By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Fushata zgjedhore për zgjedhjet presidenciale fillon nga data 4 deri më 22 prill, për ato parlamentare nga 18 prill deri më 6 maj
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Fushata zgjedhore për zgjedhjet presidenciale fillon nga data 4 deri më 22 prill, për ato parlamentare nga 18 prill deri më 6 maj
Maqedoni

Fushata zgjedhore për zgjedhjet presidenciale fillon nga data 4 deri më 22 prill, për ato parlamentare nga 18 prill deri më 6 maj

admin
Last updated: 15/02/2024 14:06
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

hkup, 15 shkurt – Fushata zgjedhore për zgjedhjet parlamentare të planifikuara për 8 maj të këtij viti fillon më 18 prill në ora 00:00 dhe do të zgjasë deri në orën 24:00 të 6 majit, bën të ditur Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve (KSHZ).

Sipas librit të afateve të miratuar nga KSHZ, fushata zgjedhore fillon 20 ditë para ditës së zgjedhjeve dhe në rrethin e parë dhe të dytë të votimit nuk guxon të zgjasë 24 orë para ditës së zgjedhjeve dhe në ditën e zgjedhjeve.

Rezultatet e sondazheve të opinionit publik lidhur me pjesëmarrësit në procesin zgjedhor publikohen më së voni pesë ditë para ditës së caktuar për mbajtjen e zgjedhjeve, më së voni më 2 maj deri në orën 24:00.

Pjesëmarrësit në zgjedhje, listat me kandidatë për deputetë duhet të dorëzohen në KSHZ më së voni deri më 2 prill, deri në orës 24:00 – 35 ditë para ditës së zgjedhjeve. Mbledhja e nënshkrimeve për zgjedhjet presidenciale fillon më 23 shkurt dhe zgjat deri më 8 mars deri në orën 24:00. Kur bartësi i listës së kandidatëve për president është një grup zgjedhësish nevojiten të mblidhen së paku 10.000 nënshkrime nga votuesit e regjistruar në Listën zgjedhore. Nga ana tjetër kur bartës i listës së kandidatit për president janë deputetë, duhet të mblidhen të paktën 30 nënshkrime të deputetëve.

Shortin për përcaktimin e listës së vetme të kandidatëve për deputetë KSHZ-ja do ta mbajë më së voni më 13 prill.

null

Fushata zgjedhore për zgjedhjet parlamentare të cilat duhet të mbahen më 8 maj, do të jetë nga 18 prilli deri më 6 maj.

Rezultatet e sondazhit të opinionit publik lidhur me pjesëmarrësit në procesin zgjedhor do të mund të publikohen më së voni më 2 maj deri në orën 24:00.

Pjesëmarrësit në zgjedhje, listat e kandidatëve edhe për deputetë duhet të dorëzohen në KSHZ deri më 2 prill, deri në orën 24:00 – pra 35 ditë para mbajtjes së zgjedhjeve.

Inspektimi publik i Listës Zgjedhore fillon më 28 shkurt, ndërsa do të zgjasë deri më 18 mars në orën 24:00, deri në të cilën mund të dorëzohen edhe kërkesat për regjistrim, plotësim ose fshirje të të dhënave në Listën Zgjedhore.

Mediat dhe mediat elektronike (portalet e internetit), nëse ofrojnë reklama politike me pagesë për pjesëmarrësit në fushatën zgjedhore, janë të obliguara të regjistrohen në KSHZ në afat prej tri ditësh nga dita e shpalljes së zgjedhjeve. Transmetuesit, mediat e shkruara dhe mediat elektronike (portalet e internetit) që nuk regjistrohen në KSHZ, nuk do të kenë të drejtë të përdorin mjete financiare për reklama politike me pagesë, të siguruara nga Buxheti i Republikës së Maqedonisë së Veriut.

You Might Also Like

Ferati-Columbia: Rinia dhe reformat drejt BE-së në fokus të takimit

SHGM kërkon veprim urgjent për shkak të kërcënimeve direkte për jetë ndaj Erol Rizaovit

Ridorëzohet kërkesa e dytë në Ministrinë e Drejtësisë: Provimet profesionale të jepen edhe në gjuhën shqipe

QMK: Rrezik i lartë nga zjarret në gjithë vendin

MF: 41 projekte të reja prioritare për investime publike

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Shtrenjtohet çmimi i benzinës
Next Article Ukrainasit kryejnë sulm ajror mbi qytetin rus Belgorod

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Ferati-Columbia: Rinia dhe reformat drejt BE-së në fokus të takimit
Maqedoni TOP LAJM
Zelenskyt “i rrëshqet kurora nga koka”, del i katërti në listën e figurave më të besuara në Ukrainë
Bota
SHGM kërkon veprim urgjent për shkak të kërcënimeve direkte për jetë ndaj Erol Rizaovit
Maqedoni
Paris Hilton tërheq vëmendjen në bikini gjatë pushimeve familjare në Itali
Showbizz

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?