By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Ekuadori e Spanja thonë se kanë goditur bandat e lidhura me ‘mafian shqiptare’ 
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Shqipëri > Ekuadori e Spanja thonë se kanë goditur bandat e lidhura me ‘mafian shqiptare’ 
Shqipëri

Ekuadori e Spanja thonë se kanë goditur bandat e lidhura me ‘mafian shqiptare’ 

admin
Last updated: 06/02/2024 19:17
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Ekuadori e Spanja thanë sot se kanë goditur një bandë trafiku drogash dhe pastrimi parash që ishte e lidhur me atë që quanin “mafia shqiptare”.

Teksa publikonin pamje të një operacioni policor në një banesë, zyrtarët ekuadorianë thonin se kishin sekuestruar 2.4 ton droga dhe rreth gjysmë milioni dollarë para të thata.

Hetimi i lidhur me “krimin e organizuar shqiptar” kishte sjellë 30 arrestime në disa aksione në qytete të Ekuadorit dhe Spanjës, njoftonin prokurorët në rrjetin X.

Ata shtonin se dymbëdhjetë nga arrestimet dhe kapja e 450,000 eurove ishin kryer në Spanjë.

Nuk u dhanë më shumë detaje për lidhjet e mundshme ‘shqiptare’ të të dyshuarve, por zhvillimi vjen pasi Ekuadori muajin që shkoi pësoi një sulm të dhunshëm të grupeve të lidhura me kartelet ndërkombëtare të drogave, ku mbetën njëzet njerëz të vdekur dhe oficerë policie të mbajtur peng në burgjet e  vendit.

Para krizës së sigurisë në Ekuador, qeveria e president Daniel Noboa kishte shpallur ‘gjendje  speciale’ me shtetrrethim natën për disa provinca.

Qeveria e shpalli gjithashtu vendin “në gjendje konflikti të brendshëm” duke aktivizuar përfshirjen e ushtrisë në neutralizimin e organizatave të trafikut, të cilat janë etiketuar si “terroriste” apo “luftarake”, shkruan rrjeti AFP.

Vëzhgues dhe grupe të të drejtave të njeriut thonë se masat janë të ekzagjeruara dhe dhe përveç luftës se supozuar ndaj bandave, shuajnë liritë themelore të njerëzve te pafajshëm.

You Might Also Like

Rama në Bruksel: “Revolucioni i Flamingove”, shenjë e një Shqipërie të re që kërkon më shumë

SPAK dërgon për gjykim dosjen ndaj Belinda Ballukut dhe 27 të pandehurve të tjerë

Rama: Procesi i anëtarësimit në BE, shumë herë më kërkues se ç’ka qenë për vendet e anëtarësuara më parë

Rindërtimi në Tiranë, Demo: 1.8 miliardë lekë për përshpejtimin e procesit

Rama reagon për këngën nacionaliste kundër Kosovës: Nuk duhet të kalojë në heshtje

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Princ Harry niset drejt Britanisë së Madhe
Next Article SHBA: Një “propozim serioz” është ofruar për armëpushim në Gaza dhe lirimin e pengjeve

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Ministria e Drejtësisë po heton mesazhin e Russell Brand nga burgu ku pretendon se ai nuk është fajtor
Bota
Tërheqja e forcave aleate në Jemen “trondit” Riadin, Arabia Saudite shkarkon komandantin e koalicionit
Bota
SHBA rrit praninë ushtarake në Lindjen e Mesme, aeroplanmbajtësja “USS Theodore Roosevelt” mbërrin në rajon
Bota
Mërgim Lushtaku godet Kurtin: Gjashtë vjet na shite patriotizëm me “duaje tënden”, ndërsa rrymën e blinin nga Serbia
Kosovë

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?