By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Takim Xhaferi – Val: Kontribut i të gjithëve në zgjedhje korrekte dhe demokratike
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Takim Xhaferi – Val: Kontribut i të gjithëve në zgjedhje korrekte dhe demokratike
Maqedoni

Takim Xhaferi – Val: Kontribut i të gjithëve në zgjedhje korrekte dhe demokratike

admin
Last updated: 08/02/2024 12:44
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 8 shkurt – Zgjedhjet e ardhshme të rregullta presidenciale dhe parlamentare ishin në qendër të takimit të sotëm të kryetarit të Qeverisë Teknike, Talat Xhaferi, me shefin e Misionit të OSBE-së në Shkup, Kilian Val.

Siç kumtoi shërbimi qeveritar, Xhaferi e heksoi përcaktimin e tij pa mëdyshje që Qeveria kalimtare që ai e drejton, të organizojë dhe zbatojë  zgjedhje të qeta, korrekte dhe demokratike, sipas standardeve më të larta evropiane.

“Kryeministri Xhaferi potencoi se koalicioni pro-evropian, mbi të cilin bazohet Qeveria, është e përkushtuar ndaj vlerave evropiane në politikat në të gjitha fushat, sepse një nevojë thelbësore për cilësinë e jetës së qytetarëve është integrimi i shpejtë i Republikës të Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Evropian, dhe zgjedhjet janë pjesë e kësaj rruge përpara. Në këtë drejtim, në takim u shpreh pritshmëria për kontribut nga të gjitha subjektet dhe institucionet politike, për zgjedhje korrekte dhe demokratike, si edhe në disa ciklet zgjedhore të mëparshme dhe duke i pasur parasysh rekomandimet e misionit vëzhgues të OSBE/ODIHR-it”, theksohet në kumtesën.

Në lidhje me misionin vëzhgues për zgjedhjet e ardhshme, Kryeministri Xhaferi bëri të ditur se menjëherë para shpalljes formale të datave për zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare, do të dërgohet edhe letra zyrtare me ftesë për vëzhgimin e zgjedhjeve të dyfishta, për çka Misioni i  OSBE/ODIHR-it ishte në Shkup dhe e bëri vlerësimin e nevojshëm.

Kryeministri Xhaferi potencoi se Qeveria do i ndërmarrë të gjitha aktivitetet në dispozicion për të siguruar zgjedhje korrekte dhe demokratike këtë pranverë.

Në takimin e sotëm u diskutua edhe për kontributin e Maqedonisë së Veriut në stabilitetin rajonal dhe kontekstin specifik gjeopolitik, si shembull i suksesshëm i një demokracie funksionale multietnike.

“U potencua se Maqedonia e Veriut kryesonte me OSBE-në në një kontekst global jashtëzakonisht të vështirë,  por se tregoi në vepër një rrëfim të suksesshme të bashkëpunimit dhe mbi të gjitha për Maqedoninë e Veriut e cila me aftësinë në kohëra sfiduese kontribuoi për OSBE-në mе kapacitet për diplomaci efektive dhe dialog produktiv dhe i menaxhoi shkëlqyeshëm sfidat. Me këtë, siç u vlerësua, Republika e Maqedonisë së Veriut u ngrit në një partner të besueshëm të bashkësisë demokratike ndërkombëtare, në promovimin e paqes dhe stabilitetit në Ballkanin Perëndimor, por edhe në Evropë dhe në botë”, theksohet në kumtesën.

Në takim u konstatua se OSBE-ja ka një rol të rëndësishëm në avancimin e proceseve demokratike në vend dhe në reformat e rëndësishme për rrugën evropiane, që vazhdon përmes bashkëpunimit të ngushtë dhe efektiv. 

You Might Also Like

“Makpetroll” injoron bashkëpunimet me kompani shqiptare por i preferon klientët shqiptarë!

Ahmeti përshëndet bashkimin e partive shqiptare në Mal të Zi: Uniteti është rruga më e sigurt për mbrojtjen e interesave kombëtare

Publikohen lokacionet për vendosjen e kontejnerëve për mbeturina voluminoze në Komunën e Gazi Babës

Paradë, art dhe kulturë – nis edicioni i ri i “Verës Kulturore” në Çair

Editorial / Mungojnë zjarrëfikësit – të veprohet para se të mos bëhet shumë vonë!

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Arsovski: Opozita shqiptare ka gjasa të mëdha ta fitojë garën për president
Next Article Ministri Lloga në Ankara u prit nga kryetari i Gjykatës Supreme të Kasacionit të Turqisë, Akarça dhe prokurori i lartë suprem, Shahin

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Magyar synon të shkarkojë presidentin hungarez përmes ndryshimeve kushtetuese
Bota
Ekzekutime të reja për pjesëmarrje në protestat masive të janarit
Bota
Ulet ndjeshëm çmimi i naftës në Maqedoninë e Veriut
Ekonomi
Hakohet llogaria e Obamës
Bota

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?