By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Kabranov: Numri i rusofilëve në Maqedoni nuk është i vogël, por u dështoi propaganda kundër NATO-s
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Kabranov: Numri i rusofilëve në Maqedoni nuk është i vogël, por u dështoi propaganda kundër NATO-s
MaqedoniNATOTOP LAJM

Kabranov: Numri i rusofilëve në Maqedoni nuk është i vogël, por u dështoi propaganda kundër NATO-s

admin
Last updated: 21/12/2023 14:32
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 21 dhjetor – Anëtarësimi i Maqedonisë së Veriut në NATO paraqet plotësim të synimit strategjik të vendit që nga pavarësimi i saj si shtet që të bëhet anëtare në familjen e aleancës, thotë Aco Kabranov, kryeredaktor në portalin “Libertas”. Ai është ndër emrat ë të njohur të gazetarisë në Maqedoninë e Veriut, si ish kryeredaktor në TV A1, Kanal5 dhe TV1, por që ka qenë i angazhuar edhe në shumë redaksi të njohura.

Në deklaratën ekskluzive për Agjencinë e Lajmeve Zhurnal në kuadër të projektit “Mos besoni në dezinformata, ne jemi NATO”, Kabranov flet për përfitimet e vendit nga anëtarësimi në NATO por edhe për pengesat që tentuan t’i bëhen këtij procesi. Ai shton se për fat të mirë, këto opstruksione nga qarqe rusofile dështuan.

“Ishte e pritshme që gjatë procesit, e para së gjithash në përfundim të procesit të anëtarësimit, të përfocohen narrativet negative dhe dezinformatat me qëllim që të futet huti mes qytetarëve se se nuk na nevojitet anëtarësimi në NATO, se me këtë humbim sovranitetit dhe budallalliqe të ngjashme. Këto dezinformata na vinin nga qarqe të huaja, por para së gjithash nga njerëz tanë të cilët për shkak të bindjeve, pse për shkaqe materiale punojnë për Rusinë dhe Putinin. Të jemi të sinqertë nuk është i vogël numri i rusofilëve, para së gjithash tek maqedonasit, por sidoqoftë vendi u anëtarësua në NATO dhe kjo është çështje e kryer. Synimi i tyre për të na penguar që të anëtarësohemi në NATO nuk pati sukses, edhe përkundër opstruksioneve dhe dezinformatave u dështoi plani që Maqedonia të mbetet jashtë NATO-s. Mendoj se tani kur kemi dy luftëra, në Ukrainë dhe Izrael, qytetarët e kuptuan se s është me rëndësi siguria që e kemi si vend anëtar i NATO-s”, thekson Kabranov për Zhurnal.

Sipas tij, me anëtarësim në NATO, para së gjithash u konfirmuan kufijt ekzistues shtetëror, e që është më me rëndësi, u forcua siguria e vendit edhe nga qielli edhe nga toka.
“U ndërprenë teoritë për ndarje të mundshme të vendit, sepse garanci për këtë është anëtarësimi ynë në NATO”, shprehet gazetari dhe analisti i njohur, Aco Kabranov.
Ai rikujton se me anëtarësimin e vendit në NATO u realizuan synimet që datonin që nga shpallja e pavarësisë dhe se për arritjen e këtij synimi deklarativisht njëzëri kanë qenë partitë politike dhe së paku publikisht nuk ka pasur kundërshtarë as në baza partiake as në baza etnike. /Zhurnal

You Might Also Like

Merz: Nuk dua përçarje të NATO-s

Ballazhi: Vonohemi me masat për celularët, bota po vepron më shpejt

Karamuço zbulon të pathëna, si serbët kanë dashur të helmonin ambasadorin shqiptar në Shkup

Shqipëria sërish e humbur në garën e pagave, vendet e rajonit i kishin 30-50% më të larta edhe në 2025, ja ku jemi ne

Shekerinska: NATO është vigjilente, kemi interceptuar katër raketa balistike dhe është e mbrojtur edhe Maqedonia e Veriut

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Intervistë me profesor Naser Etemin: Finlanda duhet të na shërbejë si shembull për ballafaqim me lajmet e rrejshme (VIDEO)
Next Article Arbër Ademi intervistë për Zhurnal: Agresioni rus në Ukrainë, tregon se anëtarësimi ynë në NATO ishte një hap i drejtë dhe i duhur!

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Merz: Nuk dua përçarje të NATO-s
Maqedoni TOP LAJM
Ministri Salla: Legjislacioni shqiptar për sigurinë ushqimore është i përafruar me rregulloret e BE-së
Shqipëri
Ballazhi: Vonohemi me masat për celularët, bota po vepron më shpejt
Maqedoni TOP LAJM
Vendi ka rezerva të mjaftueshme të naftës, çmimet ndiqen çdo ditë në bursën botërore
Ekonomi

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?