By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Quo vadis Zjadin SELA dhe Ka po shkon Arben TARAVARI ?
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Opinione > Quo vadis Zjadin SELA dhe Ka po shkon Arben TARAVARI ?
Opinione

Quo vadis Zjadin SELA dhe Ka po shkon Arben TARAVARI ?

admin
Last updated: 08/02/2024 12:40
By admin 5 Min Read
Share
SHARE

Shkruan, Qenan Aliu

ALEANCA për SHQIPTARËT është fenomen i mbijeteses në skenën politike. Ashtu si PDSH-ja edhe kjo, pjesë e fragmentarizuar nga një trup politik, rrallë ka rastisur të mbijetojë në skenë dhe të etablohet mirëfilli siç e bëri ASH-ja.
Si çdo subjekt politik edhe ASH-ja ka vendimmarrje politike të qëlluara dhe të dështuara. Kur ishin të qëlluara ajo etablohej më fuqishëm në skenë, e kur vendimmarrjet ishin kontraverze rejtingu i subjekteti ndjehej se fillonte të venitet nga anëtarësia e saj dhe opinioni më i gjërë.
Sipas një analize empirike dhe politike thuhet se ASH bëri gabimin kur ajo vendosi të kyçet në bashkëqeverisje para një viti për të cilën kishte arsyetim dhe artikulim bosh dhe kuptohet jobindës, pavarësisht se ajo këtë gjoja e solli konform një sondazhi brenda strukturave të partisë. Po ku ka struktura të partive që nuk e duan pushtetin, mbase partitë edhe për ate formohen për të ardhë në pushtet, po jo domosdorishtë , në çdo mënyrë dhe kurdoherë.
Duhet thënë realisht se ASH-ja ishte kontributor i respektueshëm në bashkëqeverisje lidhur me disa iniciatava të saj si p.sh. si opozitare me përmirësimin e Ligjit për shtetësinë dhe si bashkëqeverisëse me disa aktivitete në digasteret me cilat qeveriste ,. ASH dëshmoi se mundet edhe më mirë edhe më shumë.
Por poashtu duhet theksuar se ASH-ja pati jokozistencë gjatë lidhjes së koalicioneve me të cilat edhe përkundër ndoshta qëllimit të mirë u tregua jostabile dhe me energji të konsumuar.
Çfarë mometumi politik gjindet sot para Aleancës pë Shqiptarët ?
Momentumi politik aktualisht për ASH-në mund të thuhet se ka favoret për te po ka edhe reziqet politike.
Mençuria e një lidershipi qëndron në faktin për të gjetur variantin më të ekulibruar politik në të mirë të përgjithshme dhe kuptohet edhe të subjektit politik, kur një vendimmarje politike për një çështje përkatëse do të ishte e pa shmangëshme.
Dhe kur jemi tek momenetumi politik, duhet theksuar se për çfarë ka të bëjë ky momentum për ASH-në? E ky momentum ka të bëjë me ate se ;
KAH, SI, KURË DHE KU DUHET RRESHTUAR Aleanca për Shqiptarët?
Kjo pyetje fare nuk duhet të jetë bagazh i stresit të Arben Taravarit kryetar partie dhe Zijadin Selës kryetar kuvendi.
Ky vendim politik gjithsesi duhet ti takoj ndonjë nga organet e partisë. E atëherë pse duhet të shpërfaqen përplasje më mes ,musketarëve, kër këtë punë duhet dhe mund ta vendos organi statutar i partisë me shumë anëtarë e me shume mendime.
Kur Lidershipi i partisë përplaset për një çështje se në këtë momentum politik KAH DUHET TË SHKOJË ASH-ja shpërfaq moskapacitetin e pamjaftueshëm për të hekuros qëndrimet e kundërta, e kur ata mund të shprehen para organit të partisë dhe organi përfundimisht të shpreh qëndrimin e tij, i cili kuptohet në kondita të organizimit politik do të duhej të ishte i mbështetur për zbatim. Por a do ta thiret apo jo organi i partisë i takon qytetarisë dhe kulturës politike që mbetet të vlerësohet nga vetë anëtarësia sepse këto janë punë të brendshme të një subjekti politik.
Është fakt se Aleanca për Shqiptarët ka të akumuluar për shumë kohë animozitet politik anti BDI, por kuptohet se ka të akumuluar edhe mosbesueshmëri të mjaftueshme dhe nga lidershipi i LEN.
Por momentumi politik nuk mendoj se duhet të jetë shkas për përplasje dhe ndarje brenda lidershipit të saj. Po të ndodh kjo në praktikë, kuptohet nuk do të ndodhej fund i botës por do të ndodhte fatkeqësisht ,shkrirje në kulm të dimrit, të një subjekti që pa dyshim se meriton mbijetesë politike dhe pjesë të ,tepsisë së pushtetit, për rrespekt të një konstuktiviteti politik që shpërfaqi ajo në momente të caktuara.
Dhe me të drejtë mund të shtrohet pyetja shqetsësuese se;
-Quo vadis Zijadin Sela dhe Ka po shkon Arben Taravari?

You Might Also Like

“Veto” e BE, pse po kthehet në një barut të lagur politik?

[Opinion]: Nëse humb Orbani, Gruevski mund të shfaqet në kufi

Dikur arrestime e presion nga BDI, sot protesta pa frikë dhe me përkrahje!

Mbështetje barazisë profesionale

Letër e hapur e Ali Ahmetit: Nuk ka të ardhme nëse preken vetë themelin e shtetit!

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Arrestohet kontrabanduesi i migrantëve në afërsi të fshatit Bogorodicë, Gjevgjeli
Next Article Arsovski: Opozita shqiptare ka gjasa të mëdha ta fitojë garën për president

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Merz: Nuk dua përçarje të NATO-s
Maqedoni TOP LAJM
Ministri Salla: Legjislacioni shqiptar për sigurinë ushqimore është i përafruar me rregulloret e BE-së
Shqipëri
Ballazhi: Vonohemi me masat për celularët, bota po vepron më shpejt
Maqedoni TOP LAJM
Vendi ka rezerva të mjaftueshme të naftës, çmimet ndiqen çdo ditë në bursën botërore
Ekonomi

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?