By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Ministri Lloga realizoi takim me kryetarin e EURODREJTËSI-së, Ladislav Hamran në Hagë
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Ministri Lloga realizoi takim me kryetarin e EURODREJTËSI-së, Ladislav Hamran në Hagë
MaqedoniTOP LAJM

Ministri Lloga realizoi takim me kryetarin e EURODREJTËSI-së, Ladislav Hamran në Hagë

admin
Last updated: 15/02/2024 14:20
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 15 shkurt  – Ministri i Drejtësisë Krenar Lloga realizoi takim me kryetarin e EURODREJTËSI-së, Ladislav Hamran në Hagë, Holandë.

Në takim, siç bëri të ditur Ministria e Drejtësisë, u diskutua për rëndësinë e pjesëmarrjes dhe angazhimit aktiv të vendeve kandidate përmes prokurorit për lidhje si demonstrim i përkushtimit dhe progresit në procesin e integrimit evropian, por edhe si mundësi që të jenë pjesë e proceseve që kryesisht janë rezervuara në vendet anëtare të BE-së.

Ministri Lloga shprehu edhe një herë falënderimin e tij për mbështetjen e EURODREJTËSI-së, si rezultat në të cilin bashkëpunimi në aksion të përbashkët të suksesshëm në periudhën e kaluar u shkatërrua grupi kriminel ndërkombëtar.

“Në këtë drejtim, ministri shprehu bindjen se bashkëpunimi i deritanishëm do të intensifikohet edhe më tepër dhe me emërimin e Prokurorit publik për lidhje nga Republika e Maqedonisë së Veriut me angazhimin e drejtpërdrejtë të tij  padyshim se do të rrisë efikasitetin e bashkëpunimit me EURODREJTËSI dhe ballafaqimin me krimin në nivel ndërkombëtar”, bëhet e ditur në kumtesë.

Në takim, ministri dhe kryetari i EURODREJTËSI-së diskutuan edhe për mundësitë e mbështetjes së EURODREJTËSI-së për sigurimin  e shembujve të suksesshëm të programeve për shpërndarjen automatike të lëndëve në gjykata në ndonjërin nga shtetet anëtare të BE-së, si një nga prioritete ndaj të cilit është drejtuar Ministria e Drejtësisë në procesin e digjitalizimit  të gjyqësorit.

Në këtë drejtim, ministri theksoi se me kthimin e legjitimitetit në punën e Këshillit Gjyqësor dhe me zgjedhjen  e fundit  të Prokurorit  të ri Republikan Publik janë siguruar dy nga tre parakushtet kyçe për sigurimin e funksionimit të gjyqësorit të pavarur dhe funksional.  

“Ministri potencoi se me vendosjen e digjitalizimit të suksesshëm në gjyqësor  përmes sistemit funksional të ndarjes automatike të lëndëve dhe rrumbullakimin e këtij procesi, Republika e Maqedonisë së Veriut do të arrijë përparim të rëndësishëm në reformën e gjyqësorit e me këtë edhe në sundimin e ligjit”, thuhet në kumtesë.

You Might Also Like

Bexhet Musliu pyet Azir Aliun: Mbi çfarë rezultatesh kërkon të mbetesh ministër i Shëndetësisë? Nëse ke moral politik, tërhiqu

Bexhet Musliu pyet Azir Aliun / Edhe sa kohë duhet presin qytetarët, për parkingun në Qendrën Klinike në Shkup?

Mungojnë kapacitetet për kujdesin ndaj të moshuarve

Petrushevski: Servilizmi ndaj Sofjes po e fundos LSDM

Sindikatat kërkojnë kontrolle më të shtuara për punëtorët në ndërtimtari për shkak të temperaturave të larta

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Pendarovski: BE-ja për herë të parë ka reaguar për keqpërdorimin e flamurit evropian për Ligjin për Lojërat e Fatit
Next Article Blinken në Tiranë, Tabaku i uron mirëseardhjen: Shenjë e një bashkëpunimi që përditë e më shumë forcohet

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Bexhet Musliu pyet Azir Aliun: Mbi çfarë rezultatesh kërkon të mbetesh ministër i Shëndetësisë? Nëse ke moral politik, tërhiqu
Maqedoni TOP LAJM
Bexhet Musliu pyet Azir Aliun / Edhe sa kohë duhet presin qytetarët, për parkingun në Qendrën Klinike në Shkup?
Maqedoni TOP LAJM
Mungojnë kapacitetet për kujdesin ndaj të moshuarve
Maqedoni
Tensione në Romë, mijëra vetë marshojnë pro dhe kundër emigrimit
Bota

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?