By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Sekretari Blinken vjen nesër në Tiranë dhe takon Begajn, Ramën e Dumanin, Yuri Kim: Vizita për të ardhmen e vendit
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Shqipëri > Sekretari Blinken vjen nesër në Tiranë dhe takon Begajn, Ramën e Dumanin, Yuri Kim: Vizita për të ardhmen e vendit
Shqipëri

Sekretari Blinken vjen nesër në Tiranë dhe takon Begajn, Ramën e Dumanin, Yuri Kim: Vizita për të ardhmen e vendit

admin
Last updated: 14/02/2024 09:41
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Sekretari Amerikan i Shtetit, Antony Blinken, pritet të ulet në Rinas pak pas mesditës së të enjtes së 15 shkurtit. Siç mësohet nga detaje të përgatitjes së vizitës, do të jetë kryediplomati Igli Hasani ai që do t’i urojë i pari Blinkenit mirëseardhjen në aeroportin Nënë Tereza.

Ndalesa e parë e sekretarit Blinken mësohet se do të jetë në selinë diplomatike amerikane në Tiranë. Më pas është parashikuar takimi me kryeministrin Edi Rama. Kryefjalë e takimit mes Ramës dhe Blinken pritet të jenë çështje të demokracisë, antikorrupsionit dhe veçanërisht ato të sigurisë në rajon.

\Pritet që në këtë kontekst të ketë diskutim specifik për angazhime bilaterale dhe në kuadër të NATO-s, të cilat janë të lidhura me rajonin tonë, ku Rusia haptas ka demonstruar përpjekje konstante destabilizuese. Mesazhet e kësaj vizite sekretari Blinken pritet t’i japë në një konferencë shtypi të përbashkët me kryeministrin Edi Rama.

Ajo që pritet me interes që nga zyrtarizimi i vizitës është takimi me kreun e SPAK-ut, Altin Dumanin, një takim ky i lexuar si një mbështetje e qartë e SHBA-ve për luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, duke prekur nivelet më të larta në drejtim apo ish drejtim të qeverisë dhe institucioneve shqiptare.

Nga Tirana, sekretari Blinken do të udhëtojë drejt konferencës së sigurisë në Mynih, e cila zhvillohet të premten e 16 shkurtit.

Yuri Kim, zëvendës ndihmës sekretarja kryesore për Çështjet Evropiane, tregoi detaje nga vizita e sekretarit amerikan të Shtetit, Antony Blinken gjatë së enjtes në Tiranë.

“Vizita vjen si fillimi i 100 viteve të dyta të marrëdhënieve me Shqipërinë e SHBA-së, vjen në një kohë kur duam të shkojmë dhe të falënderojmë kryeministrin Rama dhe Shqipërinë që ka qenë bashkëpunëtorja jonë në Këshillin e Sigurimit të OKB-së nga viti 2000. Gjithashtu duam të theksojmë, bashkëpunimin e madh që ka pasur Shqipëria me ne për afganët, dhe shqiptarët kanë vazhduar traditën e tyre historike për të strehuar të huajt. Do të takojmë Presidentin Begaj dhe më pas do të ketë një takim me kryeministrin, kjo nuk është domosdoshmërisht në kronologji, por do të ketë një takim dypalësh me kryeministrin.

Ai do të ketë një takim të bukur me njerëz që kanë kaluar nëpër programe të ndryshme shkëmbimi tek Piramida e Tiranës, një investim shqiptaro-amerikan”, tha Kim midis të tjerash.

You Might Also Like

Spahia: PD, kërkesë për mocion me debat për situatën në shërbimin Onkologjik

Bashari: Gjatë 2024-ës iu nënshtruan kontrollit të deklarimit të pasurive 817 subjekte

Balla: PD të distancohet nga ata që kërcënojnë gjyqtarët e prokurorët te dera e SPAK

Vendimi i Kushtetueses, Celibashi: Pezulluam çdo veprim për zgjedhjet në Tiranë, vijojnë përgatitjet për 5 bashkitë e tjera

Konferenca e Mbrojtjes Kibernetike të NATO-s, Vengu: Shqipëria, rritje të investimeve

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Email Copy Link Print
Previous Article Koncert dedikuar ditës së të dashuruarve, “Puccini in love” ngjitet sonte në Opera
Next Article Më ftohtë dhe më së shumti borë në Kodrën e Diellit

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Kasami merrë mbështetje në Malësinë e Tetovës, premton më shumë projekte se deri tani
Maqedoni
Menduh Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Zhelinë: Koha është për veprim dhe unitet!
Maqedoni
Elmazi: VLEN tregoi sot unitetin shqiptar, jemi krah për krah për Sarajin!
Maqedoni
Kandidati i VLEN për Tearcë, Daut Memishi takon partinë turke TDP dhe deputetin Bejxhan Iljazin: Më 19 tetor vjen ndryshimi
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2024 ArgumentMK - . All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?