By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Bojmacaliev: Fluturimi i parë historik ndërkombëtar i transportit për qëllime mjekësore me helikopter të MPB-së
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Bojmacaliev: Fluturimi i parë historik ndërkombëtar i transportit për qëllime mjekësore me helikopter të MPB-së
Maqedoni

Bojmacaliev: Fluturimi i parë historik ndërkombëtar i transportit për qëllime mjekësore me helikopter të MPB-së

admin
Last updated: 06/02/2024 12:05
By admin 4 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 6 shkurt – Zëvendës-ministri plotësues i Punëve të Brendshme, Mitko Bojmacaliev, së bashku me drejtorin e Byrosë për Siguri Publike, Sasho Tasevski dhe drejtorin e Spitalit të Përgjithshëm të Qytetit “8-të Shtatori”, dr. Hristijan Kostov, sot në mëngjes morën pjesë në fluturimin e parë ndërkombëtar në histori të realizuar në shtetin modern të Maqedonisë me helikopter të Departamentit të Njësiteve të Aviacionit pranë MPB-së me të cilin për qëllime mjekësore është transportuar personi-pacient nga Shkupi në Vjenë-Austri, kumtuan nga MPB.

“Ky mision humanitar i yni jo vetëm që dëshmon bashkëpunimin e Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe të Ministrisë së Shëndetësisë për përmirësimin e shërbimeve për qytetarët, por potencon edhe rëndësinë e integrimit të teknologjive dhe burimeve moderne në operacionet e shpëtimit dhe mjekësisë”, theksoi Bojmacaliev.

Me këtë rast, ai sqaroi se përdorimi i medikopterit paraqet përparim të rëdësishëm në aftësitë nacionale të ofrohet ndihmë e urgjente mjekësore në vende të vështira, por edhe për pacientët për të cilët nevojitet transport urgjent në institucione tjera shëndetësore. Me këtë rast Bojmacaliev drejtoi urime për të gjithë të përfshirët në këtë projekt.

“Përgëzoj ekipet tona për përgatitjen dhe bashkëpunimin e gjithanshëm mes Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe personelit mjekësor nga Spitali i Përgjithshëm i Qytetit “8-të Shtatori”, i cili edhe një herë konfirmon dhe forcon kapacitetet tona si shtet për reagim të shpejtë në urgjencat mjekësore. Më lejoni të shfrytëzoj rastin për të shprehur mirënjohjen time për të gjithë pjesëmarrësit në këtë projekt të suksesshëm, veçanërisht për Qeverinë e Republikës së Sllovenisë dhe Ministrinë e Punëve të Brendshme të Sllovenisë, të cilët, në frymën e miqësisë sonë para disa muajve siguruan një pjesë të pajisjeve mjekësore”, tha Bojmacaliev, duke u dëshiruar qiell të qetë dhe transport të suksesshëm.

Nga ana e drejtorit të SPQ “8-të Shtatori”, dr Hristijan Kostov, u theksua se në një periudhë sa më të shkurtër kohore, gatishmëria dhe bashkëpunimi i MPB-së dhe Ministrisë së Shëndetësisë, me qëllim të përmirësimit të shërbimeve për qytetarët duke ofruar ndihmë mjekësore për pacientët për të cilët kërkohet transport urgjent drejt objekteve të tjera shëndetësore.

“Pas marrëveshjeve intensive, spitali bleu dhe instaloi pajisje mjekësore moderne për kujdesin intensiv të pacientëve në medikopterin për transportin e urgjencës mjekësore. Së bashku me Ministrinë e Punëve të Brendshme e përcaktuam marshutën mjekësore dhe atë të sigurisë së lëvizjes së medikopterit, me qëllim që pacienti për të mbërritur në mënyrë të sigurtë të shoqëruar nga një ekip mjekësor me përvojë për trajtim intensiv në Klinikën në Vjenë. Fillimisht, si person shëndetësor dhe si drejtor i SPQ “ 8-të Shtatori”, përgëzoj të gjitha ekipet e përfshira në këtë projekt për përgatitjen dhe bashkëpunimin e plotë ndërmjet Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe personelit mjekësor të spitalit tonë, me të cilën përsëri i konfirmojmë dhe i forcojmë kapacitetet tona si shtet për reagim emergjent në rastet emergjente mjekësore”, tha drejtori Kostov. 

You Might Also Like

Kasami merrë mbështetje në Malësinë e Tetovës, premton më shumë projekte se deri tani

Menduh Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Zhelinë: Koha është për veprim dhe unitet!

Elmazi: VLEN tregoi sot unitetin shqiptar, jemi krah për krah për Sarajin!

Kandidati i VLEN për Tearcë, Daut Memishi takon partinë turke TDP dhe deputetin Bejxhan Iljazin: Më 19 tetor vjen ndryshimi

Mexhiti: Opozita e ka dorëzuar lojën në Saraj, anëtarësia e BDI-së t’i bashkohet Elmazit

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Email Copy Link Print
Previous Article MPB: Dënohen 225 shoferë për tejkalim të vozitjes së lejuar
Next Article Toshkovski në vizitë të seksionit për personalizim të dokumenteve personale

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Kasami merrë mbështetje në Malësinë e Tetovës, premton më shumë projekte se deri tani
Maqedoni
Menduh Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Zhelinë: Koha është për veprim dhe unitet!
Maqedoni
Elmazi: VLEN tregoi sot unitetin shqiptar, jemi krah për krah për Sarajin!
Maqedoni
Kandidati i VLEN për Tearcë, Daut Memishi takon partinë turke TDP dhe deputetin Bejxhan Iljazin: Më 19 tetor vjen ndryshimi
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2024 ArgumentMK - . All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?