By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Veliaj pret në Tiranë nënkryetaren e Bashkisë së Parisit
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Shqipëri > Veliaj pret në Tiranë nënkryetaren e Bashkisë së Parisit
Shqipëri

Veliaj pret në Tiranë nënkryetaren e Bashkisë së Parisit

admin
Last updated: 02/02/2024 14:15
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj priti në takim nënkryetaren e Bashkisë së Parisit, Anouch Toranian.

Veliaj i ka dhuruar Toranian në mënyrë simbolike “Sahatin e Tiranës”, ndërsa kanë biseduar për rritjen e bashkëpunimit mes dy qyteteve.

Veliaj tha se Parisi dhe Tirana janë kthyer në laboratorë të ndryshimeve urbane, ndërsa theksoi se janë shumë entuziast për Lojrat Olimpike në Paris.

“Jam shumë entuziast për Lojrat Olimpike në Paris. Ekipi ynë olimpik është një ekip modest, por qëllon që shumica e ekipit të Shqipërisë është në fakt edhe ekipi i Sport Klub Tiranës, ndaj mezi presim t’ju kthejmë vizitën në Paris. Jam shpresëplotë që disa nga sportistët tanë, ata të mundjes, të peshëngritjes, të atletikës, gjimnastikës, do të bëjnë një performancë dinjitoze. Shpresoj shumë që Lojrat Olimpike të jenë një sukses, në një botë të përçarë, në një botë që është në luftë, brenda Evropës të jetë edhe një mesazh për paqe dhe për të bashkuar njerëzit, siç sporti mund ta bëjë. Vend më ideal se Parisi, për këtë lloj dashurie të rigjetur të kombeve, nuk mund të kishte”, tha Veliaj.

Kryebashkiaku vlerësoi punën e homologes së tij në Paris, Anne Hidalgo, dhe shtoi se dy qytetet kanë shumë për të mësuar nga njëri-tjetri.

“Anne Hidalgo ka bërë histori suksesi në Paris dhe për këdo që mendon se ndryshimet vijnë lehtë, duhet të kuptojë që edhe në Paris ka debat për pistat e biçikletave, për ndryshimet klimaterike, edhe në Paris ka debat për linjat e autobusëve. Është mëse normale që në një hapësirë ku jetojnë miliona njerëz, qindra mijëra njerëz, të ketë debate për këto çështje, por ajo që kemi parë është që natyra njerëzore është njësoj. Siç është njësoj për të refuzuar ndryshime apo për të bërë rezistencë, ashtu është njësoj për ta përqafuar ndryshimin. Pra, fillimisht ka dyshime për ndryshimin, por kur ndryshimi vjen, njerëzit e përqafojnë”, u shpreh Veliaj.

Nga ana e saj, nënkryetarja e Bashkisë së Parisit, Anouch Toranian tha se mezi pret që Shqipëria të jetë pjesë e Lojërave Olimpike në Paris. Toranian përfaqësoi qytetin e saj Parisin në punimet e Samitit të B40, ku Tirana mori Presidencën.

Nga ana e saj, nënkryetarja e Bashkisë së Parisit, Anouch Toranian tha se mezi pret që Shqipëria të jetë pjesë e Lojërave Olimpike në Paris. Toranian përfaqësoi qytetin e saj Parisin në punimet e Samitit të B40, ku Tirana mori Presidencën.

You Might Also Like

Sektori i turizmit ka nevojë për 20 mijë punonjës

Dështon për herë të tretë mbledhja e Këshillit Bashkiak në Bulqizë, tensione dhe debate mes mazhorancës dhe opozitës

Protesta e PD! Procedohen penalisht 7 protestues, mes tyre edhe një deputet

Vrasja e biznesmenit Rexhep Ismaili në Sarandë/ Zbardhet dëshmia e të plagosurit: Si nisi konflikti për beach bar-in

Ndërtimi i Bypassit të Elbasanit, hapen tenderat 60 mln euro! Afati deri më 10 qershor, punimet nisin nga Bradasheshi e lidhen me rrugën e re të Korridorit 8

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Ervin Salianji për RTSH-në: Do të marr vendimet e mia nëse zgjat procesi i bashkimit të PD-së
Next Article IKMT aksion në Ksamil, prishen kioskat pa leje

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Kongresi i VLEN-it zgjedh drejtuesit e rinj, Mexhiti dhe Kasami bashkryetarë
Maqedoni
Sektori i turizmit ka nevojë për 20 mijë punonjës
Shqipëri
Gruevski reagon nga Hungaria: Ka pasur përndjekje brutale politike
Maqedoni
PDSH mban Kuvendin Zgjedhor në Zhelinë për Kongresin IX të partisë
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?