By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Karta e Studentit, firmoset marrëveshja me Bashkinë e Elbasanit, Manastirliu: Shërbime me tarifa të reduktuara për studentët
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Shqipëri > Karta e Studentit, firmoset marrëveshja me Bashkinë e Elbasanit, Manastirliu: Shërbime me tarifa të reduktuara për studentët
Shqipëri

Karta e Studentit, firmoset marrëveshja me Bashkinë e Elbasanit, Manastirliu: Shërbime me tarifa të reduktuara për studentët

admin
Last updated: 14/02/2024 12:50
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Pas Bashkisë së Korçës, Ministria e Arsimit dhe Sportit nënshkruan marrëveshjen për Kartën e Studentit edhe me Bashkinë e Elbasanit. Marrëveshja u firmos nga Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu dhe Kryetari i Bashkisë së Elbasanit, Gledian Llatja. Kjo marrëveshje është një hap i rëndësishëm drejt ofrimit të më shumë mundësive për studentët e Universitetit të Elbasanit, për të pasur qasje me tarifa të reduktuara ose falas në shërbimet publike, ato social-kulturore por edhe private.

“Ajo çfarë një student kërkon, përpos qëllimit primar për të studiuar në një degë të caktuar në Universitet, kërkon të ketë edhe disa lehtësira. Jo gjithmonë jeta universitare është e lehtë, jo të gjitha familjet kanë mundësi që të mbështesin 100% me të gjitha ato që një student kërkon, duke nisur nga shërbimet e rekreacionit, duke vijuar te shërbimet e transportit, duke vazhduar më pas tek ato aktivitete sportive që një i ri duhet t’i ketë për të shfrytëzuar maksimalisht potencialin e tij. Ndaj, besoj fort që Karta e Studentit është një mundësi, e cila do të mund të garantojë që disa nga këto shërbime të merren falas, disa nga këto shërbime të merren nëpërmjet tarifave tërësisht simbolike. Dhe ajo që do të prodhojë Karta e Studentit më shumë se çdo gjë është ndenja e përkatësisë. Pra një student që vjen edhe nga jashtë bashkisë së Elbasanit, si p.sh. nga Bashkia e Cërrikut apo nga Bashkia e Gramshit etj., duhet ta ndjejë që ai i përket vendit ku studion”, tha Ministrja e Arsimit dhe Sportit Ogerta Manastirliu.

Në të njëjtën kohë, Ministria e Arsimit dhe Sportit, ka në prioritetet e saj dhe rivitalizimin dhe ndërtimin e infrastrukturës arsimore, si dhe në ofrimin e bursave dhe programeve të tjera mbështetëse për studentët.

“Janë rreth 50 mijë studentë të cilët mbështeten nga qeveria shqiptare përmes tarifave të reduktuara, subvencionimin e tarifave apo bursave për studentët. Në Universitetin e Elbasanit janë mbi 40% e studentëve që mbështeten.
Këtë vit kemi mbështetur 350 studentë me bursa sa paga minimale në të gjithë universitetet e vendit, studentë të ekselencës por edhe ata të degëve prioritare, me qëllim për t’i motivuar për t’i mbështetur që të punojnë pas përfundimit të studimeve në institucionet tona”, tha Manastirliu.

Shtrirja gjeografike e Kartës së Studentit në bashkitë kryesore të vendit është hap i rëndësishëm për më shumë mbështetje për studentët në të gjithë universitetet në vend.

You Might Also Like

Rama njofton daljen me një mesazh para kombit

‘Shuhet’ fotoreporteri ‘legjendar’ italian, Luca Turi! Përjetësoi eksodin dramatik të shqiptarëve me anijen ‘Vlora’

Reforma e re gati brenda vitit! Zv.ministrja zbulon ndryshimet nga rritja e moshës për të dalë në pension deri te skema private

“Në Francë kryeministri largohet nëse bën një të keqe, Rama ka bërë me mijëra”, emigranti: Të ikë sa më parë, protestuesit të bashkuar deri në fund

Mbyti me duar bashkëshorten në vitin 2015, humb jetën i dënuari në Burgun e Reçit

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Shehi në Komisionin e Reformës Zgjedhore: Lista të hapura, votim elektronik! Të hiqet zullumnaja e komisionerëve që fusin duart
Next Article Pompeo, kërcen me ushtarët izraelitë

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Lavrov akuza të forta në OKB: Evropa po bllokon bisedimet e paqes me Ukrainën, Perëndimi po shkon drejt rrugës pa krye
Bota Maqedoni TOP LAJM
Rama njofton daljen me një mesazh para kombit
Shqipëri
Zvicra bindëse në Shkup, Maqedonia e Veriut e nis me humbje Ligën e Kombeve
Sport
Aksident i rëndë në Çair, motori përplaset me një veturë përballë Komunës
Kronika

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?