By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Platforma e Elon Muskut po akuzohet për përfitime nga grupet terroriste
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Teknologji > Platforma e Elon Muskut po akuzohet për përfitime nga grupet terroriste
Teknologji

Platforma e Elon Muskut po akuzohet për përfitime nga grupet terroriste

admin
Last updated: 16/02/2024 09:26
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Platforma X e Elon Muskut po akuzohet se u ka dhënë “liri” disa llogarive të organizatave terroriste të cilat thuhet të jenë nën sanksionet amerikane.

Projekti i Transparencës Teknologjike (TTP), ka njoftuar se ka identifikuar më shumë se një duzinë llogarish në X të cilave u është dhënë mundësia e postimit me pagesë, duke përfshirë postimin e teksteve dhe videove më të gjata.

Sipas TTP-së këto llogari janë të listuara si organizata me të cilat SHBA-së i ndalohet të tregtojë ose të bashkëpunojë. Ndërkohë vetë kushtet e X thonë se “ju nuk mund të blini ose përdorni një shërbim me pagesë nëse jeni një person me të cilin amerikanët nuk lejohen të kenë marrëdhënie në përputhje me sanksionet ekonomike”.

Kjo llogaritet të jetë një shkelje e mundshme e sanksioneve amerikane nga platforma X, shkruajnë mediat e huaja.

TTP ka deklaruar se dy nga llogaritë e identifikuara i përkasin udhëheqësve të lartë të Hezbollahut, dhe grupeve tjera terroriste që drejtohen nga mediat shtetërore iraniane dhe ruse.

Madje, akuzat janë përforcuar më shumë kur X ka verifikuar ato llogari me shenjën e kaltër, të cilat shpejt janë larguar nga kompania me arsyen se  janë dhënë rastësisht.

Ekipi i sigurisë së X i është përgjigjur akuzave duke pretenduar se i përmbahet detyrimeve ligjore, dhe se llogaritë u nënshtrohen kontrolleve për t’u siguruar që janë në përputhje me rregullat.

Pavarësisht angazhimit të deklaruar shpesh nga Elon Musk për lirinë e fjalës, pasi thuhet se verifikimet me shenja të kaltra janë dhënë rastësisht, nuk pritet të ketë pasoja serioze për kompaninë e tij.

You Might Also Like

Xreal hap porositë paraprake për syzet Aura Android XR, çmimi nis nga 1,279 dollarë

Kompania franceze Sesterce planifikon ndërtimin e një qendre të madhe të të dhënave në Finlandë, investim që pritet të kalojë 10 miliardë euro

Përdoruesit në BE do të presin ende për Siri AI, Apple ka një strategji interesante

Departamenti i Drejtësisë i SHBA-së urdhëron përdorimin e termit “superinteligjencë” në vend të “inteligjencës artificiale”

Apple përgatit aplikacionet për iPhone Duo para lansimit: vendos rregulla të reja për zhvilluesit

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Sa miliarda euro do të fitojnë punonjësit e Stellantis gjatë vitit 2024
Next Article Microsoft do të investojë rreth 3.3 miliardë euro në Gjermani

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Mevlan Ademi në krah të studentëve të Tiranës: Solidaritet me protestuesit apo distancim nga politika e Ramës?
Maqedoni TOP LAJM
Gruda garanton që Ligji për Specialen është shkruar siç duhet: Këtu do jemi, do t’i shohim efektet e tij
Kosovë
Mickoski: Qeveria e mëparshme i bëri ndryshimet kushtetuese kriter për anëtarësimin në BE, pasi paraprakisht e ndryshoi emrin
Maqedoni
“Avni Rustemi do të jetojë”, Tedi Blushi për reformën territoriale: Rama kërkon të zhdukë Libohovën nga harta
Shqipëri

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?