtetit, thotë Kontrolli i Lartë i Shtetit”.

Sipas saj janë bërë tendera por nuk janë shpërndarë banesat.

“Sa herë që ka tërmet, këtu në Shqipëri ndodh pikërisht ky fenomen. Prezantohet në buxhet në vitin e parë dhe më pas nuk ka asnjë buxhet pasardhës që i mbulon fondet, sepse të gjitha, të gjitha kontratat janë në shkelje.

“Sa herë që ka fatkeqësi, ndodh pikërisht ky fenomen, përfshihet në buxhet dhe përfshihet vetëm për të bërë tendera. 1.2 miliardë euro ku kanë shkuar? Ku kanë shkuar 1.2 miliardë euro të cilat edhe sot vazhdoni dhe flisni për rindërtimin?”, tha ajo.

Tabaku nënvizoi se “Kontrolli i Lartë i Shtetit thotë që rindërtimi ka qenë një nga aferat më të mëdha korruptive”.

Në replikë me Tabakun, kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, deklaroi se procesi i strehimit të 10 mijë familjeve në të gjithë vendin nuk mund të vonohet më tej.

Gjatë diskutimeve në seancë plenare, Balla u shpreh se qytetarët presin që të hyjnë në banesat e tyre dhe se mazhoranca nuk mund të pranojë zvarritjen e mëtejshme të këtij procesi.

“Që ne të presim që 10 mijë familje në gjithë Shqipërinë të hyjnë në banesat e tyre, nuk ju presim edhe një minutë”, deklaroi Balla.

Ai iu drejtua gjithashtu deputetëve të opozitës, duke theksuar se qytetarët i kanë zgjedhur për të përfaqësuar interesat e tyre në Kuvend.

Në vijim të diskutimeve, deputetët votuan me 80 vota kundër propozimit për ndryshimin e rendit të ditës.

You Might Also Like

Berisha: Ftoj të gjithë faktorët opozitarë që të bashkohemi kundër Ramës

Holanda mbështet sistemin gjyqësor shqiptar për arsyetimin e vendimeve penale në Gjykatën e Lartë

Miratimi nga DASH i dy sistemeve të artilerisë raketore M142 HIMARS, Nufi: Forcojmë mbrojtjen e vendit dhe kontributin në NATO

Rama: Lehtësi fiskale për rreth 32 mijë tatimpagues, biznesi i vogël pa tatim mbi fitimin deri në 2029-ën

Deputetët e PD largohen nga seanca, Berisha: Me paketën e re fiskale do rrisni më shumë çmimet dhe taksat

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Në Shkup është hapur klubi i parë për persona me afazi “Shpresa”
Next Article Rama: KE rekomandoi nisjen e përgatitjeve për traktatin e anëtarësimit në BE, pavarësisht britmave të opozitës
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Shiroka Pula takoi Grupin Punues për Hartimin, Bashkërendimin dhe Harmonizimin e Strategjisë Shtetërore për procedurat e Apelit
Kosovë
Ford po përgatit një kamionçinë më të lirë për t’i bërë konkurrencë prodhuesve kinezë
Auto
Bullgarët në Kushtetutë? Siljanovska kundër ndryshimeve të reja: Ndryshimet e shpeshta dobësojnë rendin juridik
Maqedoni
Prokuroria e Brukselit lëshon ftesë për Xhavit Halitin
Kosovë

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?