By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Shifra alarmante të zbrazjes së shkollave, në 5 komuna janë shpërnguluar 558 nxënës
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Shifra alarmante të zbrazjes së shkollave, në 5 komuna janë shpërnguluar 558 nxënës
Maqedoni

Shifra alarmante të zbrazjes së shkollave, në 5 komuna janë shpërnguluar 558 nxënës

admin
Last updated: 04/02/2024 15:52
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 4 shkurt – Shkollat e vendit po zbrazen çdo ditë e më shumë. Nga 5 komuna duke filluar nga shtatori e deri në gjysmëvjetorin e dytë shkollor 558 nxënës janë larguar jashtë vendit. Vetëm në Tetovë, shkollat fillore dhe të mesme, gjysmëvjetorin e dytë e kanë filluar me 159 nxënës më pak. Ata kanë marrë fletëshpërngulje për t’u bashkuar me familjen e tyre në Gjermani dhe vende të tjera. Nga 12 shkolla fillore të Tetovës nga shtatori janë larguar 128 nxënës, ndërsa nga 5 shkolla të mesme janë larguar 31 nxënës.

Në Gostivar situata është edhe më alarmante. Nga fillimi i vitit shkollor e deri më tani nga 10 shkolla fillore janë larguar 130 nxënës, ndërsa nga katër shkolla të mesme 50 nxënës. Shpërngulja është bërë kryesisht në Gjermani e Zvicër.

Pasqyrë e ngjashme edhe në Kumanovë. Në periudhën e njëjtë janë larguar 131 nxënës të cilët si shkak të largimit kanë po ashtu bashkimin familjarë në vende të ndryshme të Evropës.

Situata është e ngjashme edhe në komunat më të vogla. Nga 6 shkollat fillore të komunës së Zhelinës për një gjysmëvjetor janë larguar 51 nxënës. Ndërsa nga 9 shkolla fillore të Çairit janë larguar 37 nxënës.
Profesori Murat Aliu e sheh si shqetësues largimin masiv jashtë vendit. Sipas tij shkak nuk është vetëm aspekti ekonomik, por edhe cilësia e jetës.

“Çështja e emigrimit e qytetareve tanë nga Maqedonia e Veriut para së gjithash ka të bëje me pakënaqësinë e qytetareve tanë nga politika dhe nga cilësia e jetesës tek ne.  Çështja e emigrimit është çështje kombëtare dhe duhet aq shumë të alarmohet sa që të shndërrohet në një çështje kombëtare sepse kjo rrezikon edhe tkurrjen demografikë tonën”, tha Murat Aliu – Profesor Universitar.

Aliu thotë se është e pamundur pengimi i tërësishëm i fenomenit të largimit jashtë shtetit, por sipas tij reformat në të gjithë shtetin do të zbutnin këtë dukuri.

You Might Also Like

Në Maqedoni 40% e shpenzimeve të familjeve shkojnë vetëm për ushqim

Mësimi në temperatura të larta duhet të përshtatet me protokollet për vapën

Shkupi kundërmon, një zjarr po përhapet drejt fshatit Graçan

Zekolli Shaqiri jep lajmin: Një hap më afër tunelit Tetovë–Prizren

Izet Mexhiti: Kujdesi për shëndetin e fëmijëve duhet të nisë para se të shfaqet problemi

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Mungesa e parkingjeve, përditshmëri në Qendrën Klinike
Next Article BE-së i është dorëzuar Plani i Veprimit për Bashkësitë

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Në Maqedoni 40% e shpenzimeve të familjeve shkojnë vetëm për ushqim
Maqedoni TOP LAJM
Mësimi në temperatura të larta duhet të përshtatet me protokollet për vapën
Maqedoni
Rënie e numrit të të punësuarve në industri
Ekonomi
Ky është filmi që do të përfaqësojë Maqedoninë e Veriut në garën për “Oskar”
Kulturë

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?