By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Osmani: Aleatët tanë asnjëherë s’kanë qenë kundër Kushtetutës së Kosovës
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Osmani: Aleatët tanë asnjëherë s’kanë qenë kundër Kushtetutës së Kosovës
Maqedoni

Osmani: Aleatët tanë asnjëherë s’kanë qenë kundër Kushtetutës së Kosovës

admin
Last updated: 05/02/2024 16:45
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Presidentja Vjosa Osmani ka thënë se aleatët asnjëherë nuk kanë qenë kundër Kushtetutës së Kosovës, e as pro dinarit serb.

Të hënën në konferencën me ministrin gjerman të Mbrojtjes, Boris Pistorius, Osmani ka thënë se Kushtetutën dhe çdo sukses tjetër, Kosova e ka arritur bashkë me aleatët e saj.

“Aleatët tanë asnjëherë nuk kanë qenë kundër Kushtetutës së Kosovës. Aleatët tanë asnjëherë nuk kanë qenë pro dinarit serb. Asnjëherë nuk kanë qenë kundër sundimit të ligjit, përkundrazi këtë Kushtetutë dhe çdo sukses që e kemi arritur, e kemi arritur bashkë me aleatët tanë. Unë nuk shoh asgjë abnormale në bashkëpunimin ndërmjet institucioneve të Kosovës dhe aleatëve tanë ndërkombëtarë në gjetjen e rrugëve shumë efektive nëpërmjet të cilave do të informoheshin qytetarët se si do të zbatohet rregullorja e BQK-së, e cila nuk është rregullore kundër dinarit, por është rregullore që ka të bëjë me parandalimin e spastrimit të parave. Bashkëpunimi dhe koordinimi ynë me aleatët në gjetjen e rrugëve për zbatimin sa më efektiv dhe afatgjatë të Kushtetutës sonë nuk është gjë e keqe, por siç e dëshmon historia, është gjëja më e mirë dhe më e mençur për Kosovën”, është shprehur ajo.

Osmani më tej ka thënë se me kryeministrin Albin Kurti i kanë qëllimet e përbashkëta, ndër të cilat është edhe mbrojtja e Kushtetutës së vendit.

“Me kryeministrin i kemi qëllimet e përbashkëta, ato janë mbrojtja e Kushtetutës së vendit, mbrojtja e sovranitetit e arritja e dakordimit me aleatët tanë sa i përket kësaj çështjeje”, ka thënë ajo.

You Might Also Like

Kasami merrë mbështetje në Malësinë e Tetovës, premton më shumë projekte se deri tani

Menduh Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Zhelinë: Koha është për veprim dhe unitet!

Elmazi: VLEN tregoi sot unitetin shqiptar, jemi krah për krah për Sarajin!

Kandidati i VLEN për Tearcë, Daut Memishi takon partinë turke TDP dhe deputetin Bejxhan Iljazin: Më 19 tetor vjen ndryshimi

Mexhiti: Opozita e ka dorëzuar lojën në Saraj, anëtarësia e BDI-së t’i bashkohet Elmazit

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Email Copy Link Print
Previous Article Ministri gjerman: Rregullorja e BQK-së të realizohet, por në një afat më të gjatë
Next Article Hovenieri insiston në shtyrjen e zbatimit të rregullores së BQK-së: Shpresojmë që Qeveria të jetë partnere me ne

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Kasami merrë mbështetje në Malësinë e Tetovës, premton më shumë projekte se deri tani
Maqedoni
Menduh Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Zhelinë: Koha është për veprim dhe unitet!
Maqedoni
Elmazi: VLEN tregoi sot unitetin shqiptar, jemi krah për krah për Sarajin!
Maqedoni
Kandidati i VLEN për Tearcë, Daut Memishi takon partinë turke TDP dhe deputetin Bejxhan Iljazin: Më 19 tetor vjen ndryshimi
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2024 ArgumentMK - . All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?