By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Instituti IDEA: Mbi 5 mijë fëmijë pa vende në çerdhe – investime të pamjaftueshme në kopshte për fëmijë
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Instituti IDEA: Mbi 5 mijë fëmijë pa vende në çerdhe – investime të pamjaftueshme në kopshte për fëmijë
Maqedoni

Instituti IDEA: Mbi 5 mijë fëmijë pa vende në çerdhe – investime të pamjaftueshme në kopshte për fëmijë

admin
Last updated: 08/02/2024 12:32
By admin 4 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 8 shkurt – Insituti IDEA përmes një hulumitimi të realizuar në muajin Janar mbi gjendjen e kopshteve për fëmijë ka identifikuar kapacitete të pa mjaftueshme të kopshteve për fëmijë si dhe nivel të ulët të investimeve për zgjerimin dhe përmirësimin e infrastrukturës së kopshteve në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

Në Maqedonin e Veriut ekzistojnë 81 kopshte publike dhe 38 private të cilat kanë objekte të shumta nën ombrellën e tyre. 63.1% ose 210 të objekteve janë të shpërndara nëpër komuna urbane ndërsa 36.9% ose 123 objekte në ato rurale. Kjo ndarje tregon një infrastrukturë relativisht më të koncentruar në zonat urbane krahasuar me ato rurale, gjë që vendos në dizavantazh fëmijët dhe nënat në zonat rurale.

Të dhënat e siguruara nga Ministria për Punë dhe Politika Sociale flasin për një sfidë të konsiderueshme në përballjen me kërkesën në rritje për arsim parashkollor, ku në dhjetor të vitit 2022 lista e pritjes për vende në çerdhe ishte 5,695 nxënës të cilët nuk mund të a komodoheshin në çerdhe përshkak të mungesës së vendeve. Përveç mungesës së vendeve të lira nëpër kopshte, të dhënat flasin edhe për një stërngarkim të tyre, me vetëm 8 objekte kopshtesh për çdo 1,000 fëmijë të regjistruar, duke theksuar nevojën urgjente për më shumë investime në arsimin parashkollor.

Në Republikën e Maqedonisë së Veriut nga gjithsej 80 komuna, 67 prej tyre kanë kopshte, kurse 13 nuk kanë asnjë kopsht. Prej komunave me shumicë shqiptare dhe me kryetar të komunës shqiptarë, kopshte kanë 9 komuna, kurse pesë të tjera nuk kanë asnjë kopsht në komunën e tyre, edhe atë: Komuna e Haraçinës, Zhelinës, Studeniçanit, Tearcës dhe Bogovinës.

Sa i përket investimeve në kopshte, në vitin 2022, 42 komuna kanë aplikuar për hapjen ose përmirësimin e kopshteve ekzistuese, ndërsa vetëm 4 aplikime janë pranuar, edhe atë në komunën e Krivo Pallankës, Velesit, Kisella Vodës dhe Berovës. Gjatë periudhës 2018-2022 nga komuat drejt Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale janë dorëzuar 223 kërkesa për kopshte të reja ose përmirësim të atyre ekzistuese, ndërsa janë pranuar vetëm 65 apo 29% të kërkesave.

Maqedonia e Veriut ka nivel të ulët të regjistrimit të fëmijëve në arsimin parashkollor, edhe atë me vetëm 41% në krahasim me 81% të OECD-së dhe pothuajse 100% të BE-së. Kjo sinjalizon një nevojë të madhe për zgjerim të kapaciteteve për vende të lira në çerdhe.

Duke e ditur që arsimi parashkollor është ngushtë i lidhur me performancë më të mirë të nxënësve në shkollim si dhe mundësi më të madhe për nënat të kyçen në tregun e punës, Instituti IDEA rekomandon që Qeveria dhe autoritetet lokale të rishikojnë dhe të rrisin buxhetet e tyre për arsimin parashkollor, të përqendrojnë përpjekjet në zgjerimin e infrastrukturës ekzistuese dhe në themelimin e kopshteve të reja, veçanërisht në ato komuna ku mungesa është më e ndjeshme.

🔎 Insituti IDEA përmes një hulumitimi të realizuar në muajin Janar mbi gjendjen e kopshteve për fëmijë ka identifikuar…

Posted by Institute for Democracy and Economic Analysis – IDEA on Thursday, February 8, 2024

You Might Also Like

Në Kuvend u nda Çmimi shtetëror “23 Tetori” për vitin 2025

Ali Ahmeti thërret mbledhjen e 24-të të Kryesisë Qendrore të BDI-së

Mexhiti: Nëse ka pajtim të plotë brenda VLEN-it, unë e pranoj ta udhëheq partinë

Eurointegrimi i vendit, Kallas: Dritarja për zgjerim, e hapur gjerësisht

Zanatet e vjetra në Tetovë, po shkojnë drejt zhdukjes

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Email Copy Link Print
Previous Article Mustafa Imeri: Më shkarkuan sepse publikisht mbështeta Izet Mexhitin dhe LEN
Next Article Donacion nga Ambasada e Urdhërit Sovran Ushtarak të Maltës për Klinikën për sëmundje të fëmijëve

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Në Kuvend u nda Çmimi shtetëror “23 Tetori” për vitin 2025
Maqedoni
Ali Ahmeti thërret mbledhjen e 24-të të Kryesisë Qendrore të BDI-së
Maqedoni
Mexhiti: Nëse ka pajtim të plotë brenda VLEN-it, unë e pranoj ta udhëheq partinë
Maqedoni TOP LAJM
Eurointegrimi i vendit, Kallas: Dritarja për zgjerim, e hapur gjerësisht
Maqedoni TOP LAJM

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2024 ArgumentMK - . All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?