By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Saveski dhe Toshkovski ranë dakord për masa konkrete për veprim urgjent në rastet e dhunës në familje
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Saveski dhe Toshkovski ranë dakord për masa konkrete për veprim urgjent në rastet e dhunës në familje
Maqedoni

Saveski dhe Toshkovski ranë dakord për masa konkrete për veprim urgjent në rastet e dhunës në familje

admin
Last updated: 28/11/2026 13:26
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 20 nëntor, Argument – Në Prokurorinë Publike të Republikës së Maqedonisë së Veriut, sot u mbajt një takim pune i prokurorit publik Nenad Saveski me ministrin e Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski, dhe ministrin e Politikës Sociale, Demografisë dhe Rinisë, Gjoko Velkovski, në të cilin u dakorduan masa konkrete për veprim të koordinuar, urgjent dhe efikas në rastet e dhunës në familje, njoftuan nga Prokuroria.

„Në kushtet e trendeve shqetësuese të veprave penale që lidhen me dhunën në familje, të tri institucionet përcaktuan aktivitete prioritare të orientuara drejt avancimit të parandalimit, sigurimit të mbrojtjes në kohë të viktimave dhe zbulimit dhe ndjekjes penale më efikase të kryerësve. Në përputhje me protokollin e dakorduar, në çdo rast të evidentuar, Ministria e Punëve të Brendshme, menjëherë pas pranimit të kallëzimit, do ta njoftojë prokurorinë publike kompetente.

Prokurori publik do ta koordinojë punën e një ekipi të përbërë nga inspektorë policorë dhe persona profesionalë nga qendrat për punë sociale, me qëllim të veprimit në kohë dhe të sinkronizuar“, thuhet në njoftim.

Është paraparë sigurimi urgjent i një konstatimi dhe mendimi të ekspertit lidhur me lëndimet eventuale, vlerësimi i rreziqeve dhe mbledhja e të gjitha provave të nevojshme, me çka do të krijohen kushtet për marrjen e shpejtë të një vendimi nga prokuroria publike dhe ndërmarrjen e veprimeve përkatëse për ndjekje penale.

Prokurori shtetëror Saveski dhe ministrat Toshkovski dhe Velkovski ranë dakord për vendosjen e pikave të kontaktit në të tri institucionet, përmes personave të caktuar, të cilët do të jenë vazhdimisht të disponueshëm për komunikim të ndërsjellë, koordinim dhe dhënie të udhëzimeve urgjente. Veprimi do të zhvillohet në përputhje me procedurat e standardizuara, me kompetenca dhe përgjegjësi të përcaktuara qartë.

„Me forcimin e bashkëpunimit ndërinstitucional pritet të sigurohet reagim më i shpejtë në çdo rast individual, ndërmarrje në kohë e masave për mbrojtjen dhe përkujdesjen ndaj viktimave, si dhe procedim efikas i kryerësve para gjykatave kompetente. Institucionet mbeten të përkushtuara për veprim të qëndrueshëm dhe në kohë në të gjitha rastet e dhunës në familje, duke vepruar në koordinim të ngushtë, me qëllim të mbrojtjes së viktimave dhe sigurimit të përgjegjësisë për kryerësit“, njoftoi Prokuroria Publike e Republikës së Maqedonisë së Veriut (PPRMV).

You Might Also Like

Sofja me 170 makina për pastrimin e borës, Prishtina me një komandë të vetme – shkupjanët do të luten për diell

Çun Lajçi sot në Çair, me një mesazh të veçantë për 28 Nëntorin

Dimitrieska-Koçoska pranoi një çmim prestigjioz ndërkombëtar për Maqedoninë për menaxhimin e borxhit publik

Nisin punimet për rikonstruimin e shkollës në Sopot

Ali Ahmeti viziton Odën Folklorike Shqiptare në Zvicër

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Mexhiti: Studentët e universiteteve shqiptare nga Maqedonia e Veriut, Kosova dhe Shqipëria bëhen bashkë në Çair
Next Article Costa: Partneriteti BE-BM, investim strategjik për sigurinë dhe prosperitetin e Evropës

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Sofja me 170 makina për pastrimin e borës, Prishtina me një komandë të vetme – shkupjanët do të luten për diell
Maqedoni TOP LAJM
Çun Lajçi sot në Çair, me një mesazh të veçantë për 28 Nëntorin
Maqedoni
Dimitrieska-Koçoska pranoi një çmim prestigjioz ndërkombëtar për Maqedoninë për menaxhimin e borxhit publik
Maqedoni
Rritet bashkëpunimi e shkëmbimet midis Kinës dhe Sri- Lankës
Bota Kina

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?