By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Inflacioni në nivelin më të lartë në 12 muaj, pas rritjes së çmimeve të karburanteve
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Bota > Inflacioni në nivelin më të lartë në 12 muaj, pas rritjes së çmimeve të karburanteve
Bota

Inflacioni në nivelin më të lartë në 12 muaj, pas rritjes së çmimeve të karburanteve

admin
Last updated: 18/11/2026 13:13
By admin 4 Min Read
Share
SHARE

Londër, 18 nëntor, argument.mk/ – Inflacioni në Britaninë e Madhe është rritur në nivelin më të lartë të një viti, i ndikuar nga shtrenjtimi i benzinës dhe naftës, si dhe nga ndryshimet në taksat mbi duhanin.

Norma vjetore e inflacionit, e matur përmes Indeksit të Çmimeve të Konsumit (CPI), arriti në 3,6% në tetor, nga 3,5% që ishte në shtator, njoftoi Zyra Kombëtare e Statistikave (ONS).

Shifra ishte në përputhje me parashikimet e ekonomistëve dhe shënon muajin e katërt radhazi të rritjes së inflacionit.

Kjo e largon më tej inflacionin nga objektivi prej 2% i Bankës së Anglisë, e cila paralajmëroi në fillim të këtij muaji, se norma mund të vazhdojë të rritet, duke arritur në rreth 5% vitin e ardhshëm.

Kryeekonomisti i ONS-së, Grant Fitzner, tha se karburantet vijuan të ishin një nga faktorët kryesorë, që ndikuan në rritjen e inflacionit.

Sipas të dhënave, çmimi mesatar i benzinës u rrit me 5,2 qindarka (6,8 centë amerikanë) për litër nga shtatori në tetor, ndërsa tensionet në Lindjen e Mesme vijuan të ushtronin presion mbi çmimet e naftës në tregjet ndërkombëtare.

Çmimi i naftës për automjetet u rrit me 7 qindarka për litër gjatë tetorit, duke arritur mesatarisht në 199,5 qindarka për litër, niveli më i lartë që prej fillimit të regjistrimeve të ONS-së në vitin 1996.

Megjithatë, çmimet e benzinës dhe naftës kanë shënuar rënie gjatë nëntorit, pasi çmimet e naftës në tregjet ndërkombëtare u ulën, pas zgjedhjeve të mesmandatit në SHBA.

Një tjetër faktor që ndikoi në inflacion, ishte rritja e kostos së duhanit, pas shtimit të taksave në fillim të muajit.

Sipas të dhënave të autoriteteve tatimore britanike (HMRC), rritja e taksës shtoi rreth 1,21 paund në çmimin e një pakete mesatare me 20 cigare.

Çmimet e duhanit u rritën me 5,2% gjatë muajit dhe me 12,4% në krahasim me një vit më parë, duke shënuar nivelin më të lartë të inflacionit për këtë kategori në pothuajse dy vjet.

Rritja e inflacionit erdhi gjithashtu, pas shtimit me 4% të kufirit të çmimeve të energjisë nga autoriteti rregullator “Ofgem” në tetor. Ndryshimet në mënyrën e llogaritjes së këtij kufiri, ndikuan gjithashtu në rritjen e kostos së gazit për familjet.

Ndërkohë, inflacioni për ushqimet dhe pijet joalkoolike u ngadalësua më tej, duke zbritur në 0,8%, nivelin më të ulët në më shumë se pesë vjet.

Statistikat treguan se rritja e çmimeve të ushqimeve u ngadalësua në 0.2%, ku ndikim pati edhe ulja me 2.9% e çmimeve të produkteve të çokollatës.

Ekspertët e lidhën këtë zhvillim si me rënien e çmimeve të kakaos, ashtu edhe me shtimin e ofertave promocionale nga shitësit.

Të dhënat e fundit për inflacionin, u publikuan një ditë pasi ONS njoftoi se rritja e pagave të rregullta, ishte ngadalësuar në 3,5% gjatë tre muajve deri në shtator.

Kjo tregon se rritja e kostos së jetesës, mund të tejkalojë rritjen e pagave në muajt e ardhshëm.

Sekretarja kryesore e Thesarit, Emma Reynolds deklaroi se konflikti në Lindjen e Mesme dhe pushtimi rus i Ukrainës, kanë rritur kostot në mbarë botën.

Ajo shtoi se buxheti ka nisur një sërë masash afatgjata për të ulur kostot e energjisë, përfshirë heqjen e tarifave shtesë në faturat familjare dhe të tarifave fikse të furnizimit, si dhe forcimin e mbrojtjes së Britanisë së Madhe nga goditjet në tregjet ndërkombëtare.

You Might Also Like

Mbi 140 mijë protestues kundër kostos së lartë të jetesës dhe pagave të ulëta

Rubio: Ndërprerjet teknike në sistemet amerikane nuk lidhen me sulmet kibernetike

Carney: Do të takohem me Trump për bisedime tregtare në samitin e APEC-ut

Putin: Pritshmëri të larta për takimin e parë tripalësh me Trump dhe Xi

Koalicioni qeverisës miraton kufizimin e çmimeve të karburanteve nga janari

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Putin: Pritshmëri të larta për takimin e parë tripalësh me Trump dhe Xi
Next Article Carney: Do të takohem me Trump për bisedime tregtare në samitin e APEC-ut
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Shiroka Pula takoi Grupin Punues për Hartimin, Bashkërendimin dhe Harmonizimin e Strategjisë Shtetërore për procedurat e Apelit
Kosovë
Ford po përgatit një kamionçinë më të lirë për t’i bërë konkurrencë prodhuesve kinezë
Auto
Bullgarët në Kushtetutë? Siljanovska kundër ndryshimeve të reja: Ndryshimet e shpeshta dobësojnë rendin juridik
Maqedoni
Prokuroria e Brukselit lëshon ftesë për Xhavit Halitin
Kosovë

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?