By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Ervin Salianji për RTSH-në: Do të marr vendimet e mia nëse zgjat procesi i bashkimit të PD-së
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Shqipëri > Ervin Salianji për RTSH-në: Do të marr vendimet e mia nëse zgjat procesi i bashkimit të PD-së
Shqipëri

Ervin Salianji për RTSH-në: Do të marr vendimet e mia nëse zgjat procesi i bashkimit të PD-së

admin
Last updated: 02/02/2024 14:13
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Procesi i bashkimit në Partinë Demokratike, të grupit parlamentar të opozitës të përbërë nga deputetë të Berishës dhe Bardhit, është çështje ditësh. Kjo është theksuar nga Ervin Salianji në një intervistë për RTSH-në, i cili nënvizoi se nëse ky proces zgjat, secili duhet të marrë vendimet e veta.

“Nëse ky proces zgjat shumë, gjithsecili duhet të marrë vendimet e veta. Ose të bashkohemi, ose të ndahemi dhe të mos e zgjasim këtë histori. Kush nuk e sheh si formë bashkëpunimi, bashkimi në një grup të caktuar, duhet të vazhdojë rrugën. Kush sheh ndryshe, unë mendoj se duhet të bashkohemi dhe do të vazhdojë pastaj me veprimet e mia nëse kjo çështje zgjat”, tha Salianji.

Duke theksuar se ende po diskutohet forma e bashkimit  në të gjithë hierarkinë e PD-së nga baza në qendër, ai përjashton mundësinë që procesi të konkretizohet me pjesëmarrjen e deputetëve në mbledhjen e Këshillit Kombëtar që ka thirrur Paloka ditën e shtunë, pasi statuti parashikon që  deputetët janë pjesë e këtij forumi.

“Jo nuk do të jem nesër sepse do të respektoj pjesën e procesit të bisedimeve”, shtoi ai.

Salianji tha se masa e arrestit ndaj ish-Kryeministrit Berisha e ka vonuar këtë proces.

“Arresti i tij është bërë dhe për këtë qëllim, për të penguar procesin e riorganizimit të bërjes së opozitës me liderin e përcaktuar nga vota të opozitës, që është z. Berisha”, theksoi Salianji.

Ndërsa ende diskutohet për bashkim të Partisë, qëndrimet e grupit parlamentar janë të unifikuara. Salianji tha se pavarësisht masave ekstreme të Kryeministrit për përjashtimin e 19 deputetëve nga punimet e Kuvendit për 10 ditë, ndërsa për atë 20, opozita në Kuvend do të vijoje aktet e mosbindjes civile, ku nuk përjashtohet edhe protesta jashtë kuvendit.

You Might Also Like

Incidenti me Himnin në Pustec, Tedi Blushi reagon ndaj qëndrimit të Ramës

Ministri Nufi: Zjarre agresive në fshatin Tenë, efektivët kanë rrezikuar jetët! Problematike vatrat në Dukat dhe Gojan

Shqipëria 61 milionë euro nga BE, ministri Karakaçi: Realizuam objektivat brenda 30 qershorit

Principote Mykonos distancohet nga lokali në Ksamil: Nuk kemi asnjë lidhje, kanë përdorur ilegalisht emrin tonë

Gjykata e Lartë nis procedurën për zgjedhjen e Kryetarit të ri

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Truri juaj mund të tkurret nga stresi, por ju e keni fuqinë ta ndaloni atë
Next Article Veliaj pret në Tiranë nënkryetaren e Bashkisë së Parisit

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Kanalet, varrezat dhe gropa septike si faktorë rreziku për përhapjen e mushkonjave
Maqedoni TOP LAJM
82-vjeçari nga Velesi e rrahu gruan e tij për një kohë të gjatë, arrestohet nga policia
Kronika
Tarifat shkollore po e rëndojnë përsëri buxhetin familjar: Prindërit presin ndihmë nga Qeveria
Maqedoni
Haxhiu në pritjen e Mattarellës dhe Melonit para hapjes së Lojërave Mesdhetare
Kosovë

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?