By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Irani dënon sulmet e SHBA-së ndaj objektivave në Irak, Siri dhe Jemen
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Bota > Irani dënon sulmet e SHBA-së ndaj objektivave në Irak, Siri dhe Jemen
Bota

Irani dënon sulmet e SHBA-së ndaj objektivave në Irak, Siri dhe Jemen

admin
Last updated: 03/02/2024 16:18
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Irani dënoi sulmet ajrore të forcave të SHBA-së ndaj objektivave në Irak, Siri dhe Jemen duke i cilësuar ato si “gabim strategjik që nuk do të shërbejë për asnjë qëllim përveç përshkallëzimit të tensioneve në rajon”, transmeton Anadolu.

Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit, Nasser Kanaani në një deklaratë me shkrim tha se vendi i tij dënon sulmet të cilat i cilëson si shkelje e hapur të ligjit ndërkombëtar.

Ai theksoi se sulmet i cilëson si “një tjetër aventurë dhe gabim strategjik” të administratës amerikane dhe se ato nuk do të shërbejnë për asnjë qëllim përveçse përshkallëzimit të tensioneve dhe destabilitetit në rajon. Kanaani pretendon se SHBA-ja më këto sulme i shërben vetëm objektivave të Izraelit i cili vazhdon sulmet e tij në Gaza.

Duke paralajmëruar kundër rrezikut të përhapjes së luftës dhe konfliktit në të gjithë rajonin dhe që vazhdimi i sulmeve mund të përbëjë kërcënim për paqen dhe sigurinë ndërkombëtare, Kanaani i bëri thirrje komunitetit ndërkombëtar dhe Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara (KS-OKB) për parandalimin e sulmeve në fjalë.

Milicët e mbështetur nga Irani në Siri dhe Irak dhe Huthit në Jemen filluan të kryejnë sulme me raketa dhe dronë ndaj objektivave të SHBA-së dhe Izraelit si reagim ndaj sulmeve të Izraelit në Gaza.

Milicët me mbështetje iraniane në Irak goditën bazën ushtarake amerikane në kufirin Jordan-Siri me dronë kamikazë më 28 janar dhe në sulm humbën jetën 3 ushtarë amerikanë dhe më shumë se 40 të tjerë u plagosën.

Komanda Qendrore e SHBA-së (CENTCOM) njoftoi se në përgjigje të sulmit të kryer më 28 janar ndaj bazës së tyre, mbrëmë ka kryer sulme ajrore kundër objektivave të Ushtrisë Gardës Revolucionare të Iranit dhe forcave milice të lidhura me të në Irak dhe Siri.

Forcat e SHBA-së gjithashtu njoftuan se kanë goditur objektiva edhe në Jemen.

You Might Also Like

Mbi 2000 viktima nga i nxehti, Evropa përgatitet për temperatura edhe më ekstreme

Marrëdhënia e ngushtë me Trump forcon pozitat e Erdogan përpara samitit të NATO-s

Autobusi bie në humnerë, të paktën 40 të vdekur

Jep dorëheqje kryeministri i Moldavisë

Trump kritikon ndarjen e barrës “të njëanshme” të NATO-s

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Është zhdukur një 14 vjeçare nga Hasanbegu, policia vazhdon kërkimet, i ati ka frikë mos është kindapuar
Next Article Pacientët ankohen për mungesë të insulinës “Ryzodeg”

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Taravari: 200 mijë maqedonas me pasaporta bullgare, nëse Shqipëria hynë në BE, çdo shqiptar do kërkojë pasaportë shqiptare
Maqedoni
Lukarevska: LSDM nuk është kundër votimit të diasporës, LSDM është kundër grabitjes zgjedhore
Maqedoni
Sulme të reja ndaj të miturve në Shkup: Një djalë i sulmuar në Karposh dhe një vajzë në Qendër
Kronika
Fotografi, emra dhe gjurmë deri te Xhandarmëria: Kush lidhet me sigurimin e Vesellinoviqit dhe Radoiçiqit?
Kosovë

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?