By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Nesër Blinken në Tiranë, Salianji: Shqipëria duhet ngritur në një stad ku luftohet korrupsioni e mbahen zgjedhje të lira
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Shqipëri > Nesër Blinken në Tiranë, Salianji: Shqipëria duhet ngritur në një stad ku luftohet korrupsioni e mbahen zgjedhje të lira
Shqipëri

Nesër Blinken në Tiranë, Salianji: Shqipëria duhet ngritur në një stad ku luftohet korrupsioni e mbahen zgjedhje të lira

admin
Last updated: 14/02/2024 12:24
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji iu është bashkuar reagimeve me rastin e vizitës sekretarit Amerikan të Shtetit, Antony Blinken në Tiranë.

Salianji pohon se proamerikanizmi i vërtetë duhet treguar kur vendi lufton korrupsionin, mban zgjedhje të lira dhe ku qeveria kontrollohet dhe jep llogari.

Reagimi i Salianjit:
Blinken, pasurim i traditës tonë pro-amerikane
Është mirë për Shqipërinë e për shqiptaret, në Kosovë, Maqedoninë e Veriut, Mal i Zi e kudo, sa herë një zyrtar i lartë amerikan viziton Tiranën.
Duhet të jemi krenar për aleancën që kemi me SHBA, për këtë pozicionim në anën e drejtë të historisë , kjo mbi të gjitha vjen nga sentimenti e orientimi i shoqërisë, i njerëzve i kombit që ka rrokur në masë dërrmuese vlerat perëndimore.
Raporti special e i ngrohtë që kemi me SHBA është në radhë të parë meritë e qytetarëve, më tej e politikanëve.
Ka qenë lajm i mirë për ne kur erdhi Colin Poëell, Madeleine Albright, John Carry, Hillary Clinton, dhe ngjarje kulminante vizita e George Bush, ku u pohua ajo që ndodhi pak më vonë, pavarësia e Kosovës.
Mbërritja e Antony Blinken pasuron këtë traditë të çmuar, dhe e veçon Tiranën tonë si qendër e rëndësishme në rajon, e pikë kyçe e partneriterit strategjik. Jam i bindur se këto marrëdhënie nuk duhen marrë asnjëherë si të mirëqena, ato duhen ushqyer vazhdimisht. Ajo që lypset ne të bëjmë në këtë drejtim është jo e lehtë. Më së pari, kemi detyrën ta ngremë Shqipërinë në stadin e një vendi normal demokratik, ku respektohen të drejtat e njeriut, ku luftohet korrupsioni, ku mbahen zgjedhje të lira e të ndershme, ku pushtetet janë të ndara e ku qeveria kontrollohet e jep llogari. Në këtë mënyrë ne tregohemi në të vërtetë pro-amerikanë dhe meritojmë mbështetjen e shtetit më të rëndësishëm të globit.

You Might Also Like

Shqipëria i reagon Vuçiqit për ndryshimin e rrjedhës së Ibrit, Hoxha: Uji nuk mund të përdoret si instrument presioni politik

Berisha: Katër televizione kombëtare i kushtuan Ramës 15 orë në një muaj, opozitës vetëm 4 orë

Strehimi social, Ibrahimaj publikon dokumentet që duhen për aplikim

Berisha: Deklarata e Zelenskyt për Kosovën në kundërshtim me të drejtën ndërkombëtare

Karakaçi inspekton Albcontrol: Mbi 240 mijë fluturime deri në korrik, masa të shtuara për të përballuar fluksin

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Parandalohet kontrabanda e drogës, armëve dhe municionit nga territori shqiptar në Maqedoninë e Veriut
Next Article Pendarovski: Pas vendimit tim të djeshëm, Ligjin për kazinotë dhe bastoret nuk mund të kalojë në Kuvend me flamur europian

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Ferati-Columbia: Rinia dhe reformat drejt BE-së në fokus të takimit
Maqedoni TOP LAJM
Zelenskyt “i rrëshqet kurora nga koka”, del i katërti në listën e figurave më të besuara në Ukrainë
Bota
SHGM kërkon veprim urgjent për shkak të kërcënimeve direkte për jetë ndaj Erol Rizaovit
Maqedoni
Paris Hilton tërheq vëmendjen në bikini gjatë pushimeve familjare në Itali
Showbizz

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?