By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Rama: KE rekomandoi nisjen e përgatitjeve për traktatin e anëtarësimit në BE, pavarësisht britmave të opozitës
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Shqipëri > Rama: KE rekomandoi nisjen e përgatitjeve për traktatin e anëtarësimit në BE, pavarësisht britmave të opozitës
Shqipëri

Rama: KE rekomandoi nisjen e përgatitjeve për traktatin e anëtarësimit në BE, pavarësisht britmave të opozitës

admin
Last updated: 18/11/2026 11:02
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Tiranë, 18 nëntor, argument.mk/ – Kryeministri Edi Rama prezantoi sot në Kuvend projektbuxhetin për vitin 2027 dhe paketën e re fiskale, ndërsa në fjalën e tij u ndal edhe te raporti i progresit të Komisionit Europian dhe ecuria e procesit të integrimit.

Rama u shpreh se raporti i progresit duhet parë përtej, siç tha ai, zhurmës dhe interpretimeve që bëhen në publik, duke theksuar se dokumenti përmban argumente për vijimin e punës së qeverisë.

“Në raportin e progresit të BE-së ka një togfjalësh që i thotë të tëra, arsye pse ne jemi krenarë për punën tonë, që i thotë të tëra arsye pse ne duhet dhe do ta vazhdojmë deri në fund punën tonë. Që i thotë të tëra arsye përse askush tjetër nuk e bën dot punën tonë”, deklaroi kryeministri.

Ai iu referua rekomandimit të Komisionit Europian për nisjen e përgatitjeve për Traktatin e Anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian.

“Komisioni Europian i rekomandon Këshillit Europian që në vitin 2027, pra në vitin që po troket, të nisë përgatitjet për Traktatin e Anëtarësimit të Shqipërisë në BE”, u shpreh Rama.

Sipas kryeministrit, ky rekomandim nuk do të ishte i mundur nëse Shqipëria nuk do të kishte shënuar progres në procesin e integrimit.

“Nuk ka asnjë mundësi dhe nuk ka asnjë lloj shansi që një rekomandim i tillë historik t’i bëhet Këshillit nga KE, në rast se vendi do të ishte ai që përpiqen me këmbë e me duar, me britma si të shurdhuar, ata që në këtë sallë kërkojnë edhe që të diskutohet për protestat”, tha Rama, duke iu drejtuar opozitës.

Kryeministri foli edhe protestat, duke i cilësuar ato si pjesë normale të jetës politike në një demokraci, ndërsa kritikoi opozitën për qëndrimin ndaj tubimeve.

“Të jesh në qeveri dhe të protestojnë kundër qeverisë është gjëja më e natyrshme. Të jesh në pushtet dhe të kërkojnë llogari me protesta është gjëja më e natyrshme, por të jesh në opozitë dhe të mos të të pranojnë të afrohesh te protesta është gjëja më e dhimbshme”, deklaroi Rama.

Ai shtoi se, kjo situatë tregon se opozita nuk është politikisht relevante në vend.

You Might Also Like

Berisha: Ftoj të gjithë faktorët opozitarë që të bashkohemi kundër Ramës

Holanda mbështet sistemin gjyqësor shqiptar për arsyetimin e vendimeve penale në Gjykatën e Lartë

Miratimi nga DASH i dy sistemeve të artilerisë raketore M142 HIMARS, Nufi: Forcojmë mbrojtjen e vendit dhe kontributin në NATO

Rama: Lehtësi fiskale për rreth 32 mijë tatimpagues, biznesi i vogël pa tatim mbi fitimin deri në 2029-ën

Deputetët e PD largohen nga seanca, Berisha: Me paketën e re fiskale do rrisni më shumë çmimet dhe taksat

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Kuvendi nis diskutimet për projektbuxhetin dhe paketën fiskale, Tabaku kërkon tërheqjen e projektligjit për strehimin social
Next Article Balla: Buxheti 2027 më i madhi në histori, ulen çmimet e ushqimeve dhe karburanteve
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Shiroka Pula takoi Grupin Punues për Hartimin, Bashkërendimin dhe Harmonizimin e Strategjisë Shtetërore për procedurat e Apelit
Kosovë
Ford po përgatit një kamionçinë më të lirë për t’i bërë konkurrencë prodhuesve kinezë
Auto
Bullgarët në Kushtetutë? Siljanovska kundër ndryshimeve të reja: Ndryshimet e shpeshta dobësojnë rendin juridik
Maqedoni
Prokuroria e Brukselit lëshon ftesë për Xhavit Halitin
Kosovë

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?