By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Qeveria vendos kufi për çmimin e gazit për prodhimin e energjisë elektrike, masa nis në janar
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Bota > Qeveria vendos kufi për çmimin e gazit për prodhimin e energjisë elektrike, masa nis në janar
Bota

Qeveria vendos kufi për çmimin e gazit për prodhimin e energjisë elektrike, masa nis në janar

admin
Last updated: 18/11/2026 12:11
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Romë, 18 nëntor, argument.mk/ – Qeveria italiane ka miratuar një mekanizëm të përkohshëm, për kufizimin e çmimit të gazit natyror, që përdoret në prodhimin e energjisë elektrike, me synimin për të ulur kostot e energjisë për familjet dhe bizneset.

Masa, e cila pritet të hyjë në fuqi më 1 janar 2027, dhe përcakton një tavan prej 58,90 eurosh për megavat-orë (MWh), për gazin e përdorur nga centralet elektrike që punojnë me gaz natyror.

Sipas mekanizmit të miratuar, kur çmimi i gazit në treg tejkalon këtë nivel, prodhuesit e energjisë elektrike, do të kompensohen për diferencën mes çmimit të tregut dhe kufirit të përcaktuar.

Mekanizmi do të zgjasë për 18 muaj dhe do të bazohet në çmimin referues të gazit, në bursën holandeze TTF, një nga treguesit kryesorë të çmimeve të gazit në Evropë.

Kryeministrja italiane, Giorgia Meloni, deklaroi se masa synon të kufizojë ndikimin që rritja e çmimit të gazit ka mbi faturat e energjisë elektrike.

Paketa përfshin edhe masa të tjera për funksionimin e tregut të energjisë.

Një prej tyre parashikon forcimin e rregullave kundër operatorëve që mbajnë qëllimisht jashtë funksionit kapacitetet e prodhimit, me synimin për të ndikuar në rritjen e çmimeve.

Autoriteti italian i Energjisë (ARERA) do të hartojë udhëzime më të rrepta, për të garantuar konkurrencën në treg dhe për të siguruar që kostot më të ulëta të prodhimit nga burimet e rinovueshme, të reflektohen në faturat e konsumatorëve.

Qeveria ka parashikuar gjithashtu masa për të kufizuar kalimin e kostove shtesë të këtij mekanizmi te faturat e energjisë elektrike.

Vendimi vjen në një kohë kur çmimet e gazit në Evropë mbeten të larta, mes pasojave të tensioneve në Lindjen e Mesme dhe pasigurive për furnizimin me energji.

You Might Also Like

Mbi 140 mijë protestues kundër kostos së lartë të jetesës dhe pagave të ulëta

Rubio: Ndërprerjet teknike në sistemet amerikane nuk lidhen me sulmet kibernetike

Carney: Do të takohem me Trump për bisedime tregtare në samitin e APEC-ut

Inflacioni në nivelin më të lartë në 12 muaj, pas rritjes së çmimeve të karburanteve

Putin: Pritshmëri të larta për takimin e parë tripalësh me Trump dhe Xi

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Bahreini dhe Kuvajti nën sulme të reja iraniane
Next Article BE-ja bie dakord të përshpejtojë zgjerimin e rrjetit elektrik në të gjithë Evropën
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Shiroka Pula takoi Grupin Punues për Hartimin, Bashkërendimin dhe Harmonizimin e Strategjisë Shtetërore për procedurat e Apelit
Kosovë
Ford po përgatit një kamionçinë më të lirë për t’i bërë konkurrencë prodhuesve kinezë
Auto
Bullgarët në Kushtetutë? Siljanovska kundër ndryshimeve të reja: Ndryshimet e shpeshta dobësojnë rendin juridik
Maqedoni
Prokuroria e Brukselit lëshon ftesë për Xhavit Halitin
Kosovë

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?